-
VIDEO
Facebook bllokon videon false të Ramës: E montuar me teknologjinë 'deep fake'
Platforma Facebook, e cila është e angazhuar për të luftuar dezinformimin dhe përmbajtjen e rreme që vjen nga inteligjenca artificiale, ka reaguar edhe mbi një video false të kryeministrit Edi Rama që u publikua në rrjet
-
VIDEO
Ecuria e Ballkanit Perëndimor në BE brenda 2030, Ledjon Krisafi: Shqipëria vendi më stabël!
Eksperti Ledjon Krisafi analizoi ecurinë e Ballkanit Perëndimor drejt futjes në BE brenda 2030. Gjithashtu Krisafi komentoi dhe vizitën e shefit të CIA-s në Bosnje, Serbi dhe Kosovë.
-
VIDEO
Alibeaj drejt partisë së re të djathtë: Duhet të jetë e shkëputur nga PD e Berishës e të mbështesë SPAK! Basha s'e ka përqafuar
Një tjetër parti pritet të dalë nga radhët e të djathtëve! Anti-Berishistët më të zëshëm, më në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re, mësoi ekskluzivisht Report Tv pak javë më parë. I ftuar në ‘Report Tv’ në emisionin ‘Studio Live’, deputeti demokrat bëri të qartë disa nga 'kushtet' kryesore me të cilat grupimi i tij s'do bëjë kompromise
-
VIDEO
VMRO kundër gjuhës shqipe, Artan Grubi për Report Tv: Shfuqëzimi i ligjit nga Kushtetuesja do të jetë e rëndë!
Gjuha shqipe mund të mos të jetë më gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë ligjin për gjuhën shqipe.
Lidhur me këtë temë është diskutuar ditën e sotme, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku Artan Grubi, shef kabineti i kryetarit të BDI në një lidhje skype për emisionin, u shpreh se nëse gjykata vendos për shfuqëzimin e ligjit, sipas tij kjo do të jetë diçka e rëndë.
-
VIDEO
Kritikat ndaj Bardhit brenda PD-së/ Saimir Korreshi: Nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët me emra si dhe aferat
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi në Studio Live teksa u pyet nga Arbër Hitaj mbi kritikat në PD kundër Gazment Bardhi tha se ai është nga të vetmit që ka denoncuar oligarkët dhe aferat.
'A ka patur denoncime më të forta se ato të Bardhit? Këto rrymat, nuk ka njeri brenda PD që nuk pasur guximin dhe kurajon për të denoncuar jo vetëm oligarkët por çdo aferë. Ka shkuar edhe më tej, ne nuk jemi prokurori as gjykatë as vrasës. Opozita ka denoncimin. Prandaj janë organet e drejtësisë. Është lënë vendi për disa vite pa Gjykatë Kushtetuese. Kushtet çojnë në destabilizim. Kam qenë për qëndresë në parlament, ngujim deri në respektimin e kushtetutës. Për ne qeveria teknike është zgjidhja optimale, mos gjetja e një emëruesi të përbashkët mund të çojë në destabilizim. Duhet të krijojmë besimin e njerëzve, demokratët dhe socialistë do shkojnë për të votuar, por duhet thithur pjesa gri. Është pjesë e madhe.'
-
VIDEO
Qeveri teknike para zgjedhjeve? Deputeti i PS, Lavdrim Krashi: Nuk e hedh poshtë si ide, por duhet diskutim
Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi në Studio Live, duke folur për idenë e opozitës për qeveri teknike, tha se nuk hidhet poshte, mund të diskutohet.
Por sipas tij, kushtetuta nuk e parashikon që disa muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike.
Ai thekson se kjo gjë do diskutim, ndërsa ne nuk jemi në të njëjtën situatë me Maqedoninë e Veriut ku kishte qeveri teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.
'Opozita mund të vazhdoj ti thotë këto sa herë të dojë. Rregullat nuk e parashikojnë diçka të tillë. Diskutohet dhe vendoset. Nuk është herë e parë që thuhet. Është e disata herë që thuhet. Duke qenë se kanë frikë dhe kanë humbur me zotin Rama. Nuk e hedh poshtë si ide mund të diskutohet. Kemi kushtetutë dhe kod zgjedhor që nuk parashikon që 3 muaj apo 6 muaj para zgjedhjeve të ketë qeveri teknike. Qeverisja nuk është vetëm organizimi i zgjedhjeve. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik. Ne nuk jemi përpara kësaj situate.'
-
VIDEO
Studio Live/ Korreshi: Parlamenti me Elisën, dasëm e re me muzikë të vjetër!
Debate në Studio Live pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, me deputetët Saimir Korreshi dhe Lavdrim Krashi si dhe me gazetarin Genc Burimi.
-
VIDEO
Transparenca publike, PS nismë të re, dhe ndryshime ligjore! Komunikimi prioritet, më shumë akses në informacione
Qeveria pritet të ndërmarrë një nismë të re që do të garantojë më shumë transparencë nga institucionet publike për qytetarët. Nisma synon të ofrojë akses më të shpejt në informacione shtetërore, duke paralajmëruar edhe ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2025, larg duarve të 'Smartmatic' për identifikimin elektronik! KQZ s'ka më kohë për votimin elektronik në 5 qarqe, shanset janë për 3
Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë për Report Tv, se pajisjet e blera, janë tani pronë e KQZ-së, dhe riformatimi i tyre apo rifreskimi i të dhënave, mund të bëhet edhe nga vetë KQZ, apo kompani të tjera.
-
VIDEO
'U fsheh origjina e mallit', Artur Meçollari: Kompania që ka transportuar mallrat e Kurum, nuk ka patur dijeni për rrezikshmërinë e ngarkesës
Ish zv. i forcave detare Artur Meçollari foli në '5 Pyetjet me Babaramon' lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme prej kompanisë Kurum nga porti i Durrësit për në Tajlandë. sipas tij, është fshehu origjina e mallit dhe është kryer në paligjshmëri transporti, pasi transporti i mbetjeve të rrezikshme ka kosto më të lartë se mallrat e zakonshëm. Për të ulur kostot ka ndodhur dhe kjo fshehje e përmbajtjes së kontejnerëve.
-
VIDEO
'Ke frikë t'i përmendësh emrin kompanisë Kurum', Çoçoli debaton me Telitin: Pse nuk thua që kanë humbur gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar?
Në '5 Pyetjet me Babaramon eksperti Fatos Çoçoli debatoi me këshilltarin opozitarë të bashkisë Tiranë, Dorian Teliti lidhur me kompaninë Kurum pas skandalit me mbetjet toksike që kjo kompani dërgon nga porti i Durrësit në Tajlandë. Çoçoli i tha Telitit se ka frikë të përmendi emrin e kësaj kompanie dhe të thotë që kjo kompani humbi gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.
-
VIDEO
'Punonjësit firmosën në mënyrë të dyshimtë', Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Kurum prodhon çelik me hekura të vjetra! Nuk ka investuar në teknologji
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj foli lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë turke Kurum.