-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, seancën tjetër thirret Luan Hoxha, Mediu: Shpresoj të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të zbardhet e vërteta
Ish ministri i Mbrojtjes doli nga gjyqi I GJKKO-së. Në një prononcim për median ftoi të gjithë të dëshmojnë për të thënë të vërtetën.
“Ministri i Mbrojtjes nuk ka bërë asgjë veçse ka zbatuar ligjin dhe detyrën. Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë e të flasin, në interes të zbardhjes së të vërtetës të dëshmojë për të thënë të vërtetën” tha Mediu
Seancën e radhës prokuroria ka thirrur Luan Hoxhën, ish shefi I shtabit të përgjithshëm që ndodhet në Amerikë. Ende nuk dihet si do të merret dëshmia e tij.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR: Partitë të angazhohen për konsultime gjithëpërfshirëse! Basha: Palët të ndalin lojërat politike për interesa vetjake
OSBE/ODIHR ka përgëzuar angazhimin e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reformën Zgjedhore të vendit para zgjedhjeve parlamentare 2025 dhe ka kërkuar që partitë politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në dobi të qytetarëve.
-
VIDEO
Berisha për herë të parë në SPAK, thyhet miti i politikanit të paprekshëm ?! (23 Janar 2024)
Avokati Idajet Beqiri në “Repolitix” në Report Tv thotë se deklaratat e Berishës pas daljes nga SPAK janë gënjeshtra, ndërsa shtoi se nuk ka folur para prokurorëve. Ai tha se do të thirret sërish për t'i komunikuar akuzën. Për avokatin Përparim Çaça, ish kryeministri sot ka bërë rolin e negociatorit me prokurorët.
-
VIDEO
"As zonja Meri s'e zgjidh dot", avokati: Deputetët e Rithemelimit të hutuar, s'dinë ça do ndodhë
Ndonëse po diskutohet për krijimin e një federate opozitare me qëllim bashkimin, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv thotë se fati i partisë më të madhe opozitare, PD-së tashmë të ndarë në tre fraksione nuk mund të parashikohet.
-
VIDEO
Mit'hat Havari flet për raportet me politikanët: Berishën s’e kam dashur asnjëherë! I kthen 'reston' Ramës: Erdhi në pushtet me kulisa
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin Frontline në Report Tv ka folur për rrugëtimin e tij ndërsa është ndalur dhe te raportet me figurat më të rëndësishme politike. Një koment pati dhe për kryeministrin Edi Rama të cilin tha se e ka përmendur në librin e dtij “Mes Dy Epokash” duke i kthyer reston pasi shtoi se kryeministri e ka përmendur në librin e tij “Kurban”.
-
VIDEO
Vrasja e Sinomatit, Softa: Ka dy pista hetimi! Vrasësit mund të përgatiten edhe në poligone, jo çdo kush duhet të shkojë
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë mbrëmjen e 7 janarit, është ende pa autor. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ tha se për ekzekutimin e të riut ka dy pista të besueshme hetimi, e para lidhet me lidhjet e viktimës në Belgjikë, dhe e dyta mund të jetë për hakmarrje
-
VIDEO
‘Mbi 200 të arrestuar nga operacioni 'Tempulli' në Tiranë', gazetari: Ja zonat në kryeqytet ku shitet droga
Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv duke folur për megaoperacionin ‘Tempulli2’ tregoi edhe zonat ku shitet drogë në kryeqytet.
-
VIDEO
Veliaj: Këtë vit asfaltojmë 100 rrugë rurale
Bashkia e Tiranës ka planifikuar asfaltimin e 100 rrugëve rurale, që do të kenë impakt për zonën ku bëhen këto ndërhyrje. Duke inspektuar punimet në rrugën “Ura Domje - Lagjia Tagan”, Veliaj tha se kundërshtarëve u përgjigjet me punë.
-
VIDEO
Berisha për herë të parë në SPAK, Murati për Report Tv: Po fillon të ndjejë në kurriz peshën e ligjit, kishte fikë se i ashpërsohej masa
Gazetari Erl Murati ka komentuar në Report Tv marrjen në pyetje të Sali Berishës për herë të parë nga SPAK për aferën ‘Partizani’.
-
VIDEO
‘Masa ndaj meje staliniste’, Berisha shkon të izolohet sërish në shtëpi
Pasi ka dalë nga SPAK, Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë se mund të shkojë në burg pasi ka mbajtur një fjalë të gjatë për mediat. Gazetari i tha se po thyen masën e sigurisë arrest shtëpie pasi po komunikon me gazetarët, ndërsa Berisha e cilësoi një masë staliniste. Por pastaj i pafuqishëm përballë drejtësisë së re u nis sërish për tu izoluar në banesë
-
VIDEO
"U fshehën nën tavolinë kur përmenda Ramën", Berisha: SPAK si u përpoq të intimidonte prokurorët
Sali Berisha prej më shumë se 90 minutash ishte para prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai ku dha shpjegime për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Ai u shoqërua në vajtje e kthim me makinë policie, teksa dha llogari për herë të parë për rolin e tij në aferën ‘Partizani’, ku dhëndri Malltezi përfitoi miliona euro.
-
VIDEO
‘Genc, na i memorizo pak’, Berisha i hutuar pas daljes nga SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme u shfaq pak i hutuar në komunikimin me gazetarët teksa tregonte pyetjet që u kishin drejtuar prokurorët e SPAK.
Ai i kërkoi ndihmë avokatit, Genc Gjokutaj për të sjellë në kujtesë pyetjet që i ishin bërë.
Berisha: Nuk ishin pyetje ato, por një vetëdenigrim... Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje mediokër sa...
Ndërhyrja e avokatit Gjokutaj: Sot është rrezuar çdo masëe sigurie e vendosur për mos-paraqitjen e Berishës në SPAK. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove