-
VIDEO
Në sy të ambasadorëve, ‘grupi’ i Bardhit dhe Rithemelimi nisin kaosin në Kuvend! U bien bilbilëve dhe bllokojnë foltoren para fjalës së Begajt
Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit, duket se nuk kanë hequr dorë as ditën e sotme nga kaosi në Kuvend. Në prani të ambasadorëve të pranishëm në sallë, para nisjes së fjalës së Begajt, deputetët e Rithemelimit dhe ‘grupi’ i Bardhit kanë bllokuar foltoren me pankarta dhe duke u rënë bilbilëve kanë kërkuar që punonjësit e Gardës të nxirren jashtë.
-
VIDEO
Ambasadorët vazhdojnë nga lozha e Kuvendit ‘zhurmuesit’ e Rithemelimit
Ambasadorët e huaj në Shqipëri i janë bashkuar sot seancës së parë plenare për 2024. Nga lozha e Kuvendit kanë përpara syve grupin e Rithemelimit që është rreshtuar para foltores së Kuvendit.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar nis me fishkëllimat e deputetët e Berishës në këmbë! Në lozhe ambasadorët vëzhgojnë
Presidenti Begaj do të mbajë fjalë në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar sot pasdite, ku pritet të votohen ndryshimet në Qeveri, me Goxhajn dhe Pirdenin që i shtohen kabinetit. Rithemelimi dhe grupi i 'Bardhit', kanë paralajmëruar sërish kaos, ndërsa për socialistët rregullorja e re deri në 2 muaj përjashtim, do rikthejë shpejt normalitetin
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar, Basha mbërrin në Kuvend në krah të Alibeajt
Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbarritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e parë plenare që zhvillohet për vitin e ri. Ai është shfaqur në krah të Enkelejd Alibeajt, ndërsa pas tij janë edhe deputetët e grupit parlamentar të PD.
-
VIDEO
Ambasadori britanik mbërrin në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës për sesionin e ri parlamentar
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës për sesionin e ri parlamentar në orën 17:00.
-
VIDEO
PL:Këshilli bashkiak të mblidhet për inceneratorin e Tiranës
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, akuzoi Veliaj se kërkon të përdorë Partinë Socialiste si mburojë ndaj gjyqit të drejtësisë.
-
VIDEO
'Berisha nuk ekziston', Celibashi letër partive për administrimin e zgjedhjeve e votimin elektronik
Kreu i KQZ -së Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kryetarëve të partive dhe Komisionit për Reformën Zgjedhore ku u kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE-së për reformën.
-
VIDEO
Rithemelimi paralajmëron sërish kaos në Kuvend, PS: Ndryshimi i Rregullores krijon kushtet për sesion normal
Para nisjes së sesionit të ri të Kuvendit sot në orën 17:00, Bledi Çuçi ka mbledhur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fjalën e mbajtur para deputetëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tha se ndryshimet në rregullore synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave plenare
-
VIDEO
KQZ i jep mandatin, Plarent Ndreca zëvendëson Ahmetajn si deputet i PS
Plarent Ndreca do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ vendosi sot t’i japë mandatin juristit Plarent Ndreca.
-
VIDEO
Nesër seanca e parë për 2024, Kuvendi miraton ndryshimet e kabinetit qeveritar! Rithemelimi paralajmëron kaos, Berisha i sheh nga shtëpia
Pas tymuese dhe flakadanëve, mazhoranca dhe opozita takohen nesër sërish në sallën e kuvendit të Shqipërisë për një sesion të ri parlamentar. Ndryshime e kabinetit qeveritar votohen nesër, por peng i kaosit dhe skenarit të dhunës kanë mbetur disa nisma ligjore që kërkojnë 84 vota.
-
VIDEO
Veliaj mbledh këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak: Tur në çdo njësi për t’u shpjeguar qytetarëve projektet, vetëm PS e çon Tiranën përpara
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj mblodhi në një takim këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, të cilëve i porositi të nisin një tur takimesh në të gjitha Njësitë Administrative për të komunikuar dhe shpjeguar qytetarëve punën e bërë dhe projektet për qytetin.
-
VIDEO
Lidhje me trafikantë dhe pastrim parash, dosja voluminoze për Flamur Nokën gati për SPAK
Kush është trafikanti i drogës mik i Flamur Nokës, të cilit i referohet Gazmend Bardhi? Në dokumentacionin e mbledhur për SPAK përmbahen pagesa, kontrata, shitblerje apartamentesh dhe kalime financiare nga ana Flamur Nokës, i cili edhe pse nuk ka asnjë detyrë profesionale, bën një jetë shumë luksoze.