-
VIDEO
'Çfarë fituam?' Salianji kundër negociatave PS-Rithemelimi: Ul besueshmërinë e opozitës në shoqëri
Deputeti Ervin Salianji është shprehu kundër negociatave në Kuvend mes PS-së dhe Rithemelimit. Sipas tij me këto negociata ulet besueshmëria e opozitës në shoqëri.
'Nëse ne kthehemi në normalitet, ne rikthehemi për shkak të vendimarrjes sonë nëse i shërben interesit publik. Sot të drejtat e opozitës janë më të kufizuara. Jemi në kushte kur ka ndryshuar rregullorja e Kuvendit. Jemi në kushte të papranueshme të ligjit të Komisioneve Hetimore që kufizon të drejtën e Hetimit Parlamentar. A ka nja dy tre muaj që Rama thotë me ligjin e ri merrini 8 komisionet hetimore. Nuk mund të bërtas për fitore kur Rama thotë merr 8 dhe ne marrim 2. Kufizimi që bëhet me dy anëtar është prapë një hap prapa. Nëse komisioni kishte gjithë përfshirje tani janë vetëm dy palët.
Nëse themi se ndjekim rruga radikale, ne nuk bëhem lavjerrës siç është bërë gjithnjë. Koha do të na konfirmojë që me Ramën asgjë nuk ndodh. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizimin. Nuk mund t’ja japim si bonus. Ne e kemi patur të drejtën dhe e kemi refuzuar. Çfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri.
Këtu nuk ka asnjë krisje. Bashkimi i grupit ka tjetër ndikim. Bashkimi i demokratëve solli një protestë. Gjithçka që ka të bëjë me lëvizje në parlament. Ka patur diskutim që ky komision do të jetë për reformat.', tha Salianji.
-
VIDEO
Ishte caktuar të mblidhej sot, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, vjen reagimi i parë nga Gazment Bardhi
Sot në orën 13:30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Por mbledhja është shtyrë për një moment tjetër. Vetë deputeti Gazment Bardhi nuk ka pranuar të japë arsye për gazetarët që e prisnin tek selia e Rithemelimit por duket që negociatat nuk kanë shkuar siç ishin parashikuar
-
VIDEO
Negociatat PS - Rithemelimi, dështon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve!
Konferenca e Kryetarëve e parashikuar të mblidhej sot në orën 13:30 në ambientin e Kuvendit është shtyrë për një moment tjetër.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Mediu në gjykatë refuzon të pyetet si i pandehur: Do të përgjigjem pasi të jenë dëgjuar të gjithë dëshmitarët
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të prokurorë e të SPAK në cilësinë e të pandehurit. Ai bëri një deklaratë në Gjykatë ku tha se do tu përgjigjej vetëm pyetjeve të avokatëve dhe në momentin që do të pyetej prej tyre. Mediu tha pas seancës së radhës në GJKKO se nuk ka fakte për shpërdorim detyre.
-
VIDEO
21 janari, Gjykata urdhëron Spak: Heto Berishën dhe Bashën! (13 mars 2024)
Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, të ftuarit diskutuan mbi vendimin e sotëm të gjykatës së Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar 2011.
-
VIDEO
Dakordësia mes PS dhe Rithemelimit: Kthupi: Marrëveshja ‘Rama-Berisha 2’! Caca: Për punë ditësh Alibeaj spostohet si bashkëkryetar i ‘Zgjedhores’
Dakordësinë e arritur mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste për ngritjen e 2 komisioneve hetimore dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend, të ftuarit në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv e konsideruan si një marrëveshje “Berisha-Rama 2”.
-
VIDEO
Vendimi i gjykatës së Lartë për 21 janarin, Beqiri: Sot SPAK ishte për turp, nuk donte të hetonte dosjen
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv tha se qëndrimi që SPAK mbajti sa i takon vendimit të gjykatës së Lartë për 21 janarin, ishte ‘për të ardhur keq’.
-
VIDEO
Topi: Komisioni parlamentar i ngritur nga qeveria e Berishës për ’21 janarin’ për turp! Nuk pati asnjë raport përfundimtar
Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga e cilësoi komisionin hetimor të ngritur nga qeveria e Berishës për '21 janarin', si një ‘turp’.
Topi i cili asokohe u akuzua nga Berisha si pjesë e ‘grushtit të shtetit’ ndaj qeverisë, tha se është i vetmi komision hetimor për të cilin nuk është dalë me asnjë raport përfundimtar dhe ende qëndron në arkivën e Kuvendit.
-
VIDEO
’21 janari’ në duart e SPAK, Beqiri: Do dorëzojmë audiopërgjimin! Rama, ish-presidenti dhe zyrtarë të tjerë mund të pyeten si dëshmitarë
Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, të ftuarit diskutuan mbi vendimin e sotëm të gjykatës së Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar 2011.
-
VIDEO
SPAK merr në dorë ’21 janarin’, ish-presidenti Topi: Duhet hetim i thelluar edhe për pengesën që Berisha i bëri prokurorisë
Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.
-
VIDEO
SPAK do hetojë '21 Janarin', Rama: Gjykata e Lartë ktheu në jetë shpresën e varrosur për hetimin e dosjes së krimit të egër shtetëror
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Lartë që urdhëroi SPAK të hetonte krimin shtetëror të 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në rrjetin social ‘X’, Rama shkruan se vendimi i sotëm ka rikthyer shpresën dhe i ka rihapur rrugën drejtësisë për hetimin e dosjes së krimit të egër shtetëror.
-
VIDEO
'21 Janari' në SPAK, Braçe: U thye muri që pengonte hetimet, drjetësia të nxitojë për zbardhjen e krimit shtetëror! As Enveri s’ka vrarë në mes të ditës
"Sot u thye muri që nuk lejonte hetimin e 21 janarit." Deputeti socialist Erion Braçe tha në emisionin Frontline në Report Tv, se kalimi i dosjes së 21 janarit në SPAK është hapi i parë për drejtësi. Ai kërkoi që të zbardhen rolet që nga Berisha e deri te pushkatarët që vranë 4 persona pa faj, ndërsa akuzoi shtetin e asaj kohe për dëmtim provash e pengim drejtësie.