-
VIDEO
Avokati Kara: SPAK të mos e mbajë peng çështjen CEZ-DIA, Meta simboli i politikës së korrupsionit
Nga “Studio Live” në Report Tv avokati Rome Kara tha se SPAK nuk duhet të mbajë peng aferën CEZ-DIA. Ai kërkoi që të dijë se çfarë do të bëhet me Ilir Metën, të cilin e quajti simbol të politikës së korrupsionit.
-
VIDEO
Rama: Për drejtësinë është hapur ‘porta e re’! PS garanci për zhvillim, vota nuk është biletë për stadium as çështje zemre
Kryesocialisti Edi Rama vijon me takimet në terren në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste. Kësaj radhe, Rama u ndal në Pogradec ku në takimin me anëtarët e organizatave socialiste tha se është e rëndësishme që PS të hapet edhe më shumë dhe të kapërcehen kufijtë partiakë.
-
VIDEO
Petro Koçi: Nuk duam që kriza e opozitës të hyjë në parlament! Lita: Negociatat me PS, ‘lugë bosh’ për Rithemelimin
Konferenca e kryetarëve në të cilën PS dhe grupi Bardhi do të punonin për finalizuar dakordësinë e arritur një ditë më parë, u shty, pasi Rithemelimi po punon për të saktësuar objektet e 2 komisioneve hetimore, të cilat më herët janë rrëzuar nga mazhoranca.
-
VIDEO
21 janari, deputeti Koçi: SPAK i detyruar të hetojë Berishën, u vetëdeklarua përgjegjës! 'Partizani' çështje e vogël para vrasjeve në Bulevard
Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio live” në Report Tv ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.
-
VIDEO
Avokati Kara: Strasburgu i vuri vulën, 21 janari krim shtetëror! Berisha mund t'ia hedhë korrupsionit, por jo aty ku është derdhur gjak
Avokati Romeo Kara i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se Gjykata e Strasburgut ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.
-
VIDEO
Tryeza PS-Rithemelimi, Salianji kundër! Bardhi: Nuk ka marrëveshje me Ramën, nesër kallëzim shtesë për McGonigal
Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit foli për mediat deputeti Gazment Bardhi. Ai tha se grupi parlamentar ka mbështetur qëndrimet e përfaqësuesve në Konferencën e Kryetarëve.
-
VIDEO
Regjistri unik i adresave nën administrimin e Ministrisë së Brendshme, çdo ndërtesë do të ketë dhe kod unik postar
Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratuan ndryshime sa i përket ligjit të adresave. Ministri Balla bëri me dije se do të ketë një regjistër adresash unik që do të menaxhohet nga ministria e Brendshme.
-
VIDEO
Negociatat PS-Rithemelimi, ambasadori gjerman: Kënaqësi që palët politike janë dakordësuar për të normalizuar situatën në parlament
Ambasadori gjerman Karl Bergner u shpreh i kënaqur për negociatat mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, me qëllim normalizimin e situatës në Kuvend.
-
VIDEO
Çfarë synojnë negociatat mes PS dhe Rithemelimit? Sonte në Repolitix ora 21:00 në Report Tv
Sonte në Repolitix , çfarë synojnë negociatat mes PS dhe Rithemelimit?
Cilat janë pikat ku dy palët kanë rënë dakort deri tani dhe në cilat çështje palët mbeten ende larg?
Pse grupi i Lulzim Bashës u la jashtë këtyre negociateve?
Çfarë ndikimi ka faktori ndërkombëtar në mbarëvajtjen e këtij procesi dhe a do të kthejnë negociatat normalitetin në Parlament? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në emisionin Repolitix ora 21:00 në Report Tv me gazetarin Denis Minga. -
VIDEO
Atentati në Shkodër/ Balla: Kam shumë besim tek ekipi që po drejton hetimin
Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Shkodër ku mbetën të plagosur dy persona.
Balla shpreh besim tek ekipi që po drejton hetimet në Shkodër, ku mbeti i plagosur vëllai i drejtorit të DRSHTRR.
Pyetje: Vëllai i një drejtori të rëndësishëm në Shkodër, është bërë objekt i një atentati, ndaj tij janë derdhur 80 plumba. Disa ditë më parë, në Lezhë, ka pasur një tjetër atentat ku ka qenë i përfshirë një zyrtar lokal i asaj zone. Në qarkun e Lezhës janë 4 vrasje të pazbardhura, vetëm në muajt e fundit. A ka marrë krimi një revansh në vend?
-
VIDEO
Miratohet statusi i veçantë, Ministrija e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
Qeveria miratoi sot vendimin për t’i dhënë status të veçantë shkollave me drejtim artistik dhe sportiv.
Sipas Ministres Manastirliu, vendimi synon të përmbushë disa qëllime të rëndësishme për këto shkolla, si, zhvillimin e kurrikulave artistike dhe sportive për t'u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, ruajtjen e traditës dhe identitetit kombëtar në fushën e artit dhe sportit, zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në këto fusha, përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies si dhe sigurimin e mbështetjes financiare të veçantë për këto shkolla.
-
VIDEO
Negociatat me PS-në, Mediu: Hap pozitiv! Reforma Zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse
Kryetari i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim, Fatmir Mediu i cilësoi si pozitive negociatat e PS-së me Rithemelimin.
‘Mendoj se është hap pozitiv. Opozita duhet të veprojë të ketë një plan veprimi parlamentar. Në atë nën komision të ketë parasysh se çfarë kërkon. Reforma Zgjedhore, ka nevojë të jetë gjithë përfshirëse, garanton kushtetutshmërinë e parlamentit. Ajo që është e rëndësishme të hiqen duart nga grabitja e votave. Nuk kemi një komision të Reforma Zgjedhore tjetër, por një nënkomision. Ato që përfaqësojnë opozitën mos të mendojnë se i dinë të gjitha por të kenë një diskutim me gjithë trupën opozitare.’- tha Mediu.