-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për pensionet/ Braçe: Greqia duhet të ndihet keq, po mohon një të drejtë për punëtorët shqiptarë atje
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për sigurimet shoqërore, të firmosur ditën e sotme, mes Shqipërisë dhe Italisë, nga e cila do të përfitojnë pensionet shqiptarët që punojnë në Itali por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.
-
VIDEO
'4 me 0 për PS-në në 2025 në Gjirokastër', Kthupi i PD i përgjigjet Kumbaros: Ke humbur 3 mijë vota në 2021
Ministrja e turizmit, Mirela Kumbaro nga një takim në Gjirokastër tha se PS në zgjedhjet e 2025 do të fitojë 4 mandate. Në emisionin Repolitix në Report tv i ka dhënë një përgjigje sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Fatos Klosi: Listat e hapura nuk bëhen, kërkesa 1 Zonë Kombëtare Zgjedhore e padrejtë
Ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi në Repolitix me Denis Mingën në Report TV ka folur për Reformën Zgjedhore dhe propozimet kyçe të PD.
-
VIDEO
Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rezart Kthupi: Parlamenti e ndryshon Kodin edhe pa konsensus
Reforma zgjedhore duhet bërë patjetër sipas sekretarit për Reformën Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi. I ftuar në Repolitix në Report Tv Kthupi u shpreh se sistemi duhet ndryshuar sepse ka probleme.
-
VIDEO
Avokat Çaça: Rama nuk ka frikë nga listat e hapura, një zonë zgjedhore nuk i intereson PS-së
Për avokatin Përparim Çaca propozimi i Partisë Demokratike për një zonë zgjedhore sa i përket Refomës Zgjedhore, nuk i intereson Partisë Socialiste. Në emisionin Repolitix në Report tv, Çaça u shpreh se kryeministri Rama nuk ka frikë nga listat e hapura.
-
VIDEO
Azgan Haklaj: Në 2021 Bashës iu grabit karrigia e Kryeministrit! Bllokimi i komisionit të Zgjedhores i kalkuluar nga trekëndëshi i Bermudës
Anëtari i Kryesisë së PD Azgan Haklaj në Repolitix në Report Tv tha se bllokimi i komisionit të Reformës Zgjedhore është bërë me skenar të atij që e quan "trekëndëshi i bermudës" duke iu referuar këtu Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
-
VIDEO
A do të bëhet Shqipëria (6 shkurt 2024)
Drejtuesi i lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj ka treguar se kush e financon aktivitetin e tyre. Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Lapaj tha se që nga mesi i muajit dhjetor lëvizja vetëfinancohet nga vetë qytetarët të cilët kontribuojnë në faqen e lëvizjes në web.
-
VIDEO
Lapaj kërkon depolitizim të administratës zgjedhore: Komisionarët në zgjedhjet të jenë avokatë, noterë e gjyqtarë
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj në një intervistë për emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv tha se do të kërkojnë depolitizimin e administratës zgjedhore. Sipas Lapajt komisionerë duhet të jenë noterë, avokatë, prokurorë e gjyqtarë, të cilët përveç burgut të rrezikojnë edhe heqjen e licencës nëse kryejnë shkelje.
-
VIDEO
Pakti me Italinë për emigrantët, Shpëtim Idrizi: Të arrihet marrëveshja për pensionet e shqiptarëve edhe me Greqinë
Kryetar i PDIU Shpëtim Idrizi në “Studio Live” në Report Tv ka përgëzuar marrëveshjen Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Idrizi tha se shpreson që një marrëveshje e ngjashme të arrihet dhe me Greqinë
-
VIDEO
Iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Berishës, Bardhi: Bashkë në betejën kundër Ramës! Ligjin për Komisionet Hetimore e çojmë në Kushtetuese
Të hënën pasdite Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.
-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’, Alibeaj: Teatër i shëmtuar në bashkëpunim me qeverinë, nuk e duan reformën
Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas bllokimit të mbledhjes nga deputetët e Rithemelimit akuzoi këta të fundit se po bëjnë një teatër në bashkëpunim me qeverinë.
Sipas Alibeajt, as Rithemelimi dhe as qeveria nuk do të ketë një Reformë Zgjedhore mbi pikat e kërkuara nga Partia Demokratike.
“U kërkoj ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që me shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Dua ta bëj të qartë që në fillim. Ajo që ndodhi sot, nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga një palë që nuk e do reformën zgjedhore. Një palë që e ka shndërruar mbledhjen në matje muskujsh.
Pala e mazhorancës ka treguar se është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar dhe se nuk e do një reformë të tillë. I vendos një perde dhe mur të madh publikut. Nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Arsyeja reale pse dy palët nuk e duan është sepse nuk duan propozimet tona që janë në interes të publikut, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës dhe Shqipëria një zonë elektorale. Të dyja palët që zhvillojnë këtë teatër nuk duan ta pranojnë. Qëndrimi i PD që në ditën e parë”—tha Alibeaj.
-
VIDEO
'I gëzofshi! Viva Albania e Italia!’ Rama mesazh shqiptarëve për firmosjen e marrëveshjes në Romë
'I gëzofshi pensionet! Viva Albania e Viva Italia’ ky ishte mesazhi i urimit I kryeministrit Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur sot me Italinë për njohjen e pensioneve.