-
VIDEO
VIDEOLAJM/ PD e nis sesionin e ri parlamentar me 'zhurmë', grisin letrën me mesazhin e Begajt
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e ka nisur me ‘zhurmë’ sesionin e ri parlamentar. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi nisjen e sesionit të ri, Bardhi po krijonte zhurmë nga vendi.
-
VIDEO
Peleshi në Parlament flet si kryetar i Grupit PS, shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, paralajmëron ambicien për reformë të re për transparencën
Në seancën e sotme parlamentare, e para për këtë sesion parlamentar, Niko Peleshi, i cili deri nw fund tw korrikut kishte detyrwn e ministrit tw Mbrojtjes, mbajti fjalimin e parë si kryetari i grupit të PS-së.
Peleshi shtriu dorën opozitës për bashkëpunim në sallën e Kuvendit, për të përmbushuar detyrimet e integrimit europian.
-
VIDEO
Agron Duka: Askush nga mazhoranca nuk interesohet për fermerët me përjashtim të Erion Braçes
ë nisje të sesionit të ri parlamentar, në seancën e sotme mbajtën fjalim krerët e grupeve parlamentare. Së pari mori fjalën kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili theksoi rëndësinë për vendosjen e një qeverie teknike në vend në prag të zgjedhjeve të 2025.
Më tej ai u shpreh se mazhoranca dhe qeveria nuk interesohen për fermerët shqiptarë, me përjashtim të deputetit Erion Braçe.
-
VIDEO
Banorët e Thumanës në protestë para Kuvendit, Bardhi në seancë: Dërgoni forca speciale sikur po luftoni krimin
Banorët nga Thumana, Kruja e Fushë- Kruja po protestojnë sot përpara Parlamentit, me moton “Duam hyrje-dalje në rrugë”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi nga foltorja e kuvendit ditën e sotme, ka komentuar protestën e banorëve. Ai u shpreh se kërkesa e tyre nuk po dëgjohet nga askush. Sipas tij banorët kërkojnë vetëm hyrje dalje në një rrugën kombëtare.
“Zëri i banorëve të Krujës nuk dëgjohet dhe kërkesa e tyre është shumë e thjeshtë. Ajo rruga që është bërë të duket sikur po ecën në det, pasi për shkak të cilësisë së keqe të duket sikur po valvitesh në det. Por, ata nuk po flasin për cilësinë e rrugës, ata kanë një kërkesë minimale, kërkojnë hyrje dhe dalje në rrugëm kombëtare dhe kjo është kërkesë minimale dhe kjo nuk kërkon fonde, por kërkon dashamirësi për të dëgjuar kërkesën e tyre. Ministre të kërkoj që të dalësh dhe ti dëgjosh dhe një përfaqësi e tyre ka ardhur edhe sot në Kuvend. Nuk është zgjidhje ministër i brendshëm që dërgon policë për të shtypur protestën e asaj zone që kanë një kërkesë për të hyrë në rrugë kombëtare dhe çojnë atje forca speciale, a thua se po shkoni që të luftoni krimin”, tha ai.
-
VIDEO
Bardhi: Rama deri dje thoshte fajin e ka opozita, pas Kongresit tha që fajin e kanë dhe deputetët e PS! Ne nuk jemi armiq, por ai ju keqpërdor për vota
Në fjalën e tij të parë në këtë sesion të ri parlamentar, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi vuri gishtin tek mazhoranca dhe kryeminstri Rama, të cilët sipas tij po mbrojnë interesat e tyre përmes parlamentit. Bardhi shtoi se të drejtat e opozitës nuk respektohen dhe nga ana tjetër Rama nuk pranon të jap llogari për shumë çështje.
-
VIDEO
Spahiu: Niveli i deputetëve sot, 30 shkallë më poshtë se parlamenti Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit
TIRANË- Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv nisjen e sesionit të ri parlamentar. Spahiu thekson se paqja e sotme reflekton paktin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, që sipas tij u konkretizua me mbylljen e listave e amnistinë penale. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu foli edhe për ligjvënësit, duke thënë se niveli i deputetëve sot është 30 shkallë më poshtë se niveli i deputetëve në parlamentin Dritëro Agollit apo Pjetër Arbnorit.
-
VIDEO
VIDEOLAJM/ ‘Festë’ në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, militantët e presin me flakadanë
Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri ka shkuar në Himarë. Ai është pritur nga dhjetëra militantë.
-
VIDEO
Adriatik Doçi zbulon: Bashkëshorti i mbesës së Berishës shfaqet në procesin e falimentit dhe rikthimit të kompanisë Kurum
Gazetari Adriatik Doçi solli fakte të reja në 'Studio Live' për Arbër Hitajn. lidhur me skandalin e mbetjeve të Kurumit. Sipas tij koncesionin e parë kompania Kurum e ka marrë prej Ilir Metës në kohën kur kryeministër ishte Nano dhe më tej ka marrë mjaft koncesione nga qeveria Berisha.
-
VIDEO
Pushimet mbaruan, Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar! Pikat e nxehta: Xhaçka, mbetjet toksike të Kurum e reforma zgjedhore
Sot deputetët kthehen në Kuvend, për të nisur sesionin e ri të jetës parlamentare. Seanca që nis në orën 17:00 do të hapet me fjalimin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Eshtë caktuar të mbajnë fjalën edhe krerët e grupeve parlamentare.
-
VIDEO
Rama mbledh kabinetin qeveritar në Dajt, më shumë se 8 orë diskutime për prioritetet e qeverisjes! Fokusi tek strategjia e komunikimit për zgjedhjet e 2025
Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja 'retreat' e kryeministrit Rama me qeverinë në Dajt. Në takim ishin edhe drejtues të organeve të varësisë, kryesia e grupit PS, por edhe bashkiakë. Ndër çështjet kryesore ishte strategjia e komunikimit për mazhorancën në prag të zgjedhjeve 2025, si dhe integrimi europian. Ky takim kishte për synim edhe objektivat për muajt në vazhdim lidhur me fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
-
VIDEO
Mbyllja e mbledhjes 'retreat', momenti kur kryeministri Rama dhe ministrat largohet nga rezidenca qeveritare në Dajt
Pas më shumë se 8 orësh është mbyllur mbledhja retreat e Ramës me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh, kryeministri është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt.
-
VIDEO
Vijon mbledhja 'retreat' e Ramës me qeverinë në Dajt e ndarë në 4 blloqe! Komunikimi dhe Integrimi më të rëndësishmit
Vijon mbledhja 'retreat' e kryeministrit Rama me qeverinë në Dajt.