-
VIDEO
Tensione në Kuvend, Bardhi-Ramës: Futi një vizë aty! Vokshi hedh letra ne drejtim të kryeministrit
Seanca në Kuvend po zhvillohet mes kaosit dhe debateve. Kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar kryeministrit Rama duke i thënë 'futi ndonjë vizë'.
Ndërkohë, deputetja e PD Albana Vokshi ka hedhur letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Bardhi: A është Olsi në sallë?
Bardhi-Rames: Futi një vizë aty
Bardhi-Ramës: A ta ka sjell Gysi vizën e kokainës? Se ministrat ti zëvendësoi
-
VIDEO
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
Deputeti Edi Paloka vendosi të pres votimin për kryeparlamentaren Spiropali në mënyrë të pazakontë në seancë plenare.
Ai ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin.
Një gjest ky aspak i hijshëm për parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës.
Megjithatë pamje të tilla janë parë edhe nga presidentë dhe kryeministra, si Barack Obama apo Edi Rama, por këto kanë ndodhur në zyrat e tyre dhe jo në publik e aq më tepër në një institucion ligjvënës teksa pritej të votohej diçka e rëndësishme.
Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.
-
VIDEO
Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri! PD bllokon foltoren dhe përplas tavolinat! Bardhi: 'Turp! Kryeministri është mafioz! Nikolla e përjashton
Kuvendi miratoi mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e Partisë Demokratike dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.
-
VIDEO
'Kryeministri është mafioz', Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se jam sëmurë! Kryeparlamentarja: Të të vijë turp
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me nisjen e seancës plenare për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca. Ai pati edhe një debat me kryeparlamentaren Nikolla, madje e akuzoi se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra.
-
VIDEO
Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin
Hungaria do të udhëheqë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm
-
VIDEO
Zgjedhjet e Himarës në fuqi, rrëzohet Fredi Beleri! Gjykata e Tiranës nuk pranon shfuqizimin e dekretit të Begajt
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për anulimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Himarës në 4 gusht. Përfaqësuesja e Belerit tha se Presidenti kur ka dekretuar zgjedhjet, nuk ka marrë parasysh afatet për ankimin e heqjes së mandatit dhe është kthyer në numërues datash.
-
VIDEO
Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, 392 mln euro nga buxheti, 15 kompani interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO
Gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Roma të Durrësit është hapur zyrtarisht dhe 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes. Nga Durrësi Kryeministri Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme që do t’i japin një hov zhvillimi qytetit të Durrësit. Porti i ri tha Rama do ketë impakt edhe në sigurinë e vendit, duke përmendur ngritjen e bazës ushtarake detare të NATO-s.
-
VIDEO
Hapet gara ndërkombëtare për portin e ri në Porto Romano, Rama: Do jetë transparent! Monitoroheni nga holandezët! Lërini peshkaqenët, bëhuni delfinë
Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me një batutë me holandezët, duke i kujtuar se për ta dashuria kalon përmes llogarive.
Kam vënë re se Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri e dashuria i shtyn në disa xhelozira të çuditshme. Kur bie në dashuri dhe një holandez që nuk shquhen për rënie në dashuri. Dashuria e holandezëve kalon përmes llogarive, duke qenë tregtarët më të mëdhenj të botës e magjistarë që përmes tregtisë kanë bërë një vend aq të suikseshëmë për nga ekonomia e të ardhurat dashurinë e kanë pasur të dytën e u ka kaluar përmes llogarisë.
Kryeministri tha se procesi do të jetë transparent ndërsa për holandezët kujtoi se do të jenë më të vështirët për ti bindur në procesin e integrimit në BE.
Ka qenë e rëndësishme mbështetja e qeverisë (holandeze) përmes ambasadorit të Holandës. Ka qenë dhe shumë e rëndësishme për mua e për ne, se Holanda është vendi më rigoroz kur vjen fjala për të pranuar progresin e tjetrit. Më i vështiri. Dihet botërisht. Kush do të hyjë në BE-në llogarinë e fundit e ka me holandezët. Të tjerët edhe emocionohen.
Fakti që ne këtu kemi ekselencën holandeze tregon se kur vjen puna për kompanitë holandeze, e forcat holandeze që vijnë këtu Shqipëria është vend perfekt hajdeni. Këtë e dëgjojmë nga qeveria e ambasadori e për ne është vlerësim.
Sot mu kujtua që ky proces me kompanitë ka nisur 1 vit e kusur më përpara në Pallatin e Kongreseve ku prezamtuam idenë e 40 kompani ishin aty me grupet e tyre për të ndjekur këtë proces. Këtu sot janë 15 përfaqësues të kompanive që kanë ardhur për të dëgjuar. Tenderi ndërkombëtar është i hapur në portal, merreni me seriozitet.
“Do të jetë një proces absolutisht transparent por mos harroni nuk keni vetëm ne mbi kokë por dhe peshkatarët holandezë. Zgjidheni që në fillim bëni delfinin të fitojnë të gjithë palët, harroni peshkaqenin, atë bëni në një vend jashtë Europës ku ka plot porte që ndërtohen”
-
VIDEO
'Berisha gënjeu kur tha se i donte listat e hapura, por i mbylli PS', Lulzim Basha: Janë bërë si kamikazë dhe nuk lenë qytetarët të zgjedhin deputetët
Lulzim Basha mblodhi sot sërish grupimin e tij të demokratëve euroatlantikë. Basha lëshoi sërish akuza ndaj Berishës dhe Ramës për marrëveshjen lidhur me Kodin e ri zgjedhor, që hap listat vetëm në 2/3 e kandidatëve për deputetë.
Ish kryedemokrati e cilësoi Berishën si gënjeshtar, kur tha se PD i kërkonte listat e hapura plotësisht por PS vendosi ndryshe.
-
VIDEO
'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha
Ish kryedemokrati Basha komentoi në mbledhjen e sotme me demokratët euro atlantikë edhe ndryshimet në qeverinë Rama. Sipas Bashës, ndryshimet në qeveri janë një sy shkelje që Rama i bën Berishës, pas kërkesës së teatër opozitës siç e quan ai për qeveri teknike.
'Është e qartë pra që kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama. Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë.
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
Ilir Meta kritikoi ashpër ndryshimet në qeveri duke thënë se u bënë për larje hesapesh mes klaneve të socialistëve. Më kritik ishte me ministrin e ri të Mbrojtjes me nënshtetësi greke Pirro Vëngun për të cilin tha se u vu në krye të mbrojtjes për të luajtur rol kundër Shqipërisë në çështjen e detit.
-
VIDEO
Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen
Thirrjet e avokatit të familjes Berisha Genc Gjokutaj për të vrarë patronazhistët dhe për të rrahur policët, vajza e ish Kryeministrit, Argita Malltezi i konsideron normale dhe hetimin ndaj tij përsekutim politik. Malltezi thotë se revolta e shqiptarëve ndaj padrejtësive do të vijë, ndërsa edhe arrestin e babait dhe bashkëshortit të saj i cilësoi politike.