-
VIDEO
Vizita e Blinken, Meta: Ngjarje normale, kanë ardhur dhe të tjerë
Teksa gjithnjë e më shumë vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri po konsiderohet si historike, kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta e quan ngjarje normale. Ai thotë se Blinken vjen në Tiranë njëjtë si shumë Sekretarë të tjerë të shtetit ndër vite.
'Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta.
M.Q./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Çështja ‘Butrinti’ Ina Zhupa thirrje ministrit Gonxhe” Mos firmos transferimin tek koncesionari pa u shprehur ‘Kushtetuesja’
Deputetja Ina Zhupa, përmes një deklarate nga Kuvendi i ka bërë thirrje ministrit Blendi Gonxhe që të mos e firmosë kalimin e Butrintit të koncesionare pa marrë më parë vendim Gjykatës Kushtetuese
-
VIDEO
Diskutimi për luftën në Ukrainë në KS, ambasadori Hoxha: Treguam se për një vend të vogël, s’ka ushtri me të mirë se ligji ndërkombëtar
Në një konferencë me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në kohën kur drejtonte Këshillin e Sigurisë, u ndal edhe tek diskutimi për luftën në Ukrainë. Hoxha tha se lufta në Ukrainë është një luftë e zgjedhur dhe se është një agresion i padrejtë. Hoxha tha se si vend i vogël, treguam se s’ka ushtri më të mirë sesa ligji ndërkombëtar.
-
VIDEO
Mandati i Shqipërisë në OKB, ambasadori i BE-së: Na ndihmoi në arritjen e objektivave tona! Ishte urë lidhëse
Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se Shqipëria ka qenë një urë lidhëse e BE-së në Këshillin e Sigurimit. Gonzato vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në arritjen e objektivave.
‘Arritja e Shqipërisë ishte një mundësi shumë e mirë për të zgjeruar faktorin tonë. Nuk mund të integrohej plotësisht Shqipëria në mekanizmat tona, por u siguruam që të kishin akses në rrjetin tonë shumë të rëndësishëm diplomatik. Kur Afrika ishte në axhendë mendojmë se ne ishim shumë të dobishëm duke iu ofruar ju shumë informacione të dobishme. Ishte e admirueshme sesi Shqipëria na ndihmoi në arritjen e objektivave. Shqipëria luajti rolin e një ure lidhëse, Feriti informoheshin se çfarë ndodhet në KS. Në takimin mujor që ne kishim kishte një vend ku Shqipëria luante një rol pozitiv. Shqipëria ka arritur të sigurojë që disa çështje të rëndësishme të diskutohen në Këshillin e Sigurisë.’- tha Gonzato.
-
VIDEO
Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ambasadori Hoxha: Vendosi vendin në hartën globale
Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim përmbyllës me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit
-
VIDEO
Bardhi dorëzohet te Rithemelimi: Bëra betejë për lidership të ri, por dështova! Iu bashkova mendimit të shumicës se s'do i bie murit me kokë
Zgjedhja për t’iu bashkuar Rithemelimit Gazment Bardhi i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se ka ardhur pasi ka bërë betejë për lidership të ri por ka dështuar. Në këto kushte ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte.
-
VIDEO
'Zgjedhorja', Gazment Bardhi: Komisioni një farsë, na lanë jashtë se po tentohet një reformë jo konsensuale
Opozita nuk do të heqë dorë nga aksioni opozitar në parlament. Kështu tha Gazment Bardhi në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.
-
VIDEO
Gazment Bardhi: Përçarja e opozitës i jep Ramës mandatin e 4-ët
Gazment Bardhi e argumenton bashkimin me Rithemelimin e Sali Berishës për të mos i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se kanë kuptuar se beteja me njëri tjetrin po e dobësonte PD.
-
VIDEO
Bardhi: Rrugët e mia me Bashën janë ndarë, ai nuk është i pozicionuar qartësisht në opozitë
I ftuar te “5Pyetjet nga Babaramo” në Report TV Gazment Bardhi deklaroi se rrugët me Lulzim Bashën i ka ndarë.
-
VIDEO
A e pranoni Berishën kryetar? Gazment Bardhi: Po, e pranoj vullnetin e anëtarëve të partisë
Në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo” Gazment Bardhi tha se e njeh Sali Berishën kryetar të Rithemelimit.
-
VIDEO
Bashkimi me Rithemelimin, Bardhi: Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve! Për disa çështje nuk kemi qëndrime të njëjta
I ftuar në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, deputeti Gazment Bardhi foli për bashkimin me grupin e Rithemelimit duke theksuar se pavarësisht mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD, ka ende gjëra për të cilat deputetët kanë qëndrime të ndryshme.
-
VIDEO
A e sheh veten si kandidat për kryeministër të vendit? Ja sesi përgjigjet Gazment Bardhi
Deputeti Gazment Bardhi tha në emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo se nuk e kishte menduar ndonjëherë veten si kryeministër të vendit.