-
VIDEO
Bardhi nga Korça: Përçarja, përgjegjësi e lidershipit! Nëse nisim punën sot, fitojmë në 2025-ën
Nga Korça Gazment Bardhi bëri fajtor lidershipin e Lulzim Bashës për përçarjen e demokratëve. Pas bashkimit me Rithemelimin e në një federatë me partitë opozitare, ai tha se është koha për të nisur fushatën.
-
VIDEO
Nis fushata në mbrojtje të viktimave të krimit, Manja në Lezhë: Strategjia e miratuar do përkthehet në plan veprimi
Qeveria Shqiptare ka një strategji të miratuar për mbrojtjen e viktimave të krimit, e cila do të përkthehet në një plan veprimi të qartë.
-
VIDEO
Basha: McGonigal lidhje edhe me aferën e inceneratorëve, padi në SPAK! Rama e korruptoi për të më goditur mua dhe PD
Kreu i PD, Lulzim Basha hedh akuza të reja ndaj Charles McGonigal, për të cilin thotë se është i lidhur edhe me aferën e inceneratorëve. Basha paralajmëroi padi në SPAK.
-
VIDEO
Rama në Munih për konferencën e Sigurisë, takime me zyrtarë të lartë gjermanë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Munih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.
-
VIDEO
PL propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët, fjala e plotë e Ilir Metës
Partia e Lirisë propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët. Kryetari i PL-së sot në një konferencë për median bëri publik dhe 4 propozimet që do përmirësojnë jetesën e të moshuarve në Shqipëri
-
VIDEO
Federata e opozitës pa Bashën, Meta: I mirëpritur në tryezë nëse do të përballet me regjimin
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët u pyet nëse duhet të pjesë e Federatës së opozitës edhe Lulzim Basha. Meta tha se çdo njeri që do të përballet me regjimin është i mirëpritur në tryezë.
-
VIDEO
A e ka gati 'Federata' e opozitës kandidatin për kryeministër? Meta: Emri im do udhëheqë Partinë e Lirisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar bashkimin e pjesshëm të opozitës në Federatë, ku mungon firma e Dash Shehit, Idrizit dhe Bashës.
-
VIDEO
Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Alibali: Nuk i sheh si faktorë që mund të fitojnë zgjedhjet në 2025-ën
Analisti Neritan Alibali i ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv tha se vizita e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në Tiranë kishte në qendër çështjen e Kosovës dhe drejtësinë në Shqipëri.
-
VIDEO
Deputeti i PS: Paqja, përpara vëllazërisë me Kosovën, Kurti të dëgjojë SHBA dhe BE
Deputeti i PS, Etjen Xhafaj ka deklaruar se Shqipëria ka për objektiv garantimin e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare.
I ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj tha se faktori ndërkombëtar ka dënuar vendimet e fundit të Albin Kurtit të cilat sipas tij rrezikojnë tensione.
Përpara vëllazërisë me shtetin e dytë shqiptar në rajon, Xhafaj tha se Tiranës por edhe SHBA e BE i intereson paqja në Kosovë dhe mirëqenia e qytetarëve shqiptarë atje.
"Sekretari i Shtetit, institucionet e BE, ata që ndjekin dhe bëjnë diplomaci ta shohin gjënë kaq bardhë e zi, do kishim dëgjuar një zë tjetër. Qëndrimi ka qenë uniform. Të thuash ka qenë ky e ai i ashpër, janë mekanizma. Objektivi i Shqipërisë është një Kosovë e pavarur, pjesë e organizmave ndërkombëtare, por mbi të gjitha një Kosovë në paqe dhe njerëzit të jetojnë mirë e të lirë", u shpreh Xhafaj.
-
VIDEO
Blinken në Tiranë, Kodheli për Report Tv: Shqipëria faktor dominues në rajon! Kuçova bazë ajrore
Vizita e sekretarit amerikan të shtetit është tregues i vëmendjes së shtuar të SHBA-së drejt Shqipërisë si një aktor dhe factor kyç në Ballkanin Perëndimor e jo vetëm.
-
VIDEO
Opozita jashtë axhendës së Blinken, Bardhi: E rëndësishme ruajtja e aleancës me SHBA-në
Gazment Bardhi i pyetur në lidhje me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili nuk takoi dje as një përfaqësues të opozitës, tha se kjo nuk ishte parashikuar në axhendën e tij, për shkak te mesazheve që përcolli.
‘Siç besoj nuk është çështje kohe por mesazhesh që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shteti, në varësi të tematikave të diskutimit është ndërtuar edhe axhenda. E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Federata e opozitës, Bardhi: Përçarja ka qenë dhurata më e mirë për Ramën, sot jemi bashkë
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas takimit me partitë opozitare për krijimin e Federatës së opozitës të Bashkuar. Bardhi tha se përçarja e opozitës ka qenë dhurata më e mirë për Ramën dhe se janë bërë bashkë për të mundur ‘regjimin’ e Ramës, siç ai e cilëson.
"Biem dakord gjithë që kjo është një ditë e mirë për opozitën. Pas bashkimit në diveristet të PD, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar. Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm në raport me atë që presin qytetarët, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim regjimin e Ramës dhe për t’u bërë alternativë serioze", tha Bardhi.