-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve, Hasani: Këmbëngulje 10 vjeçare e qeverisë shqiptare
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka dalë në një konferencë për gazetarët pas firmosjes së marrëveshjes me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mbi domethënien e kësaj marrëveshje në aspektin politik, Hasani tha se kjo tregon që marrëdhëniet mes 2 vendeve janë gjithmonë e më të afërta si dhe shtoi se për një arritje të tillë ka pasur një këmbëngulje nga qeveria shqiptare që prej disa vitesh.
“Kjo marrëveshje është negociuar në detaje dhe kjo marrëveshje tregon që marrëdhëniet tona janë gjithnjë e më afër. Ndoshta do të krijojë edhe kushte shumë më të mira . Krijimi i këtij ambienti pozitiv për njerëz që kanë sakrifikuar shumë është padyshim arritje shumë e madhe. Ka pasur një insistim 10-vjeçar nga qeveria shqiptare që në çdo konferencë pika kryesore ishte firmosja e marrëveshjes. Insistimi dhe presioni pozitiv ka qenë konsistent dhe rezultatet sot janë këto”, tha ai.
-
VIDEO
Manjani ne Itali:Pensionet, disa lloje, bashkohen periudhat, perfitojne emigrantet nga te dy shtetet
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, deputetët e grupit Bardhi-Berisha futen me forcë në sallë dhe bllokojnë mbledhjen e komisionit! Nuk lejojnë Gjiknurin të hyjë
Deputetët e Rithemelimit dhe të grupit Bardhi kanë bllokuar sërish mbledhjen e radhës së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Pasi hynë me forcë në sallë, deputetët kanë zënë karriget e kolegëve të tyre socialistë dhe nuk kanë lënë bashkëkryetarin e komisionit, Damian Gjiknuri që të hynte në sallë.
-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi Komisionin, Gjiknuri: Absurditet përse opozita s'do që ta çojmë përpara reformën
#reporttv #lajmeshqip #lajmeshqip Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, pasi Rithemelimi pengoi zhvillimin e mbledhjes, tha se do e zhvendosin online. Gjiknuri thotë se është absurditet se përse dy grupet e opozitës nuk dua ta çojnë para këtë Reformë, pasi grupi i Bashës nuk ishte i pranishëm në sallë.
-
VIDEO
Damian Gjiknuri përplaset me deputetët e Rithemelimit, i kërkojnë ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore
Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është përplasur me deputetët e Rithemelimit të cilët nuk e kanë lënë të hyjë në sallën ku do të mbahej mbledhja.
Deputeti Noka i ka bllokuar hyrjen Gjiknurit duke i kërkuar që të ndryshohej bashkëkryetari që përfaqëson opozitën në këtë komision.
-
VIDEO
Deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan sallën e mbledhjes, komisioni i Reformës Zgjedhore kalon ‘online’
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.
Në sallën ku ishte përcaktuar të mbahej mbledhja e komisionit, nuk pati asnjë deputet të PS apo të PD-së së Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Sot mbledhja e radhës e Komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët e grupit Bardhi-Berisha tentojnë të hyjnë me forcë në sallë
Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët e grupit Bardhi-Berisha të hyjnë në sallën ku pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit për Reformën Zgjedhore.
-
VIDEO
A e njeh Berishën kryetar të PD pasi iu bashkua protestës poshtë ballkonit? Bardhi: Bashkë në betejën kundër Ramës
Pas vizitës që zhvilloi në SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua dje për herë të parë protestës poshtë ballkonit të Sali Berishës non grata. I pyetur nëse e njeh Berishën si kryetar të PD, Bardhi thotë se bashkohen rreth ideve dhe jo individëve
"Ne bashkohemi rreth ideve rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth individëve konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë", tha Bardhi.
Sa i takon protestës, ai thotë se do i bashkohet çdo proteste qytetare.
"Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar cdo protete qytetare.Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyc i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyc edhe për PD. Falenderoj Escobar për mikëpritje. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike.
-
VIDEO
Bardhi: Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre, s’ka lejuar deputetët e opozitës të futen në Kuvend
Gazment Bardhi thotë se do të kallëzojnë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën për shpërdorim detyre pasi nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në Kuvend. Bardhi thotë se nuk mund të përjashtohen vetëm përse mbajnë pankarta në duar.
“S’mund të përjashtosh deputetë vetëm se mbajnë pankarta në duar. Dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë. Kryetarja e kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë nis seancën me gjysmën e sallës bosh duke marrë edhe autoren e kryerjes së asaj vepre penale. Do kallëzojmë Nikollën për shpërdorim detyre dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin duke penguar deputetët e opozitës në Kuvend”, tha Bardhi.
-
VIDEO
Qeveria pranoi propozimet e opozitës për Amnistinë Penale, Bardhi: Nuk e votojmë pa u rikthyer normaliteti në Kuvend
I pyetur nëse opozita do të votojë në Kuvend Amnistinë Penale pasi qeveria njoftoi se do të përfshinte edhe propozimet e opozitës për zgjerimin e personave përfitues, Gazment Bardhi tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë deri në momentin që parlamenti t’i rikthehet normalitetit.
Pavarësisht konsensusit për projektligjin e Amnistisë Penale, Bardhi tha se do duhet që fillimisht qeveria të përmbushë kërkesat e opozitës për komisionet hetimore në mënyrë që të ketë një konsensus të plotë për Amnistinë e të burgosurve.
“Së pari, para se të shkojmë në votimin e ligjeve konsensuale ku Amnistia ka qenë e tillë, Parlamenti duhet t’i rikthehet normalitetit dhe kjo po pengohet nga refuzimi që mazhporanca bën ndaj kërkesave të opozitës. Ne e mbështesim Amnistinë Penale, ka qenë traditë e gjatë kur është votuar në mënyrë konsensuale, Por para se të shkojmë në këtë fazë, pra të bëjmë një konsensus të rremë, do duhet t’i rikthehemi shinave të kushtetutshmërisë. Ngritja e komisioneve hetimore është funksion kushtetues i Kuvendit”- tha Bardhi.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Hasani pritet nga homologu Tajani
Mbi 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga njohja e pensioneve me Italinë. Marrëveshja do të nënshkruhet sot mes ministrit të Jashtëm Igli Hasani dhe homologut Antonio Tajani. Përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë.
-
VIDEO
‘Hajde o Gaz me ne!’ momenti kur militantët e Berishës marrin Bardhin te ‘rrugica Salës’
Gazment Bardhi për herë të parë iu bashkua sot protestës së Rithemelimit poshte ballkonit të Sali Berishës, i cili është në arrest shtëpie për aferën Partizani.