-
VIDEO
Rama pritet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen për tregtinë e lirë
Kryeministri Edi Rama është pritur në Abu Dhabi nga Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan. Teksa ka ndarë foto nga takimi, Rama ka zbardhur edhe fokusin e bisedës.
-
VIDEO
‘Turp i shtetit shqiptar’, gazetari Dervishi për masakrën e Peshkëpisë: Nuk u njoftuan autoritetet greke për aktin terrorist! S’pati asnjë hetim të ngjarjes
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Repolitix” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ka folur masakrën e Peshkëpisë të ndodhur në 1994-ën nga grupi “Mavi” pjesë e të cilit ishte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, duke dhënë disa detaje të padëgjuara më parë.
-
VIDEO
Historiani Xhufi: Kur ndodhi masakra e Peshkëpisë Berisha ishte president, s’e kuptoj si mundi ta kandidonte Belerin! Pse iu mbyll procesi gjyqësor atëherë?
Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është ndalur te akuzat ndaj tij si i përfshirë në “Masakrën e Peshkëpisë”.
-
VIDEO
Qeveria rikthen fondet për agroturizmin, kush përfiton? Zv.ministri i Bujqësisë: Konsultim i hapur gjatë Majit! Kemi kërkuar asistencën e gjermanëve
Si çdo fushë e turizmit në Shqipëri edhe agroturizmi ka fituar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas dhe të huaj gjatë 5 viteve të fundit, ku vetëm gjatë vitit 2023, ky sektor pati një rritje të ardhurash me 30%.
-
VIDEO
Shehi: PD-në dhe Rithemelimin do i shohim si rivalë në zgjedhjet e 2025, për koalicion flasim pas garës
Në zgjedhjet e 2025 kreu i LZHK Dashamir Shehi tha se Rithemelimin dhe PD do t’i shohë si rivalë ndërsa për koalicion tha se mund të flitet pas garës elektorale.
-
VIDEO
Dashamir Shehi: Katër pikat ku duhet të bashkohet opozita! Nga sistemi zgjedhor te raporti me ndërkombëtarët
Katër janë pikat që sipas Dashamir Shehit duhet të bashkojnë opozitën. Në “Frontline Interview” në Report Tv kreu i LZHK e nisi me listat e hapura e sistemin zgjedhor dhe e përfundoi me mbështetjen ndaj SPAK e përmirësimin e raporteve të opozitës me ndërkombëtarët.
-
VIDEO
Shehi: Bardhi u bashkua me Berishën për karrigen! Teatër! Shtegu i ri opozitar të mos jetë pas individëve, por brenda një platforme
Gazment Bardhi është bashkuar me Rithemelimin e Sali Berishës për karrige. Kështu u shpreh në “Frontline Interview” në Report Tv Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi.
-
VIDEO
Vizita e Blinken në Tiranë, Haklaj: Ka në qendër SPAK-un! Sa herë që vjen një sekretar amerikan i shtetit ka përmbysje të ‘status-quo’-së në vend
Teksa foli për vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken pritet të mbajë në Tiranë në 15 shkurt, anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj u shpreh se sa herë që një sekretar shteti viziton Shqipërinë, ka ndryshime të ‘status-quo’-së, si në rastin e Hillary Klinton, ku një vit pas vizitës së saj Berisha humbi pushtetin.
-
VIDEO
Dash Shehu heq dorë nga bashkimi i opozitës, kundër Rithemelimit: Në zgjedhje do hyjmë vetëm! Boll me Berishën e Bashën, të dalë një i ri
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dash Shehi ka hequr dorë nga bashkimi i opozitës. I ftuar në emisionin “Frontline Interview” me Marsela Karapançon Shehu u shpreh edhe kundër bashkimit të Gaz Bardhit me Rithemelimin, ndërsa një ftesë pati për kolegët e tjerë opozitarë që t’i bashkohen për të ndërtuar një rrugë të re në zgjedhjet e ardhshme.
-
VIDEO
E cilësoi si ‘të zakonshme’ vizitën e Blinken në Tiranë, Haklaj bën dekaratën e fortë: Ilir Meta është në prag të shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA
Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv bëri deklaratën e fortë për Ilir Metën duke thënë se kreu i Partisë së Lirisë është në prag të shpalljes non-grata nga SHBA.
Duke iu referuar deklaratës së Metës që e cilësoi si “të zakonshme” vizitën e paralajmëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë, Haklaj tha se i është hequr viza amerikane edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
“Meta është në prag të shpalljes non-grata. Se i ka disa dosje në SPAK. Edhe vizitën e Blinken e cilësoi si të zakonshme. I është hequr viza amerikane edhe atij edhe Monika Kryemadhit. I bie që është gjysmë-non grata. Le të dalë dhe të thotë se nuk është”- u shpreh Haklaj ndër të tjera.
-
VIDEO
Shoqata e Diasporës letër Gjiknurit e Alibeajt: Të pakënaqur me ‘Zgjedhoren’, Kuvendi po injoron vendimin e Kushtetueses për votën e emigrantëve
Diaspora shprehet e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve. Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” thotë se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve i kërkon përfshirje në konsultimet e Komisionit.
-
VIDEO
Rama në samitin e Dubait: Përafrimin e legjislacionit të BE mund ta bëjmë brenda 2 vitesh, Kroacisë iu deshtën 7
Kryeministri Edi Rama ndodhet në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, atë që e quan dhe ‘mik të çmuar’ Tony Blair.