-
VIDEO
Basha: PD padi në SPAK mbi akuzat e Ahmetajt për Ramën se ai është përfitues i aferës së inceneratorëve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi la sallën e Kuvendit, sepse nuk u zhvillua interpelanca me kryeministrin Edi Rama për aferën e incneratorëve, tha se kreu i qeverisë ka përdorur vizitën e Blinken që t’i fshihet kushtetutës. Basha tha se javën e ardhshme do të bëjnë padi në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe Blerim Hoxhën, ku do të përfshijnë edhe akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës.
‘Inteperlancë të bëra para 2 javësh. Numri 2 e akuzoi se është de Facto pronar i inceneratorëve. Eshtë e qartë që sot Edi Rama ka përdorur nga njëra ana vizitën e Blinken për tu fshehur nga një detyrim kushtetues. I leverdis Edi Ramës që mos të ketë parlament që mos të përgjigjet para opozitës.
Keqardhje që ky skenar bëhet nga deputetë të opozitës. PD nuk dorëzohet para këtij realiteti para këtij teatri të qartë që luajnë me njëri tjetrin. PD padi penale bazuar mbi fakte, duke përfshirë pohimet e Ahmetajt, që përfitues si vërtetë është Edi Rama dhe për Blerim Hoxhën që ka vjedhur para nga inceneratorët.
Nuk është sensi i parlamentarizmit dhe demokracisë. siç e dini kushtetuta e Shqipërisë kryeministrin e mban përgjegjës për çdo akt. Ahmetaj ka thënë përfitues i aferës së inceneratorëve është Edi Rama dhe e ka thënë numri 2 i tij. Ne javën e ardhshme depozitojmë padi për shtyp.’- tha Basha.
-
VIDEO
Deputetja e Rithemelimit i fik mikrofonin Arbi Agalliut të PD, se lejon të flasë për interpelancën për Ahmetajn
Teksa deputeti i PD, Arbi Agalliu po fliste në Kuvend për interpelancën e kërkuar me Ramën sa i takon akuzave të Ahmetajt, një incident ndodhi mes dy kolegëve demokratë.
Deputetja e rreshtuar në anë të Rithemelimit, Elda Hoti, i fik mikrofonin kolegut të saj, duke mos e lejuar që të mbajë fjalën.
Ata nuk e lejuan as që të mbajë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit.
-
VIDEO
Anulohet interpelanca për Ahmetajn, PD: Rama s’mund të fshihet! Nikolla: Është në Bruksel, ia ka deleguar Spiropalit
Në Kuvend ishte parashikuar mbajtja e një interpelancë e kërkuar nga PD me Ramën për akuzat e Ahmetajt. Rama nuk ishte në Kuvend për shkak të axhendës, ndërsa sot pret edhe Antony Blinken dhe interpelancën ia kishte deleguar ministres Elisa Spiropali.
-
VIDEO
Nis Kuvendi, Rithemelimi vijon skenarin e bllokimit! Zhurmues e pankarta në sallë
Nis Kuvendi, Rithemelimi vijon skenarin e bllokimit! Zhurmues e pankarta në sallë
-
VIDEO
Kuvend/ Deputetët e Berishës e Bardhit i bien bilbilave në kuvend ditën kur në Tiranë vjen Blinken! Bllokojnë foltoren
Deputetët e Berishës e Bardhit i bien bilbilave në kuvend ditën kur në Tiranë vjen Blinken! Bllokojnë foltore. Sot në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit
-
VIDEO
Rama në Bruksel: Plani i rritjes, hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE! E trishtë që duhej Putini për të kujtuar sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor
Kryeministri Edi Rama pas takimeve në Bruksel u shpreh se plani i rritjes ekonomike është hapi i parë që vendet tona të jenë pjesë e BE.
-
VIDEO
"Sot është vonë", Vokshi: Bashës i ka ikur treni i amerikanëve
-
VIDEO
Anëtari i Këshillit të PD-së, Logu: Klasa politike nuk është aq komode nga vizita e Blinken
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Besart Logu në Repolitix në Report Tv tha se vizita e Antony Blinken konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.
-
VIDEO
Karaj: Vizita e Blinken, kundër influencave ruso-kineze në rajon!
Deputeti i PS Lavdrim Krashi ka bërë analizë të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë ditën e nesërme. I ftuar në Repolitix në Report Tv Krashi nënvizoi se SHBA ka marrëdhënie fantastike me vetëm dy kombe në botë dhe këtu veçoi shqiptarët e britanikët.
-
VIDEO
Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, Beqiri: Noka e ka bërë të flasë me vete për ngjarjen në Elbasan! Shantazhojnë njëri-tjetrin
Teksa foli për situatën më të fundit të krijuar në kampin opozitar, me bashkimin e grupit të deputetëve të Gazment Bardhit me Rithemelimin, avokati Idajet Beqiri tha se bëhet fjalë për interesa personale të personave që kanë pranuar të bashkohen me Berishën.
-
VIDEO
'Më parë vdes se shkoj te Berisha', del mesazhi i Gaz Bardhit, si betohej kundër ish-kryeministrit para 'bashkimit'
Kalimi i Gazment Bardhi nga Lulzim Basha te Sali Berisha ka qenë i papritur pasi ishte betuar që nuk do ta bënte kurrë.
-
VIDEO
Blinken nesër në Tiranë, masa të rrepta sigurie! Ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi dhe parkimi
Tirana do jetë nën masa të rrepta sigurie gjatë vizitës së Antony Blinken ditën e nesërme. Nga sot në disa akse rrugore përreth Kryeministrisë do ndalohet parkimi. Ndërsa nga nesër do bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore.