-
VIDEO
'21 Janari, krim i përbindshëm! ' Thirrja e Braçes: Eshtë momenti për të dorëzuar prova, besimi tek SPAK duhet të jetë maksimal
Nga studio e në ‘Frontline Interview’ në Report Tv deputeti socialist Erjon Braçe I drejtoi dhe një apel të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të 4 vrasjeve të 21 janarit 2011 të mos hezitojnë por të dorëzojnë provat tek SPAK.
-
VIDEO
Braçe: '21 janari' ngjarja më e rëndë në demokraci, kërkon një përgjigje të qartë nga drejtësia
21 janari është ngjarja më e rëndë në demokraci dhe kërkon një përgjigje të qartë nga drejtësia. Kështu deklaroi deputeti i PS Erion Braçe në ‘Frontline Interview’ në Report Tv.
-
VIDEO
'21 janari', Braçe: Në 13 vite drejtësia s’ka bërë asgjë për autorët e krimit shtetëror, të nxitojë! Hetimi t’i përcaktojë nga Berisha te pushkatarët
Deputeti i PS Erion Braçe në ‘Frontline Interview’ në Report Tv u shpreh se në 13 vite drejtësia s’ka bërë asgjë për të shkuar te autorët e 21 janarit. Tashmë që është e lirë të hetojë pas kaq shumë vitesh, Braçe tha se duhet të nxitojnë për të zbardhur autorët e krimit që ai e quan shtetëror.
-
VIDEO
'Na vranë!', Braçe tregon përjetimet nga 21 janari: Një miku im më mori në telefon, ndërkohë që dëgjoheshin krisma
Deputeti Erion Braçe tregoi në 'Fronltine Interview' përjetimet nga 21 janari, ku ai ishte në bulevard. Braçe tregoi se një miku i tij e mori në telefon dhe i tha se na vranë.
-
VIDEO
‘Normalitet në Kuvend’, Tabaku e Gogu ‘ulen’ për Integrimin! Deputetja: Plani i rritjes 6 mld euro, luks që nuk duhet ta humbim
Bashkëkryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku në takimin Rajonal me “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse, rëndësinë e bashkëpunimit qeveri parlament
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, GJKKO i lë në arrest shtëpie! Argita Malltezi presion drejtësisë! Gjokutaj: Komisariat politik
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi do të mbeten në arrest shtëpie. GJKKO ka refuzuar kërkesën e tyre për revokim mase, ndërsa avokati i familjes dhe Argita Malltezi me herët akuzuan Gjykatën dhe SPAK si të anshme dhe politikë.
-
VIDEO
Erisa Xhixho deklaratë për mediat: Shkollat shqiptare vuajnë mungesën e mësuesve! Propozojmë disa nisma për kthimin e arsimit cilësor
'Shkollat shqiptare vuajnë mungesën e mësuesve. Ndërsa universitetet e vendit po zbrazen me shpejtësi, në shkolla nuk ka mësues për lëndët më të rëndësishme.', ka thënë ndër të tjera Xhixho.
-
VIDEO
Socialistët dhe Rithemelimi, negociata dhe për ndryshimin e Reformës në Drejtësi? Ja si përgjigjet Bardhi
Deputeti Gazment Bardhi ka mohuar zëra se Rithemelimi dhe socialistët po negociojnë për ndryshimin në Reformën në Drejtësi.
-
VIDEO
Dakordësia me Rithemelimin, Spiropali: Nuk ka pasur negociata të fshehura! Kërkesa për komisionet hetimore do bëhet sipas Kushtetutës
Deputetja Elisa Spiropali, njëkohësisht ministre e Shtetit për Parlamentin nënvizoi se komisionet hetmore do të bëhen sipas Kushtetutës. Spiropali tha se nuk ka pasur negociata të fshehta. E pyetur për rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces, Spiropali tha se s’mund të kenë presion, e shtoi se partnerët tanë në bashkëpunim me institucionet e kuvendit kanë thënë atë që themi ne nuk mund ti vësh zjarrin Kuvendit.
-
VIDEO
SPAK do hetojë ’21 janarin’, e veja e Aleks Nikës: E drejta fiton! Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, duke nisur nga Berisha
Gruaja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajomonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli
-
VIDEO
A do të dorëzojë në SPAK audiokasetën për vrasjet e 21 janarit? Ja si përgjigjet avokati Beqiri
Avokati Idajet Beqiri u shpreh para gazetarëve se do të dorëzojë në SPAK audio-kasetën e 21 janarit, që më herët Prokuroria e Posaçme nuk e kishte marrë parasysh për ta shqyrtuar si provën kryesore për krimin e rëndë shtetëror ku u vranë 4 protestues.
-
VIDEO
Dakordësia me Rithemelimin, Çuçi: Lajm i mirë, u rivendos dialogu! Reforma Zgjedhore ka një komision që po funksionon
Kryetari i Grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi e cilësoi si lajm pozitiv uljen në një tryezë për negociata me Rithemelimin.
‘Ishte ndjesi e mirë dhe lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në konferencën e kryetarëve. U duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin ku e lamë në tetor të kaluar. Po prisnim prej më shumë se 4 muajsh të rregullojnë objektet e komisioneve hetimore. Lamë një grup të përbashkët që të merren me rregullimin e objekteve. Frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një fryme një jete të re parlamentare. Zgjodhën të ikin nga organet e parlamentit dhe bënë atë aksion ku besoj janë të bindur që nuk i çonte asgjëkund, tani do të rikthehen.
Reforma Zgjedhore ka një komision që funksionon. Do shohim produktin e këtij komisioni. Sot po punojmë me ekspertë të ODIHR. Do shohim produktet e komisionin bipartizan.
Komisioni bipartizna funksionin. Nuk do të ketë nënkomision për çështjet zgjedhore. Ne kemi ngritur një komision ja kemi dhënë krahun e nevojshëm do të përfundoj mandatin me një produkt që është duke u përpunuar. Aty janë të përfaqësuar të gjithë palët opozitare.
Do ti nënshtrohet procedurave parlamentare në Kuvend. Jemi dakord do bëjmë diçka hajt ta bëjmë.
Produkti i komisionit të Reformës Zgjedhore do të diskutohet në parlament. Ne i qëndrojmë idesë që Shqipëri ka një kod zgjedhor funksional. Duroni deri nesër të dalim me objektin e korrigjuar për ngritjen e komisionit hetimor.’- tha Çuçi.
M.Q./Shqiptarja.com