-
VIDEO
Ambasadori i BE: Administrata publike e pavarur dhe transparente, kyçe për suksesin e Shqipërisë për integrimin
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipëria ndodhet në një fazë kritike në bisedimet për anëtarësim, duke theksuar se një administratë e pavarur dhe transparente është kyç për suksesin e vendit tonë në negociatat e anëtarësimit.
-
VIDEO
Rama takon shqiptarët në Athinë, gazetari: Erdhën nga e gjithë Greqia, nëse salla do ishte më e madhe do mbushej sërish plot
Mijëra shqiptarë nga e gjithë Greqia ishin mbledhur dje në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë për të pritur kryeministrin Edi Rama.
Nëse do të ishte një ambient më I madh, edhe me 10 mijë vetë, sërish do të ishte mbushur plotë’ thotë Edmond Guri, gazetar nga Athina në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.
-
VIDEO
Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e sigurisë, Ministri Balla pritet në Vjenë nga homologu i tij, Gerhard Karner
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot në Vjenë një takim me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Gerhard Karner.
Gjatë takimit me homologun Karner, ministri Balla shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Policisë Alpine: “Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë, migracionit, luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, mbrojtjes kundër zjarrit dhe shpëtimin. Mirënjohës për mbështetjen në krijimin dhe forcimin e kapaciteteve të Policisë Alpine”, tha ministri Balla.
-
VIDEO
Mblidhet Grupi i PS/ Çuçi-deputetëve: Angazhohuni për turin e takimeve me diasporën
Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.
-
VIDEO
Sterilizimi/ Shtyhet më 3 qershor seanca paraprake, Beqaj: S’na është vënë në dispozicion e gjithë dosja
Seanca parapake gjyqësore për sterilizimin është shtyrë për në datën 3 qershor. Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i kanë kërkuar trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
-
VIDEO
Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina
Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, krueministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të bukura. Në sallën e mbushur plot me emigrantë, Rama ka zgjedhur disa prej momenteve teksa zbret nga avioni, fjalimet në sallë apo takimet me emigrantët ndërsa me ta shkrep edhe disa foto.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan “videokartolinë kuqezi nga Athina”, ndërsa për të shoqëruar videon ka zgjedhur këngën e Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’.
-
VIDEO
Tirana binjakëzohet me Venecian, Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi në shumë fusha
Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes dy qyteteve, të cilat do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes tyre.
-
VIDEO
Pritja e Ramës në Athinë, stadiumi ‘Galatsi’ vishet kuqezi, flamuj kombëtar e valle
Mijëra shqiptarë i bënë një pritje madhështore kryeministrit Edi Rama me në Athinë, takim që u shoqërua me një atmosferë fstive, mes flamujve kuqezi e tingujve të muzikës shqiptare. Nuk munguan as mesazhet e figurave të tjera të PS si ministrja Spiropali e Blendi Klosi ndërsa masat e sigurisë për takimin ishin të larta.
-
VIDEO
Takimi në Athinë, emigrantët: U emocionuam! Rama t’i tregojë Mitsotakis sa e madhe është forca e shqiptarëve në Greqi! Përplasjet për Belerin kanë ndikuar
Takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama është mirëpritur nga shqiptarët në Athinë. Pas përfundimit të aktivitetit shumë prej tyre shprehen optimist për këtë takim që siç thanë ata është i pari i këtij lloji
-
VIDEO
Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si ballkanas
Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me diasporën që do të vijojë më pas në shtete të tjera ku ka shumë shqiptar. Në një fjalim të gjatë gati një orë kryeministri bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri - Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë
-
VIDEO
Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s'kam shitur interesat e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë publike. Në fjalën e tij, ai theksoi se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe se nuk ka cenuar interesat kombëtare të Shqipërisë.
-
VIDEO
E PLOTA/ Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë me ne e mban!
Në një fjalim të gjatë gati një orë para komunitetit shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një histori të re të marrëdhënieve Shqipëri - Greqi ku çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve fqinje të zgjidhen si europianë dhe jo si ballkanas syleshë.