-
VIDEO
Berisha mesazh me podium nga shtëpia para protestuesve, e ndjekin pak më shumë militantë se kur flet nga ballkoni
Ndërkohë që duket se populli ka braktisur thirrjet e Rithemelimit për protestë, duke bërë që të pranishëm të jenë më së shumti militantë që thërrasin emrin e Berishës, në sheshin para godinës së qeverisë kanë dalë edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.
-
VIDEO
Turqia njeh patentat shqiptare, Edi Rama: Na i miratuat pas Gjermanisë, por ju mirëkuptojmë
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Turqi nuk ka lënë pa komentuar as njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit nga autoritetet turke, vendim i cili do të hyjë në fuqi në fillim të pranverës së këtij viti.
Gjatë konferencës së për shtyp bashkë me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Rama u shpreh falënderues për këtë vendim nga ana e shtetit turk, duke shtuar me nuanca humori se ndihej “i zhgënjyer” që patentat gjermane u njohën para atyre shqiptare.
-
VIDEO
Populli braktis Berishën, në protestë dalin Argita dhe Shkëlzeni
Ndërkohë që duket se populli ka braktisur thirrjet e Rithemelimit për protestë, duke bërë që të pranishëm të jenë më së shumti militantë që thërrasin emrin e Berishës, në sheshin para godinës së qeverisë kanë dalë edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.
-
VIDEO
Konflikti në Rripin e Gazës, Rama dhe Erdogan me të njëjtën pikëpamje: Zgjidhje, krijimi i 2 shteteve! Turqia dhe 5 vendet arabe të dalin garante
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndajnë të njëjtën pikëpamje për krijimin e 2 shteteve si një prej zgjidhjes së konfliktit në Rripin e Gazës.
-
VIDEO
Rritja me 30% e numrit të turistëve turq në Shqipëri, Rama-Erdoganit: Jam i bindur se nuk mërziteni që nuk shkojnë në Antalia
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri, me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.
-
VIDEO
Erdogan do mbajë fjalim ‘virtualisht’ për samitin që do mbahet në Tiranë për Ukrainën! Rama: Folëm edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan teksa foli për rritjen me 30% të numrit të vizitorëve turq në Shqipëri, me batutë i kërkoi kreut të qeverisë turke që të mos mërzitej për një fakt të tillë.
“Jam i kënaqur zoti President që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti numrin rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30%. Unë jam i bindur se nuk mërziteni kur turistët turq vijnë në Shqipëri dhe nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj do të nxisë investimet në fushën e turizmit.”- u shpreh kryeministri.
-
VIDEO
Rama në Ankara, Erdogan: Volumin tregtar me Shqipërinë do e çojmë 2 miliardë dollarë! Pastroni mbetjet e FETO-s duan të hedhin hije në marrëdhëniet tona
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Erdoan ndodhen në deklaratë të përbashkët pas nënshkrimit të marëveshjeve mes dy vendeve.
Përforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Volumi tregtar ka arritur në 1 miliardë dollarë, objektivi ynë është ta çojmë në 2 miliardë dollarë. Kam besim se do ia arrijmë në një kohë shumë të shkurtër -
VIDEO
Rama-Erdogan: E fituat bastin për spitalin memorial të Fierit! Shqiptarët nuk ju harrojnë për tre momente të rëndësishme që na u gjendët pranë
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me Erdogan e falenderoi për mbështetjen ndaj Shqipërisë ndërsa nënvizoi tre momente kyçe.
"Shumë faleminderit për fjalët të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur të mos bëjë një sqarim. Zoti president ne nuk kemi vënë bast për spitalin, sepse në Turqi janë të ndaluara me ligj, ndërsa në Shqipëri lejohen vetëm online. Ju e fituat bastin me shqiptarët për spitalin. Ai spital ishte investimi i parë publik në botë me 3 milion supervizorë ditë për ditë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët. Dua tu falënderoj për mikpritjen e dua të them ndoshta duke e përsëritur por besoj se sa herë flitet në këtë nivel për marrëdhëniet me Shqipërinë shqiptarët Shqipëria Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë për sot dhe për nesër. E para falë jush dhe qeverisë tuaj Kosova u njoh si republikë e pavarur pas minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë.
-
VIDEO
Erdogan-Ramës: Vendosëm bast dhe unë e mbajta fjalën për ndërtimin e spitalit të Fierit!
Presidenti turk, Erdogan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ankara me kryeministrin Edi Rama, nënvizoi se bashkëpunimi i Turqisë dhe Shqipërisë është shumëdimensional. Gjatë fjalës së tij foli për spitalin rajonal në Fier, për bastin që do të ndërtohej brenda 2 muajve dhe që bë realitet.
-
VIDEO
Tabaku e pranishme në protestën e thirrur nga Rithemelimi, pranë saj edhe ish-kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pavarësisht se më herët ka refuzuar të jetë pjesë e bashkimit mes Rithemelimit dhe deputetëve të grupit të Gazment Bardhit, ka zgjedhur të jetë e pranishme në protestën e mbrëmjes së sotme.
-
VIDEO
Rama vizitë zyrtare në Turqi, takon presidentin Erdogan, firmosin disa marrëveshjeve!
Me ftesë të presidentit turk Erdogan, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Ankara. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit.
-
VIDEO
Ndërtim në Karavasta? Zhupa: Skandal! Braçe: Totalisht mashtrim
Një shkrim i botuar në mediat online për një projekt ndërtimi në Divjakë-Karavasta, i marrë edhe nga deputetja e opozitës Ina Zhupa që akuzoi qeverinë për klientelizëm, u kundërshtua ashër nga deputeti socialist Erion Braçe. Në komisionin e Ekonomisë Braçe tha se qëllimisht mashtrohet kur lidhet ligji i zonave të mbrojtura me një projekt që është vetëm plani i zhvillimit të integruar të Divjakës.