-
VIDEO
‘Konfuzion’ në komisionin ‘online’, Açka: Kështu është kur detyrohemi të futemi në kafaz, nga pseudoterroristët me kollare dhe me imunitet shqiptar!
U mbajt sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik seanca e radhës e diskutimit mbi ndryshimet dhe shtesat në Ligjin e Librit.
-
VIDEO
Rithemelimi paralajmëron kaos e protestë, Kuvendi merr masa, në oborr futen dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë
Ndërkohë që grupi i Bardhit dhe Berishës ka paralajmëruar kaos në seancë plenare dhe protestë jashtë parlamentit, nga ana e Kuvendit janë marrë masa. Në oborrin e parlamentit janë futur dy furgona të FNSH-së dhe një autobot me ujë.
-
VIDEO
Grupi Bardhi-Berisha vijon bllokimin e Kuvendit, gazetari Kikia: Kjo axhendë s’u ka sjellë asnjë ndryshim! Palët në luftë se kush do zërë vendin e dytë
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar në Report Tv skenarin e grupit Berisha-Bardhi për bllokimin e seancave plenare. Kikia thotë se ky skenar nuk u ka sjellë asnjë lloj ndryshimi, pasi nuk janë plotësuar asnjë nga kërkesat e opozitës.
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja për ndërtimin e linjës kabllore nënujore me Egjiptin, Rama: Projekt ambicioz për të qenë kampionë të inovacionit në rajon
Ditën e sotme (5 shkurt) në kryeministri është nënshkruar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore që lidh Shqipërinë me Egjiptin.
Kryeministi Edi Rama e konsideroi projektin si një 'autostradë digjitale' të Mesdheut që lidh 2 vendet dhe theksoi se ky projekt shënon një gur kilometrik për vizionin e ‘Shqipërisë 2030’ dhe të shndërrimit të vendit në kampione të inovacionit në rajon.
-
VIDEO
A janë të intimiduar nga politika? Kryetarja e Gjykata Kushtetuese: Do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e pyetur nëse janë të intimiduar nga politika, tha në konferencën për gazetarët se ata bëjnë përpjekjet maksimale për të punuar në mënyrë hermetike. Zaçaj u shpreh se do kurajo të marrësh vendime që nuk janë popullore.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Zaçaj: Shteti shqiptar ka juridiksion në zonën ku do ndërtohen kampet
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka folur në lidhje me marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, së cilës më 29 janar Kushtetuesja i dha dritën jeshile.
-
VIDEO
Çështja 'Beleri', kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Nuk ka kërkesë për përshpejtim të procesit për masën e sigurisë
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një konferencë për shtyp, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja, ajo u përgjigj se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.
Ajo shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit në lidhje me masën e sigurisë.
“Në datën 28 shtator 2023 GJK ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare. S’ka ardhur në proces, është duke u përgatitur, janë duke u marrë materialet. Në momentin që një çështje bëhet gati dhe relatori është gati kërkon datën dhe vendoset. Nuk na rezulton të kemi kërkesë për përshpejtim nga palët e përfshira në proces”, tha Zaçaj.
-
VIDEO
Vota e emigrantëve dhe mandati i Olta Xhaçkës, Zaçaj: Vendimi i GJK detyrim ligjor! Duhet të zbatohet nëse duam të kemi institucione demokratike
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga afati 1 vjeçar i dhënë nga Gjykata Kushtetuese ndaj politikës për të garantuar votën e emigrantëve, kryetarja Holta Zaçaj tha se nuk kishte një mekanizëm ligjor për t’i detyruar palët politike ta zbatojnë një vendim të tillë pasi është detyrim ligjor dhe nuk mund të imagjinohej mos-zbatimi i tij. Zaçaj është pyetur sot në lidhje me vendimin e institucionit që ajo drejton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
-
VIDEO
Kuvend/ Nesër seancë, ‘Foltorja’ kaos brenda dhe protestë jashtë! Të enjten pritet të kalojë ligji për bastet online
https://youtu.be/RR2W2NINssc
-
VIDEO
Basha: Data e përballjes së parë me qeverinë do jenë zgjedhjet e ardhshme! Kemi përfunduar hartimin e programit qeverisës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Roskovec në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të degëve të partisë.
-
VIDEO
Nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale te politika, Basha me të rinjtë: Një grusht zombiesh e mumiesh duan ta mbajnë Shqipërinë peng! PD do jetë krah jush
Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë, me temë “Rinia & IA ( inteligjenca artificiale)” duke folur për të mirat dhe rreziqet e saj.
-
VIDEO
Deklaratat e Ahmetajt, Meta: Zgjodhi të mos bëhej kokë turku, është kërcënuar me jetë
Kreu Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt për inceneratorët dhe akuzat që hodhi ndaj kryeministrit Rama.
Nga Korça, Meta tha se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi që të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur. Meta thotë se Ahmetaj është kërcënuar me jetë