-
VIDEO
Turqi, kryeministri Rama takohet me Presidentin Erdogan, pritet me ceremoni zyrtare
Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial të Turqisë nga presidenti Rexhep Taip Erdogan. Delegacioni shqiptar u mikprit me nderime të larta teksa u ekzekutuan himnet e të dyja vendeve.
Pas ceremonisë së veçantë të mikpritjes që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, Kryeministri Rama dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre dhe më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve
-
VIDEO
Ligji për zonat e Mbrojtura në Kuvend, Zhupa: I porositur! Do të ndërtohet në Divjakë-Karavasta e zona të tjera
Një ligj me porosi e konsideroi deputetja Ina Zhupa ligjin për zonat e Mbrojtura i cili kaloi në komisionin përgjegjës të Veprimtarisë Prodhuese dhe bëhet gati për t’u votuar të enjten në Kuvend
-
VIDEO
Turqi, kryeministri Rama homazhe në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk
Kryeministri Edi Rama ishte në Anitkabir, Mauzoleumin e “Mustafa Kemal Atatürk” për të nderuar figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë.
-
VIDEO
Rithemelimi pa lekë, partitë politike marrin 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore për partitë politike për vitin 2024. Në total, 11 parti politike kanë marrë nga buxheti i shtetit 345.6 milionë lekë.
-
VIDEO
Propozimi i Pandeli Majkos: Aministia Penale të jetë e përvitshme për festa kombëtare
-
VIDEO
Rama në Turqi për të takuar Erdogan, pritja në aeroportin e Ankarasë
Kryeministri Rama mbërriti në aeroportin ndërkombëtar të Ankarasë.
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ai ndodhet për vizitën dypalëshe dhe takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive tona.
-
VIDEO
Amnistia penale në Komisionin e ligjeve, PS: Po faljes së protestuesve të por jo ata që shkatërrojnë! Alibeaj: Mos bëni allishverishte
Socialistët janë gati të pranojnë propozimet e Partisë Demokratike për aministinë Penale duke bërë disa ndryshime dhe në pr/ligj dhe duke zgjeruar kategorinë e përfituesve.
-
VIDEO
Rithemelimi thërret protestë para kryeministrisë, Berisha në dritare! Rrugët që do të bllokohen
Mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë në orën 17:00
-
VIDEO
Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha ‘thumb’ Berishës: Në opozitë e trajtojmë si ditë proteste, në qeveri u mjaftuam me disa fjalë përkujtimi
Kjo ditë të rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, Basha tha se ka një domethënie të madhe për shqiptarët por edhe vetë demokratët. Më tej ai shtoi se ka ardhur koha që kësaj dite t’i jepet vendi që i takon në histori. Ai shtoi se PD është sjellë me dy standarde me këtë ditë, kur ishte në qeveri mjaftohej me disa fjalë përkujtimore, ndërsa në opozitë e sheh si ditë proteste, një thumb ky që duket si për Berishën në arrest shtëpie, i cili ka thirrur sot një protestë.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve të sigurimit, Basha: Premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD, dështim epokal
Kreu i PD, Lulzim Basha në një aktivitetit për 33-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, u ka kërkuar falje të përndjekurve poltikë dhe shqiptarëve për një premtim të pambajtur të PD-së.
Basha tha se hapja e dosjeve të sigurimit ka qenë një premtim i PD që ka dështuar, ndërsa tha se kanë çuar në Kuvend më parë kërkesën për hapjen e dosjeve. Sipas tij dosjet e sigurimit përdoren për të ushtruar presione.
“PD ka çuar në Kuvend prej kohësh një propozim që synon hapjen e plotë të dosjeve, edhe si një shërbim ndaj shoqërisë por edhe eliminimin e atyre që kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosjet e sigurimit për të ushtruar presion. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjecar i PD, dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve dhe të përndjekurve politikë për këtë dështim epokal”, tha Basha.
-
VIDEO
Basha: Do kërkojmë hapjen e dosjeve të KGB-së dhe UBD-së, të zbulohen emrat e spiunëve
Partia Demokratike do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UBD-së jugosllave. Basha thotë se mbajtja e fshehtë e këtyre emrave s’ka pasur asnjë qëllim tjetër veçse sabotimit dhe eliminimit të interesave kombëtare shqiptare.
-
VIDEO
Mosbindje civile, dhunë? Zbardhen skenarët e protestës së opozitës te Kryeministria, Rama ikën në... (19 shkurt 2024)
Pse proteston Rithemelimi ditën e nesërme? Për të dhënë përgjigje në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv ishte deputeti Bledion Nallbati.