-
VIDEO
'Pse doli publikisht vetëm pas arrestimit të Berishës?' Basha: S'isha pjesë e telenovelës por në terren për të përgatitur PD për zgjedhjet 2025
Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratik. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit.
Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto 4 muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet, organizimin e saj, kontaktet me qytetarët e grupet e interesit dhe nisjen e procesit të ofertës tonë elektorale për procesin e ardhshëm zgjedhor parlamentar dhe iniciativat politike.
PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush bërtet e tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj.
Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë" tha Lulzim Basha.
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, Basha: Unë e deputetët e mi gati ta dorëzojmë imunitetin vullnetarisht
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend dhe pr/ligjin që propozon heqjen përfundimtare të imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK, në mënyrë që Kuvendi mos të bëhet ‘mburoja’ e aktorëve politikë.
Basha garantoi se ai dhe të gjithë deputetët e tij janë gati ta dorëzojnë vullnetarisht.
“Propozimi që kam dërguar në parlament është solid me përvojë e vendeve të tjera. Kërkohet dhe vullneti i të tjerëve. Dua të konfirmoj vullnetin tim dhe të PD-së për heqjen vullnetare dorë nga imuniteti sipas propozimit që i kam dërguar aty. Kjo i komunikohet dhe SPAK. Po ju kujtoj iniciativën tonë për heqjen përfundimtare të imunitetit për të gjithë deputetët e Kuvendit
-
VIDEO
Pse nuk shkoi në Kuvend për të votuar heqjen e imunitetit për Berishën? Basha: Shkak kaosi, ne e bëmë të qartë qëndrimin tonë
Kryetari i PD Lulzim Basha në konferencën për shtyp është përgjigjur dhe për mungesën në seancën plenare ku u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK. Ai tha se shkak për mungesën ishte situata në të cilën ndodhej Kuvendi për shkak të kaosit të krijuar nga Rithemelimi, megjithatë nënvizoi se qëndrimi i PD u bë i qartë nga Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e këshillit të mandateve ku dhe doli me një raport përmes të cilin rekomandonte heqjen e imunitetit.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, Basha: U degdis në katin e 8-të, kosto e zgjedhjes së vet! PD të lërë pas të shkuarën, është e domosdoshme
Kryetari i PD-së Lulzim Basha reagon për herë të parë publikisht lidhur me vendosjen e Sali Berishës në ‘arrest shtëpie’
I pyetur nga Report Tv cili ishte reagimi i tij Basha u përgjigj se Berisha po përballet dhe merr përgjegjësinë për zgjedhjen që bëri -
VIDEO
Deklarata e Ramës për Reformën Zgjedhore, Basha: Alibi për t’i ikur përgjegjësisë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, ku i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama sa i takon mos-interesimit të opozitës për nisjen e punës së Komisionit Bipartizan për Reformën Zgjedhore.
-
VIDEO
‘Federatë opozitare’, PD e qartë: S’ka bashkim pa larguar Berishën non grata
PD zyrtare e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet pesimist në Report Tv lidhur me përpjekjet për bashkimin e opozitës me federatë.
-
VIDEO
Tabaku flet pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve: Ndodhemi në këtë situatë prej mungesës së vullnetit të qeverisë
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Jorida Tabaku tha se jeta parlamentare në vend ndodhet në këtë situatë për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës.
-
VIDEO
Vrasja e Aleks Nikës më 21 Janar, ja pse është i rëndësishëm ekspertimi i predhës në Itali! Avokati: Pika kyçe e procesit
Avokati Dorian Matlija në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv deklaron se ky ekspertim është tepër i rëndësishëm për të rihapur hetimet e dosjes së 21 janarit, siç ka kërkuar dhe Gjykata e Strasburgut.
-
VIDEO
Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, do shqyrtohet programi i Kuvendit 15 janar-23 shkurt
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
-
VIDEO
Veliaj inspekton punimet për kopshtin 37 në Njësinë 10: Miratuam fondin më të madh për shkolla e kopshte
Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin nga e para të kopshtit 37 në Njësinë 10, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit. Punimet që po kryhen në këtë kopësht, i cili e çon në 101 numrin total të kopshteve dhe çerdheve të ndërtuara dhe rikonstruktuara në Tiranë, u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj
-
VIDEO
Ligj i ri për turizmin, Mete: Nuk preket qiradhënësi individual, synojmë taksimin sa më të drejtë të operatorëve turistikë
Ministri i Financave, Ervin Mete pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se ligji i ri për turizmin nuk ndryshon asgjë lidhur me taksimin e qiradhënësve individualë.
-
VIDEO
'Ushqehemi shumë shtrenjtë, shuuumë shtrenjtë' Erion Brace tregon arsyet
Deputeti socialit, Erion Braçe ka reaguar pas raportit të INSTAT të publikuar ditën e djeshme, në të cilën thuhej se çmimet e ushqimeve mbetën sërish të larta edhe për muajin dhjetor 2023.