-
VIDEO
“Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha”, Basha: Me votë ju thanë që jemi mirë me këtë qeveri të korruptuar
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh se revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha.
Në një deklratë për media, Basha tha se vota kundër hapjes së listave të hapura, sipas Bashës, tregoi që jemi mire me këtë qeveri të korruptuar, që vjedh fondet e BE, fondet e shëndetësisë, me PPP-të dhe koncesionet korruptive, me afera 3D dhe 5D.
Pjesë nga fjala e Bashës:
-
VIDEO
Gogu 'thumbon' Salianjin për hetimin e TIMS: Lexoi raportin e tij personal! Njësoj si hetuesit e asaj kohe, gjeti fajtorin më pas provat
Deputeti socialist Toni Gogu prezantoi disa nga gjetjet e komisionit hetimor të TIMS pas një pune 3 mujore, në Kuvend. Gogu evidentoi rëndësinë e rishikimit të kuadrit ligjor, teksa sot do miratohet ligji për policinë e shtetit. Ndërsa më tej theksoi rëndësinë e rishikimit të veprimtarisë së strukturave të policisë lidhur me sistemin TIMS.
-
VIDEO
Ligji i ri për Policinë, Balla në Kuvend: Në standardin e vendeve të BE!
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla prezantoi në Kuvend pr.ligjin për Policinë e Shtetit, i cili pritet të miratohet në seancën e sotme plenare.
-
VIDEO
‘TIMS’/ Salianji në Kuvend: Raportin tonë e çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?
Ervin Salianji, ka prezantuar në Kuvend raportin e opozitës për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, pas përfundimit të 4 muajve hetim në komisionin parlamentar. Nga foltorja e parlamentit, Ervin salianji tha se do t’i drejtohen SPAK për gjetjet e opozitës, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
'Meqë jeni dashnor të listave të hapura lini mandatin atyre që morën më shumë vota', Bardhi i ashpër me ata që 'flasin për pazar'
Gazment Bardhi nga foltorja e parlamentit hodhi poshtë çdo akuzë lidhur me kodin e ri zgjedhor si pazar. Bardhi u shpreh se me këtë marrëveshje respektohet Kushtetuta, ndërsa nga ana tjetër i përgjigjet Bashës, pasi Kushtetuta sipas Bardhit nuk urdhëron hapjen e 100% të listave por ja lë në dorë partive politike.
-
VIDEO
‘Zgjedhorja’, Alibeaj: Reformë anti-SPAK, Berisha ia dhuroi Ramës mandatin e 4 në tabaka të artë
Dakordësinë mes PD dhe PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj e quan një reformë anti-SPAK. Duke folur me tone të ashpra në Kuvend, Alibeaj tha se ky është një pazari mes Ramës e Berishës që i dhuron kryeministrit në tabaka të artë mandatin e 4.
Sipas Alibeajt, Rama e Berisha janë bërë bashkë nga frika që kanë nga SPAK dhe marrëveshja është që njëri të mbajë qeverisjen dhe tjetri të jetë lideri i opozitës.
Ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur, Alibeaj tha se Kuvendi do ketë 100 deputetë të fiksuar me zero vota.
-
VIDEO
'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë këtu më të fuqishëm se ministrat! Janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl kanë vila nëpër kodra
'Vota ime kundër', Açka me tone të ashpra: Disa opozitarë këtu më të fuqishëm se ministrat! Janë pasuruar, nga shtëpia në Brryl kanë vila nëpër kodra
-
VIDEO
Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019
Nga Foltorja e Kuvendit Basha e quajti pazar reformën e re zgjedhore, ndërsa akuzoi Berishën se i dha Ramës në 2023 90% të pushtetit vendor. Përgjigja i erdhi nga deputeti Edmond Spaho, i cili i kujtoi bojkotin e 2019, duke thënë se ia la PS jo vetëm pushtetin vendor, por edhe Kuvendin.
“I dorëzoi 90% të bashkive Ramës, u kap Safeti e humbi edhe më thellë Kukësin”, tha Basha.
“Tha se i dorëzuam Rames 90% të bashkive ne 2023, ne 2019 ai i dorëzoi krejt parlamentin e krejt pushtetin vendor. Mos të na tregoje përralla këtu”, tha Spaho.
-
VIDEO
'Ndryshimi i kodit zgjedhor skandaloz', Shehaj del kundër: Qytetarët duan hapjen e listave! Paratë e korrupsionit pengojnë rotacionin
Deputeti Agron Shehaj shprehu qëndrimin e tij kundër kodit të ri zgjedhor të dakordësuar mes PS dhe PD. Sipas tij, ky kod është skandaloz pasi pamundëson hapjen e listave të kandidatëve për deputetë. Nga ana tjetër sipas Shehaj mbyllet çdo shteg për rotacionin politik.
-
VIDEO
1/3 e listës së mbyllur, Etjen Xhafaj ironizon opozitën: Keni 33 vite me kryetarin e paprekshëm, endeni akoma me këtë debat
Deputeti i PS, Etjen Xhafaj foli në Kuvend për draftin e dakordësuar mes PS dhe PD për ndryshimet zgjedhore. Teksa mbrojti ndryshimet e propozuara nga dy palët, Xhafaj tha se ende në Kuvend po bëhet debati për 1/3 e listës së mbyllur dhe fuqinë e kryetarit. Xhafaj ironizoi opozitën duke thënë se ata kanë 33 vite në të njëjtin pozicion, me kryetarin e paprekshëm.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Felaj iu përgjigjet kritikëve: Pse keni frikë? Apo se nuk do jeni tek lista e mbyllur
Deputetja e PS, Ermonela Felaj ka folur në Kuvend lidhur me draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa përgjigje iu dha disa prej deputetëve që kanë kundërshtuar listën 1/3 e mbyllur. Për ata që duan sistem maxhoritar, Felaj tha se kjo i bën ironik, ndërsa u ngriti edhe pyetjen se përse kanë frikë apo se s’do jenë në listën e mbyllur?
-
VIDEO
Kuvend/ 'Ca burra do kthehen në gra', Gjiknuri batuta me Sulën: Je i shëmtuar, po të bën me qesh! Gjylameti: Na kërko falje! Açka: S’ka gjë më të shëmtuar se të jesh burrë i bukur
Fjalimi i deputeti Dashnor Sula i cili kundërshtoi me tone të ashpra Kodin e ri Zgjedhor, solli edhe reagime në Kuvend, të cilat përfunduan në batuta me deputetëve.