-
VIDEO
Konflikti në Rripin e Gazës, Rama: Krijimi i 2 shteteve, e vetmja rrugëzgjidhje! Turqia dhe vendet arabe të dalin garantë për një shtet palestinez
Kryeministri Edi Rama i pyetur për luftën në Gaza tha se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit është formimi i 2 shteteve. Kreu i qeverisë tha se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet ndaj sulmeve por theksoi nga ajo çfarë po bëhet ndaj palestinezëve është shumë më tepër se kaq.
-
VIDEO
Rama: SHBA është më shumë se Trump! Nuk mendoj që NATO do të dobësohet e SHBA do t’i ikë rolit udhëheqës
Në konferencën për median kryeministri Rama u pyet dhe lidhur me deklaratën e Trump për NATO-n dhe Putin
“Zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump por SHBA-të janë më shumë se kaq. Nuk mendoj që NATO do të dobësohet dhe SHBA do t’i ikë rolit të tyre dhe udhëheqjes së tyre. Kur zgjedhjet të përfundojnë cështjet amerikane janë amerikane" tha Rama.
-
VIDEO
Blinken: Dialogu, shtegu i vetëm i duhur sa i përket Kosovës e Serbisë! Përgëzoj rolin e Shqipërisë, ka qenë forcë për stabilitet
Dialogu është shtegu i vetëm sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Kështu nënvizoi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
A ka një kërcënim serioz nga Rusia? Blinken: Jemi duke e marrë shumë shumë seriozisht, po flasim me aleatët
Antony Blinken në Konferencë: Kjo nuk është aftësi aktive por është dicka potenciale që jemi duke e marrë shumë shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim. Qëndro në gadishmëri. Jemi duke diskutuar me aleatët dhe partnerët për këtë. Fokusi I presidentit Biden është siguria e SHBA dhe popullit të SHBA-së.
-
VIDEO
Pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës shqiptare? Ja si përgjigjet Antony Blinken
I pyetur pse nuk u takua me përfaqësues të opozitës gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se kishte patur mjaftueshëm takime gjatë ditës së sotme duke përmendur takimin me të rinjtë, Begajn si dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.
-
VIDEO
Pengjet në Gaza, Blinken nga Tirana: Po bëjmë gjithçka për të arritur një marrëveshje e ata të kthehen në shtëpi
Sekretari amerikan i shtetit në Tiranë u pyet lidhur me situatën në Gaza dhe tentativat për arritjen e një marrëveshjeje
Pengjet në Gaza?
Antony Blinken në Tiranë: Ne kemi dhënë një propozim bashkarisht me Katarin e Egjiptit.Ia kemi dorëzuar në përgjigje të Hamasit një javë më parë. Ne besojmë që ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar.Jemi në proces së bashku me partnerët tanë katarit, Egjiptit e Izraelit duke punuar në mënyrë intensive me qëllim që mund të gjejmë një dakordësi. Besoj se kjo është e mundur. Ka disa cështje që janë shumë të vështira për tu zgjidhur. Po bëjmë gjithcka që të mundemi për të arritur një marrëveshje. Qëllimi është të kthehen pengjet në shtëpi e të kemi pauzë më të gjatë. jemi tejet të fokusuar e besoj se është e mundur.
-
VIDEO
'Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin', Blinken: Partneriteti me Shqipërinë më i fortë se kurrë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp nënvizoi se Shqipëria dhe SHBA kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme.
“Kryeministër Edi, ju falënderoj shumë që na keni mirëpritur këtu, por dhe për ngrohtësinë dhe për substancën dhe bisedën tonë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut.
Ky partneritetet mes dy vendet tona është më i fortë seç ka qenë ndonjëherë dhe marrëdhënia për ne kritike për të adresuar disa çështje, që janë vendimtare për dy popujt tanë dhe kjo është një rrugë me dy kalime. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, dhe si aleat kyc i NATO dhe një zë kyç në KS të OKB ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë”, tha ai.
-
VIDEO
Blinken: Reforma në drejtësi po jep rezultate, me rëndësi të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në gjyq
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë.
-
VIDEO
Blinken: Muajin e ardhshëm përurohet baza e NATO-s në Kuçovë
Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken deklaroi se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e NATO-s në Kuçovë
"Falenderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe është e angazhuar për të mbajtur përgjegjësinë e saj" tha Blinken
-
VIDEO
Blinken zbardh temat që diskutoi me Ramën: Nga siguria te mbështetja ndaj Ukrainës
“Kemi folur për punën tonë të fortë se bashku, për Ukrainën, tani për Këshillin e Sigurimit një çështje e rëndësishme… Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën. Gjithashtu po flasim për partneritetin e sigurisë mes vendeve tona.”, tha Blinken.
-
VIDEO
Reforma në Drejtësi, Rama falënderon Blinken: Falë mbështetjes së SHBA-ve, në Shqipëri është rrëzuar miti i pandëshkueshmërisë
Kryeministri Edi Rama falënderoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për mbështetjen e SHBA-ve për Reformën në Drejtësi. Rama tha se falë kësaj reforme në Shqipëri është rrëzuar miti i ‘pandëshkueshmërisë’ të personave të lidhur me pushtetin.
-
VIDEO
Rama zbardh diskutimet me Blinken, thirrje Kurtit: Kosova asnjë hap pa u konsultuar me aleatët, kërkesat për dialogun me Serbinë s'janë shtrënguese
Pas diskutimeve me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken kryeministri Rama i ka bërë apel Kosovës që të mos bëjë asnjë hap sa i përket dialogut me Serbinë pa u konsultuar me aleatët. Ndalur te situata mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se kërkesat ndaj Prishtinës nuk janë shtrënguese.