-
VIDEO
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve të PS: Shkojnë në bazë vetëm për të bërë foto! Që kur ikën si ministra, duket sikur flasin nga hëna
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh kritik për deputetë të cilët këtë mandat nuk kanë bërë asgjë vetëm për interesat e tyre, falenderoi në mënyrë të vecantë deputetin Vullnet Sina.
-
VIDEO
Vullnet Sina përlotet pasi Rama e vlerësoi në Kongres: Kurrë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh kritik për deputetë të cilët këtë mandat nuk kanë bërë asgjë vetëm për interesat e tyre, falenderoi në mënyrë të vecantë deputetin Vullnet Sina. Ky i fundit u përlot.
-
VIDEO
Rama në Kongres: Do krijojmë skuadrën e re kombëtare për zgjedhjet 2025! Thirrje shqiptarëve: Kandidoni në platformën ‘Deputeti që Duam’, ta çojmë vendin në BE
Kryesocialisti Edi Rama në Kongresin e PS tha se do të ndërtohet skuadra e re kombëtare për ndeshjen elektorale. Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të kandidojnë në platformën deputeti që duam, për të çuar para vizionin e PS për integrimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Rama: Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues! Berisha e katandisi PD në çisternë të helmuar
Kryeministri Edi Rama falenderoi Lindita Nikollën për të gjithë rrugëtimin e saj në kuvend, të cilin e etiketoi dhe ‘të shëmtuar“
Konflikti politik e ktheu kuvendin në një vend ç’edukues ndërsa sa i takon kundërshtarit politik Berisha tha se e katandisi PD ‘në çisternë të helmuar”
-
VIDEO
Kongresi PS/ Xhafaj: Reforma 'antikorrupsion e mirëqeverisje’ nuk cënon institucionet e drejtësisë! E mbështesin dhe ndërkombëtarët
Deputeti Fatmir Xhafaj bëri një rezyme të gjithë rrugëtimit të reformës në drejtësi duke nënvizuar se ishte PS që këmbënguli dhe solli këtu ku është sot, ndërkohë që PD e Sali Berishës, ata që ishin rehat të sundonin kënetën nuk donin të dëgjonin ashtu sic vijojnë të jenë.
-
VIDEO
Blendi Klosi në Kongresin e PS: Mirëpritëm 34 mijë anëtarë të rinj
Sekretari i PS, Blendi Klosi në Kongresin e PS bëri një panoramë të procesit të rienegjzimit të partisë. Klosi tha në fjalën e tij se janë anëtarësuar 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarësimit në PS në rreth 100 mijë.
Klosi tha se fokus ka qenë anëtarësimi i figurave të reja, si edhe anëtarësimi i vajzave dhe grave.
-
VIDEO
Spiropali nga Kongresi PS, gozhdon opozitën: Betejën se kemi me ata që janë për faqe të zezë! Të paaftë, as veten...
Një çast reflektimi për punën që është bërë dhe se çfarë duhet bërë më mirë në PS. Kështu e ka quajtur ministrja Elisa Spiropali Kongresin e PS.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se shumë kanë hamendësuar se çfarë do të ndodhë sot, kush ikën e kush vjen, referuar edhe informacione që kanë qarkulluar se priten ndryshime në qeveri.
-
VIDEO
Ministrja Pirdeni: Fokus lufta antikorrupsion, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsinin Adea Pirdeni në Kongresin e PS tha se javën që lamë pas është hedhur për konsultim publik strategjia e re të antikorrupsionit. Pideni tha se objektiv i qeverisë shqiptare është një Shqipëri më transparente dhe që lufton korrupsionin në çdo qelizë.
-
VIDEO
Kongresi i PS, Dhuka: Qëllim anëtarësimi në BE brenda 2030, të thellojmë progresin e reformës në drejtësi dhe luftën antikorrupsion
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka foli në Kongresin e PS mbi aspiratat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në fjalën e saj, Dhuka tha se objektivi madhor i qeverisë shqiptare është anëtarësimi i vendit në BE brenda vitit 2030.
-
VIDEO
Ministrat prezantojnë arritjet e objektivat: Na duhet mandati i katërt! Duam të bëjmë Shqipërinë kampione e Ballkanit! Reformë pensioneve, në 2030 asnjë pension nën 150 euro
Pjesa e parë e Kongresit iu dedikua mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” paraqitën arritjet e deritanishme.
Fjalën e mbajtën ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
-
VIDEO
Kongresi i PS, Rama mbërrin i vetëm me dosje në dorë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do mbahen punimet e Kongresit të PS.
Rama ishte i vetëm ndërsa në duar mbante edhe një dosje.
-
VIDEO
Partia Socialiste mbledh Kongresin
Kongresi i PS-se nisi punimet në ambientet e pallatit të Kongreseve. Kryeministri Edi Rama do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës.