-
VIDEO
Debati me Nallbatin, Tritan Shehu e mohon: Çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe
Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Rithemelimit në seli.
'Gjendja është përkeqësuar me burgojsen e Berishës. Mund të ketë alternativa, fantazi. Por ama mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS-më por me elektoratin tonë, kur ne na përkarhin ashtu si në protestë.', ka thënë Shehu.
I pyetur nga gazetarët për një debat në mbledhje me Bledjon Nallbati, Shehu e ka mohuar duke thënë se çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe.
'Nuk e di këtë gjë. Siç duket çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe. Unë flas mendimet e mia, realisht duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është më tragjike. Izolimi politik i kryetarit të partisë. Ky aksion duhet bërë brenda dhe jashtë parlamentit. Unë nuk thashë as kaos, as bllokim, duhet koncentrim për të kundërshtuar burgosjen e kryetarit të partisë. Kështu do të vepronte çdo parti. Kjo është kauza jonë. Është e larmishme, e gjërë nuk është vetëm në parlament.', shtoi Shehu.
-
VIDEO
Alibeaj për Report Tv: Negociatat Rama-Berisha pazar, PS tallet se do u 'falë' Komisionet Hetimore! Përfaqësimi në ‘Zgjedhore’ i takon PD
Pazare i cilëson numri 2 i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, negociatat që po zhvillohen mes Rithemelimit dhe PS për kthimin e normalitetit në Kuvend. Në një intervistë për Report Tv, Alibeaj ironizon Rithemelimin që sipas tij tani harron revolucionin dhe bën marrëveshje me qeverinë, ndërsa duke kujtuar vitin 2008 tha se asgjë e mirë nuk i vjen vendit nga një pakt Rama-Berisha.
-
VIDEO
Bashkëpunim Basha-Berisha? Alibeaj shuan dyshimet: Thashetheme! Dy kushtet për bashkim
Enkelejd Alibeaj shuan çdo dyshim se mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës mund të ketë një bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme. Për Report Tv, Alibeaj thotë se kjo është një thashethemnajë, ndërsa thotë se demokratët e kanë derën e hapur nëse plotësojnë dy kushte, mbështetje për drejtësinë dhe aleancë me SHBA e Britaninë e Madhe që kanë shpallur non grata Sali Berishën.
-
VIDEO
Negociatat/ Ironizon Alibeaj: Rithemelimi ishte në revolucion, si ulen me atë që u bëri gropën! Rama tallet se do u japë Komisionet Hetimore
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka ironizuar negociatat Rithemelimi-PS për të kthyer normalitetin në Kuvend. Alibeaj thotë se nuk e kupton se si mund të ulen në tryezë me kundërshtarin më të madh, të cilin e akuzojnë se i bëri gropën Berishën duke përdor drejtësinë.
Sa i takon negociatave për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Alibeaj tha për Report Tv se kjo është thjesht një tallje e Edi Ramës. Sipas tij, me ligjin e ri për Komisionet Hetimore opozita nuk ka të drejtë as të marrë prova, sepse fillimisht duhet të votojë pro mazhoranca apo se nuk do pranohen mediat. Kjo për Alibeajn i bën negociatat thjesht një pazar.
-
VIDEO
Negociatat për të ndalur kaosin në Kuvend, Nikolla ul sot në tryezë Bardhin e Çuçin
Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, kryeparlamentarja Lindita Nikolla do të ulë sot në orën 13:30 në tryezën e Konferencës së kryetarëve, krerët e grupeve parlamentare Bledi Çuçin dhe Gazment Bardhin.
-
VIDEO
Tabaku në mbledhjen e Këshillit të Integrimit: E pafalshme që miratohen ligje të atakueshme! Duhet ndarja e rolit të qeverisë dhe parlamentit
Bashkëkryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku në takimin Rajonal me “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”, nënvizoi në fjalën e saj hyrëse, rëndësinë e bashkëpunimit qeveri parlament
-
VIDEO
Agron Shehaj: Ja pse jam kundër ligjit për investimet strategjike! Në tre raste është përdorur nga mazhoranca
Në emisionin ‘5 pyetjet” në Report Tv deputeti Agron Shehaj ka dhënë arsyet e tij se përse është kundër ligjit për investimet strategjike.
-
VIDEO
"Skllav i Metës, argat", plas keq sherri, Haklaj: Berisha e Topalli lidhje me rusët
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur për negociatat e PS me Rithemelimin për t’i dhënë fund kaosit të krijuar prej muajsh në Kuvend. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Haklaj tha se PS dhe Rithemelimi po bëjnë 'pazare' me qëllim rrëzimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të propozimeve të PD.
-
VIDEO
Negociatat mes Rithemelimit dhe PS për fundin e kaosit në Kuvend, Haklaj: E gjitha bëhet për të rrëzuar komisionin e Reformës Zgjedhore
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur për negociatat e PS me Rithemelimin për t’i dhënë fund kaosit të krijuar prej muajsh në Kuvend. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Haklaj tha se PS dhe Rithemelimi po bëjnë 'pazare' me qëllim rrëzimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të propozimeve të PD.
-
VIDEO
Negociatat për të ndalur kaosin në Kuvend, Nikolla ul nesër në tryezë Bardhin e Çuçin! SHBA e BE: Duam parlament tërësisht funksional!
Teksa negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet kanë nisur, SHBA dhe BE ka përsëritur mesazhin për dialog dhe tha se palët duhet të angazhohen për një parlament funksional. Pas këtyre thirrjeve, kryeparlamentarja Nikolla thërret sërish nesër në takim krerët e grupeve.
-
VIDEO
Deklarata e fortë e Haklajt: Berisha dhe Topalli të lidhur me rusët, ish-kryeparlamentarja u dekorua në Rusi në 2013-ën
Anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
-
VIDEO
‘Skllav i PL-së’, debat në ‘Studio Live’, gazetari-Haklajt: Të ka ngecur ora, je mercenar i Lulzim Bashës
Të ftuarit në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Azgan Haklaj dhe gazetari Gëzim Saliu patën një debat me njëri-tjetrin.