-
VIDEO
PDIU bashkon votat me PS për miratimin e marrëveshjes me Italinë, Doda: Duhet të ishim të gjithë pro
Me 77 vota pro Kuvendi i dha dritën jeshile miratimit të Marrëveshjes me Italinë.
Deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkuar votat me mazhorancën për votimin e Marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Deputetja Mesila Doda u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro pasi Italia është një vend mik.
‘Ka patur një votim të deputetëve të PDIU-së pro marrëveshjes me Italinë dhe bëhet fjalë për një shtet mik për një shtet që është gjetur gjithmonë pranë nesh në momente tona të krizave. Ne duhet të jemi krah tyre. Është vendim i GJK. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë si Fredi Beleri, por flasim për një vend mik.’- tha Doda.
E pyetur nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste, Doda u përgjigj:
‘Ky është një konkluzion i juaji. Bëhet fjalë për marrëveshjen me Italinë, do duhej të mbështetja nga të gjithë. Ne sa herë kemi pasur nevojë kemi pasur përkrah shtetin italian. Pjesa tjetër janë thjesht konkluzione të juaja.’- tha Doda.
-
VIDEO
Kuvendi/ Amnistia penale hiqet nga rendi i ditës! Rithemelimi me zhurmues e pankarta në sallë
Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme. Me kërkesë të kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi është hequr nga rendi i ditës projektligji për amnistinë penale, pasi nuk u arrit konsensusi me opozitën për 84 vota.
Ndërkohë, Rithemelimi po vijon me skenarin e bllokimit, me zhurmues e pankarta në sallë.
“Në kuvend është depozituar kërkesa e kryetarit të grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, ku kërkohet heqja nga rendi i ditës së projektligjit për dhënie amnistie”, tha Nikolla.
-
VIDEO
'Shteti vrasës serial', ish-ministri Shëndetësisë: Të ndalohet fostoksina, po merr jetën e të rinjve! Shitet në kioska si karamele
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u bën thirrje autoriteteve që të ndalojnë fostoksinën, nxitur nga një rast ku një ditë më parë një 23-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar këtë lëndë helmuese. Para nisjes së seancës plenare, Shehu tha se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj lënde, ndonëse po shitet si ‘karamele’ nëpër kioska.
Deputeti demokrat tha se edhe shteti po bëhet ‘vrasës serial’ duke mos marrë masa për ndalimin e fostoksinës.
-
VIDEO
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Xhixho thirrje mazhorancës: Hapni konsultim me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërheqin nga seanca ligjin për zonat e Mbrojtura dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE.
Në një deklaratë publike për mediat, Xhixho tha se duhet të dëgjohet zëri i ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.
-
VIDEO
Sali Berisha, Safet Gjici? Kush përfiton nga amnistia, si do t'i bëjë PS 84 vota (21 shkurt 2024)
I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, deputeti socialist Plarent Ndreca i cili është edhe relatori i projektligjit për Amnistinë Penale sqaroi se pretendimi i Bashës nuk qëndron për arsye se subjekt i këtij...
-
VIDEO
Kundërshtitë e PD për Amnistinë Penale, Kthupi: Këto janë 2 pikat që duam të ndryshohen në projektligj
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ foli për mosdakordësitë e PD-së së Bashës sa i takon Amnistisë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend.
-
VIDEO
PD refuzon të votojë Amnistinë Penale, Manja reagon për ‘Repolitix’: Lajthitje juridike e tyre! Nuk amnistohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv sa i takon kërkesave të PD-së së Lulzim Bashës për Amnistinë Penale. Ai i konsideroi si ‘lajthitje juridike’ pretendimet e opozitës se me uljen e dënimit amnistohet korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
-
VIDEO
“Bardhi i penduari i non gratës”, Ndreca: Kemi negociuar me PD dhe Rithemelimin
-
VIDEO
Karaj: Në amendamentin për Amnistinë duhet të ishte përfshirë një gamë më e gjerë e veprave penale
-
VIDEO
Plarent Ndreca: Të akuzuarit për korrupsion nuk përfitojnë nga amnistia
-
VIDEO
Amnistia penale nesër në Kuvend, Basha kusht: Falni protestuesit! Po lironi zyrtarët e korruptuar!
84 votat për të miratuar Amnistinë Penale duket se nuk do të bëhen as në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend. PD e Bashës dhe Rithemelimi kanë deklaruar votën kundër. Kreu i PD ka akuzuar mazhorancës se po tenton të shpëtojë zyrtarët e korruptuar përmes një ndryshimi në minutën e fundit, ndërsa e kushtëzon votën pro me faljen e protestuesve të ndjekur penalisht apo të dënuar të viteve 2018-2020.
-
VIDEO
Subjektet e SPAK dhe GJKKO te Amnistia Penale! Përplasja PS-PD për amendamentin e socialistëve
Të dënuarit nga GJKKO duhet të jenë apo jo përfitues të amnistisë? Ky është ndarja më e madhe mazhorancës dhe opozitës për miratimin e amnistisë penale. Përplasja ka edhe për faljen edhe të protestuesve të dhunshëm të opozitës.