-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Rama ka zëvendësuar 3 kukulla politike me tre të tjera anonime.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, 137 u ndryshoi qendra e votimit! Pelinku: Vlerë anormale, kërkuam informacion tek Gjëndja Civile!
Nënkomisionerja e KQZ-së, Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjëndja Civile për të shpjeguar këtë shtim të numrit. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto shtesa.
-
VIDEO
'Lëvizjet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeminsitrit', Blendi Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, ku do diskutohen ndryshimet
Pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste në ambjentet e Kuvendit, foli për mediat sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Ai u përgjigj interesit të gazetarëve, ku ndër të tjera tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit, ndërsa nesër grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja në përbërje.
'Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës. Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit kemi një mbledhje të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet.'
-
VIDEO
Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt
Kryeministri Edi Rama renditi projektet për mandatin e katërt gjatë fjalës në Kongresin e PS.
Në mandatin e katërt do i votojmë deri në fund ato që kemi thënë dhe kemi nisur, korridorin blu, korridorin e 8, që po merr formë aktualisht në një pjesë të tij Elbasan-Pogradec dhe me radhë të gjitha tjerët. Do ta bëjmë brenda mandatit të 4 pistën e garave të Formula Uno në Elbasan dhe do ta fusim Shqipërinë edhe ne klubin e shteteve organizatore të Formula Uno me 1 mld shikues në një ditë të diele. Do ta hapin vitin e ardhshëm edhe aeroportin e Vlorës, do ua sjelli vlonjatëve turistëve edhe me avion që t’ua vënë çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë më shumë se çmimin e biletës nga Londra na Vlorë. Ne shkojmë para, Vlora shkon edhe më para. Do hapim deri në fund të mandatit të 4 portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit, ndërtimin e të cilit nis këtë mandat, gara shpallet këto ditë, do ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë.
-
VIDEO
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, në Kongresin e PS më 28 korrik 2024.
-
VIDEO
Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi
Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste u ndal të roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai renditi pozicionin që ka pasur Shqipëria përgjatë këtyre viteve dhe besimin që ka fituar te ndërkombëtarët.
Për këtë, si tregues Rama tha janë samitet që janë zhvilluar në Shqipëri, duke theksuar se kanë shpallur kandidaturën për organizimin e samitit të NATO-s në 2027.
"Shqipëria u zgjodh vend mikpritëse e Komunitet Politik Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pas samitit të liderëve të BE, do mikpresim po këtu në Tiranë liderët e gjithë kontinentit. Dua të vendosim qershinë mbi tortë dhe të kemi në mandatin e 4 në Tiranë samitin e NATO-s, kemi vënë kandidaturën për vitin 2027 dhe s’do t’i ndahemi do t’i qepemi që t’i bindim se s’ka më të mirë se Shqipëria.
-
VIDEO
Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete
Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS njoftoi ndryshime në qeveri. Rama tha se do t’i dorëzojë Presidentit dekretin për disa ndryshime, Ervin Mete ikën nga kabineti qeveritar. Ministër i Financave propozohet Petrit Malaj, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
-
VIDEO
Rama MESAZH ‘tradhtarëve’: Të paudhë! Tjetër më thonin në sy, e ndryshe bënin pas shpine
Në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama dha edhe një mesazh që dukej se shigjetonte ish-bashkëpunëtorët e tij. Rama tha se ka njohur shumë të paudhë që tjetër i thonin në sy, e tjetër bënin pas shpine.
-
VIDEO
'Një ditë do jesh në vendin tim!' Ja vajza që Rama e parashikon si drejtuesen e ardhshme të PS
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në Kongresin e PS, ku vlerësoi edhe 19-vjeçaren Helena Kaçe e cila hapi Kongresin me fjalën e saj. Rama tha se do jetë udhëheqësja e PS, e për këtë tha se dëshmitar do jetë Pandeli Majko, i vetmi i pavdekshëm në PS. Madje me batuta, Rama tha se Majko i përcjell të gjithë dhe ua gjen varret aty ku do në Sharrë e Tufinë, se është mik me lali Erin.
-
VIDEO
Sa do të rrijë PS ne në pushtet? Rama: 50 vjet? Pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon
Kryetari i PS-së foli për një orientim të ri të PS-së që është burim i qeverisë.
-
VIDEO
‘Deputeti që Duam’, Rama në Kongres: Një derë e re për ata që duan të trokasin në PS, pa frikën se u del ndonjë i shëndosh e u thotë ‘ca do më vëlla, ik’
Një derë të re për ata që duan të trokasin në PS dhe të angazhohen në politike pa ndërmjetës. Kështu e quajti kryesocialsiti Edi Rama platformën ‘Deputeti që duam’, duke u bërë thirrje të rinjve, por jo vetëm, që të aplikojnë që të tregojnë veten e tyre. Nga kjo platformë do të përzgjidhen edhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2025, ndërsa Rama tha se përmes saj mund të trokitet në PS, pa pasur frikën se të del ndonjë i shëndoshë e të thotë ca do më vëlla, ik.
-
VIDEO
Prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’, ministrja Muzhaqi: Aplikantët do angazhohen në terren
Partia Socialiste ka prezantuar në Kongres platformën ‘Deputeti që Duam’. Prezantimi i platformës u bë nga ministrja Bora Muzhaqi, një figurë e zgjedhur jo rastësisht për të lançuar nisëm, pasi vetë Muzhaqi është zgjedhur nga një platformë e tillë për të kandiduar si deputete në zgjedhjet parlamentare 2021, ndërsa sot mban postin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.