-
VIDEO
Propozim i PL: Pension të pjesshëm kush ka nën 15 vite pune! Meta: E çojmë në Kuvend, pensionistët më të diskriminuarit nga kjo qeveri
Partia e Lirisë do të propozojë nismë ligjore që pension të pjesshëm të përfitojnë edhe ata që kanë paguar më pak se 15 vite sigurime shoqërore. Ilir Meta thirri në tryezë pensionistët dhe ekspertët ku pas shqetësimeve, do dërgojë në Kuvend propozimet për reformën e skemës së pensioneve.
-
VIDEO
Partitë e opozitës dhe Rithemelimi mblidhen për krijimin e ‘Federatës’, Mediu: Të kthejmë pluralizmin dhe demokracinë
Partitë e opozitës janë mbledhur në një takim me qëllim krijimin e një Federate të opozitës së bashkuar.
Në takim marrin pjesë Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.
-
VIDEO
Amnistia penale, javën tjetër në komisionin e ligjeve pastaj në seancë! Ulsi Manja: Qasje pozitive për disa propozime të opozitës
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja la të kuptohet se disa nga propozimet e bëra nga PD do të pranohen duke marrë kështu dhe votën e duhur për këtë pr/ligj
-
VIDEO
Rama: Deri në 2030 synojmë ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë
Kryeministri Edi Rama thotë se synon që ta kthejë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë deri në vitin 2030. Në takimin e Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që mbahet për herë të parë në Tiranë, kreu i qeverisë se pavarësisht krizës energjetike që përfshiu globin, Shqipëria ndërmori reforma dhe mbrojti familjet duke mos ua rritur çmimin e energjisë.
"Mund të jeni në dijeni për reformën që kemi ndërmarrë, ja kemi dalë që të kemi një situatë të qëndrueshme dhe të mos e rrisim më çmimin e energjisë ndonëse kemi qenë të sfiduar nga kriza globale e energjive, në veçanti kriza e çmimeve të energjisë në Europë. Synimi është ta kthejmë Shqipërinë në eksportuese neto të energjisë deri në 2030, prandaj jemi duke investuar në burimet e energjisë nga era dhe dielli dhe të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100% i rinovueshëm", tha Rama.
-
VIDEO
Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ‘zbërthen’ takimin me Dumanin dhe krerët e drejtësisë
Në vizitën e tij të parë në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Për këtë arsye, sekretari i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.
-
VIDEO
Sejko: Në 2023 Shqipëria mirëpriti rreth 10 mln vizitorë, u ngjit në vendin e tretë në botë me rritjen më të shpejtë të turizmit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së tij në takimin e Konstituencës së përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, tha se Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente.
Sejko tha se duhet të çojmë para luftën kundër inflacionit. Më tej Sejko shtoi se plakja e popullsisë, kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive të Konstituencës sonë. Po ashtu, shtoi Sejko, fragmentimi gjeopolitik dhe efektet e ndryshimeve klimatike, po shndërrohen në sfida të së tashmes
-
VIDEO
Rama: Patëm boom turistik, në janar ‘mundëm’ edhe aeroportin e Beogradit! Sfidë rritja e pagave
Kryeministri Edi Rama ka komentuar bumin turistik që kishte vendi ynë sezonin që lamë pas, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një trend pozitiv dhe ka pasur goxha përmirësim pas pandemisë.
-
VIDEO
Ju thoni kryetar është Saliu", përplasen Mërtiri e Gështenja: SHBA s'ju llogarit
-
VIDEO
SPAK-ut i doli ‘frika’, do të godasë edhe mazhorancën’, ish-prokurori: Vizita e Blinken ishte nxitje për vijimin e Reformës në Drejtësi
-
VIDEO
Gështenja: Vizita e Blinken s'duhet të shitet si sukses i qeverisë! Nuk është hera e parë që një sekretar amerikan nuk takon opozitën
Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Lefter Gështenja vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Tiranë nuk duhet të konsiderohet si sukses i qeverisë. I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, faktin që Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës e cilësoi si të zakonshëm duke përmendur edhe raste të tjera kur sekretarët amerikanë kanë takuar vetëm përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv.
-
VIDEO
Vizita e Blinken në Tiranë, Ngjela: I theu hundët Saliut, ngriti figurën e Ramës! Pas takimit me Dumanin do shohim nëse do ketë emra të tjerë ‘non-grata’
Sa i takon mesazheve të Blinken për politikën e brendshme, avokati Spartak Ngjela tha se më i godituri nga kjo vizitë ka dalë Sali Berisha, i cili ka paditur Blinkenin për shpalljen non-grata nga SHBA-të në 2022-in.
-
VIDEO
Blinken komplimenta Ramës dhe 'shuplakë' Kurtit, eksperti Osmani: Vendimi për dinarin ka ndryshuar trajektoren amerikane për Kosovën
Kreshnik Osmani ekspert i çështjeve ndërkombëtare në një lidhje skype në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ka folur për mesazhet që dha Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës në Tiranë