-
VIDEO
Pse nuk unifikohet opozita? Salianji debat me gazetarin: Ka dy rrugë, radikalizim në parlament ose diversifikim të aksionit
Dy rrugë ka Rithemelimi për deputetin Ervin Salianji. “Ose radikalizim në parlament ose ta diversikojmë aksionin”, tha ai në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ndryshe mendon gazetari Arbër Hitaj i cili u shpreh se opozita duhet të kishte një qasje normaliteti me grupin e Lulzim Bashës për hir të kauzës nisur edhe nga rasti i fundit i kërkesës për interpelancë me Ramën për deklaratat e Arben Ahmetajt.
-
VIDEO
Salianji kundër Berishës dhe Bashës: Zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin! Partia pronë publike
Ervin Salianji kërkon një model ndryshe nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të cilët tha se nuk lëshojnë karrigen e kryetarit. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se partia nuk është pronë private.
-
VIDEO
Salianji i 'numëron gabimet' Bashës: S’kam pasur asnjëherë kontakt me Berishën kur ai ka qenë kryetar partie
Deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka numëruar ato që i quan gabime të kryetarit të PD Lulzim Basha.
-
VIDEO
Deputetët e Rithemelimit s'heqin dorë nga kaosi në Kuvend, protestë jashtë! Garda ndalon të përjashtuarit! PS i paralajmëron: S'na ndalni
Vetëm 15 minuta ka zgjatur seanca plenare e kësaj të hëne, ndërsa është ndërprerë pasi deputetët e grupeve të Bardhit e Berishës edhe këtë herë kanë krijuar kaos. Fillimisht ata janë përplasur me Gardën teksa tentonin të futeshin me dhunë, teksa mes tyre kishte edhe deputetë të përjashtuar më herët. PS paralajmëroi përjashtime të tjera, ndërsa Gazment Bardhi akuzoi Ramën
-
VIDEO
Kaosi brenda dhe jashtë parlamentit, Salianji: Ka rënë kolona e demokracisë, parlamentarizmi!
Deputeti Errvin Salianji në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv teksa ka folur për kaosin e sotëm brenda dhe jashtë parlamentit të Rithemelimit, tha se kjo bëhet sepse sipas tij rënë parlamentarizmi
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Basha i ashpër me deputetët e opozitës: Turpi ynë! Janë atje me firmën time, të dalin e të shohin sa vota kanë marrë
Lulzim Basha u ndal edhe tek kaosi i deputetëve të opozitës në Kuvend ku foli me fjalë të ashpra, ndërsa e cilësoi shfaqje teatrale aksionin e tyre.
-
VIDEO
Poli Hoxha zbulon prapaskenat: Çfarë i ndodhi Gaz Bardhit në SHBA që shkoi te Berisha
Për herë të parë Gazment Bardhi i është bashkuar protestës së Rithemelimit duke shkuar poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani. I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv ishte gazetari Poli Hoxha i cili tha se Bardhi me këtë vendim është pozicionuar
-
VIDEO
Bardhi: U shqyem nga xhaketa për t’u futur në Parlament, kjo është e paimagjinueshme! Do t’i bashkohem çdo proteste
Pas përfundimit të seancës plenare për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.
Bardhi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi.
Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.
‘Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend.
Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Kuvend/ Bardhi, Dogjani dhe Noka çajnë kordonin e Gardës, futen me dhunë në sallën e parlamentit! Nikolla: Turp t'u vijë
Deputetët Gazment Bardhi, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka të shoqëruar nga disa prej të përjashtuarve kanë çarë kordonin e gardës në hyrje të parlamentit duke u futur në seancë plenare me dhunë. Mes kaosit të Rithemelimit, kryeparlamentarja e Kuvendit Lindita Nikolla është detyruar që të mbyllë seancën për rreth 16 minuta. “T’u vijë turp”, u tha Nikolla.
-
VIDEO
Deputetë e opozitës tentojnë të futen në Kuvend, s’i lejon garda! Dogjani përplaset fizikisht me efektivin
Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe ato të Gazment Bardhit po tentojnë që të futen në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Megjithëse rezultojnë të përjashtuar, deputetët e opozitës, kanë tentuar që të futen brenda, ndërsa nuk janë lejuar nga garda e cila është bërë ‘gardh’ para derës së Kuvendit.
‘Nuk është kapanon ky! Nuk mund të bllokosh deputetët të futen në parlament’- tha Ervin Salianji.
Ndërkohë deputeti Asllan Dogjani është përplasur me një nga punonjësit e Gardës.
Deputetët e përjashtuar janë : Ervin Salianji, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmon Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, Luan Baçi.
-
VIDEO
Tentojnë të futen me dhunë në Kuvend, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit mbajnë ‘peng’ dhe Fatmir Mediun
Deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar nga seanca plenare, kërkojnë të futen me dhunë në sallën e Kuvendit. Duke qenë se kanë bllokuar hyrjen për në Kuvend, kanë lënë jashtë edhe Fatmir Mediun i cili siç shihet në foto ka mbetur i bllokuar mes të përjashtuarve.
-
VIDEO
Tensione në hyrje të sallës së Kuvendit, deputetët e përjashtuar të Rithemelimit përplasen me gardën, autobotë me ujë e 500 efektivë në gatishmëri
Deputetët e Rithemelimit rikthehen në seancën e sotme, me skenarin e vjetër. Janë zhvilluar përplasjet e para në hyrje të sallës së parlamentit, ku deputetët e Rithemelimit që janë të përjashtuar janë përplasur me gardën.