-
VIDEO
Dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Nikolla në Kongresin e PS! ‘Shmang’ mediat
Pasi dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla ka mbërritur në punimet e Kongresit të PS.
Nikolla është përpjekur të ‘shmangë’ mediat, ndërsa është parë teksa futet në Pallatin e Kongreseve përmes turmës.
-
VIDEO
Begaj në Presidencë edhe të dielën, ministrat mbërrijnë në Kongresin e PS
Partia Socialiste mbledh sot Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës në parti. Ministrat e kabinetit qeveritar kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku punimet pritet të nisin rreth orës 11:00.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e delegatëve janë mbledhur me herët dhe po kryejnë procesin e verifikimit.
-
VIDEO
Ilir Meta ia fut vrapit nga Qafë Shtama: Oksigjen mbretëror
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer sërish videove në Facebook, ku shfaqet duke kryer veprimtari fizike.
-
VIDEO
Nesër mblidhet kongresi i PS, votohet asambleja e re! Fokus: Turizmi, antikorrupsioni e mirëqeverisja
Socialistët mbledhin nesër Kongresin e Partisë me fokus mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe rienergjizimin e selisë rozë. Pesha kryesore do të jetë fjalimi i Kryeministrit Edi Rama ndërsa sipas fushës së përgjegjësisë fjalën e tyre do të mbajnë edhe ministrat. Kongresi do të votojë edhe Asamblenë e re
-
VIDEO
Nis fushatën nga Kamza, Meta: Shpalosje e 5 prioriteteve për përmbysjen e madhe demokratike
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme fushatën si drejtues i PL nga Kamza.
-
VIDEO
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bardhi mbron paktin me PS: Votat e PD mundësuan votimin e Diasporës! Zbatuam vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar votimin e djeshëm në Kuvend për reformën Zgjedhore, për të cilën tha se nuk ishte për Reformën Zgjedhore, por vetëm zbatim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Fansat në Facebook masakrojnë Berishën pas marrëveshjes me PS për listat e mbyllura: Mashtrues, pazarxhi, non grata që shite demokratët
Një ditë pas miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat duke mbrojtur mbylljen e listave me 1/3. Por, pas kësaj deklarate fansat në Facebook e kanë masakruar Berishën për marrëveshjen me Partinë Socialsite për listat e mbyllura.
-
VIDEO
Spahiu: Çudia zgjat 3 ditë / Do nxjerrin Ahmetjan, të zhurmoj dhe populli të harroj pazarin Berisha-Rama
Duke komentuar votimin e Kuvendit për Kodin e Ri Zgjedhor, juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv, u shpreh se qeveria dhe opozita do të krijojnë një ngjarje në mënyrë që kjo marrëveshje të harrohet. Sipas Spahiut, do të nxjerrin Arben Ahmetajn, që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama.
‘Rama dhe Berisha po shfrytëzojnë mungesën e ambasadorit të SHBA-së dhe ka krijuar nja vakum jo vetëm me qëndrime diplomatike të ambasadës së SHBA-së, por edhe të ambasadave të tjera. Berisha dhe Rama po e shfrytëzojnë këtë vakum. DASH dhe Uashington s’do ta falin këtë marrëveshje mes Ramës dhe Berishës non grata. Ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë lista të mbyllura. Këta duan të krijojnë ngjarje dhe skandale që çudia të zgjasë 3 ditë.
Do nxjerrin Ahmetajn që të zhurmojë dhe populli të harrojë pazarin Berisha-Rama. Nëpërmjet një skandali qa ta hapin, zhvendosin vëmendjen e publikut me qëllim që të ulet presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.’- tha Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: PD pengesë kryesore për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërron partitë e reja për monopol opozitar
https://shqiptarja.com/lajm/spahiu-teater-komik-rama-ka-marre-peng-berishen-dhe-e-perdor-si-gogol-per-te-trembur-amerikanet#769485:~:text=Juristi%20Kreshnik%20Spahiu%20thot%C3%AB,vrar%C3%AB%20gar%C3%ABn.%E2%80%99%2D%20tha%20Spahiu
Juristi Kreshnik Spahiu thotë Partia Demokratike është bërë pengesa kryesore për rrëzimin e qeverisë. Në një intervistë për Report Tv, juristi u shpreh se për të mbajtur monopolin opozita PD po shkatërron partitë e vogla.
‘PD është bërë pengesa kryesore për rrotacionin politik. Për këtë arsye të gjitha partitë e tjera duhet të bëhen bashkë, nga Lapaj, te Nisma Thurja, Arlind Qori dhe vetë Basha me partinë e re. Të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë të kundërshtojnë këtë pazar politik në GJK se përndryshe janë të vdekura. Ndërmjet të tjerave marrëveshja Rama-Berisha ka shkatërruar partitë e reja dhe mundësitë për të krijuar një pol të tretë.
Duke mbyllur listat partitë e reja nuk mund të bashkëpunojnë për koalicion pasi duhet një listë e përbashkët. Debate kryesore me partitë e vogla, që synojnë të jenë kundër, do të do të lindi në renditjen e listës. Tani me ligjin e para 4 viteve, u hoq mundësia e koalicioneve dhe të gjithë do të kenë një logo partie. Me një gur kanë vrarë dy zogj, kanë siguruar pushtetin e tyre dhe kanë shkatërruar partitë e vogla. Këta bëjnë një lojë me njëri tjetrin ku kanë shkatërruar pluralizmin dhe kanë vrarë garën.’- tha Spahiu
-
VIDEO
Spahiu: Teatër komik/ Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si teatër komik votimin e një dite më parë në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas Spahiut, Rama ka marrë peng Berishën dhe e përdor si gogol për të trembur amerikanët.
-
VIDEO
Seanca maratonë, Kuvendi miraton Kodin Zgjedhor dhe 22 vendime të tjera para pushimeve! Basha: E çojmë në Kushtetuese! Jo rritje pagash për GJK
Deputetët miratuan në seancën e fundit plenare me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mbyll listat në 1/3 e saj. Votë kundër dhanë deputetët Alibeaj dhe Sula ndërsa të shumtë qenë ligjvënësit opozitarë që nuk morën pjesë në votim, mes të cilëve krerët e partive të vogla. Votimit i parapriu një debat i ashpër mes deputetëve të cilët kritikuan ndryshimet që sipas tyre, do të çojnë në Kuvend vetëm të preferuarit e kryetarëve
-
VIDEO
Dorëheqja e Lindita Nikollës si kryeparlamentare, Braçe: U përball me sulmin më të egër personal, ishte fuqia e qetë e Kuvendit
Deputeti socialist Erion Braçe ka vlerësuar punën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila pas 3-vitesh në këtë detyrë, njoftoi në seancën e fundit plenare për këtë sesion, se ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore si kryeparlamentare