-
VIDEO
‘Partizani’/ Ngjela për Report Tv: Kur Berisha të dënohet me formë të prerë s’do jetë më në politikë, Basha të jetë më aktiv
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv situatën politike dhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha ditën e djeshme.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: Në tiranë 51 mijë apartamente të pabanuara, pastrim parash
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, thotë se në Tiranë është e pamundur të blesh një apartament, sidomos për një çift të ri.
-
VIDEO
Frontline Exclusive/Djali i Bedrie Lokës dëshmon videot e dhunës së Xhemalit ndaj së ndjerës (11 janar 2023)
Emisioni Frontline, në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanco publikon dy video ekskluzive përmes të cilave dokumentohen episode të tjera të dhunës që burri ushtronte ndaj të ndjerës Bedrie Loka e cila vendosi që ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë më 2 janar të këtij viti
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, Basha: Keqardhje, u degdis në katin e 8-të, kosto e zgjedhjes së vet! PD të lërë pas të shkuarën, është e domosdoshme
Për herë të parë, Lulzim Basha komentoi vendosjen e Sali Berishës në arrest shtëpie. Duke iu përgjigjur pyetjes së Report Tv, kreu i PD thotë se degdisja në katin e tetë në arrest shtëpie, është kosto e veprimeve të tij.
-
VIDEO
Krijohet 'Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin'! Rama propozon Adea Pirdenin në krye të dikasterit të ri
Kabineti qeveritar ka pësuar sërish ndryshime. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e ministrisë së re të Shtetit për Administratës Publike dhe Antikorrupsionin duke propozuar në krye të dikasterit Adea Pirdenin e cila aktualisht mban postin e zëvendës ministres së Drejtësisë.
-
VIDEO
Deklaratat e Bashës, Bejko: '10 me yll', do kenë efekt edhe tek Rithemelimi!
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv komentoi konferencën për shtyp të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se me këtë konferencë Basha hapi siparin e një gjuhe të re politike.
-
VIDEO
Basha: Bashkimi i fraksioneve në PD nuk duhet të jetë mekanik, por për kauzat! Rasti me LSI-në solli kosto për demokratët
Lulzim Basha pranoi se disa nga lëvizjet që ka bërë PD në të kaluarën për t ‘ju imponuar qeverisë, nuk kanë patur sukses. I pyetur për bashkimin e fraksioneve të PD-së, ai tha se ky bashkim nuk duhet të jetë mekanik, por bashkim interesash politike dhe kauzash. Rast që i ka kushtuar PD-së ai përmendi bashkimin me LSI-në.
-
VIDEO
Bardhi e akuzoi për lënien e PD-së në opozitë për 12 vite, Basha: Pjesë e lojës së Ramës për të mbajtur konfliktin brenda partisë
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur reagimit të bërë nga Gazment Bardhi lidhur me deklaratat e tij në konferencën për shtyp.
Ai tha se reagimi i bërë nga Bardhi është pjesë e lojës që mban konfliktin brenda Partisë Demokratike.
“Kjo është pikërisht ilustrim i asaj që thashë që nuk do ndodhë më, të bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD-së, brenda opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës. Unë do dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund”- u shpreh Basha.
-
VIDEO
Pse nuk e përmendni 'McGonigal'? Basha: Kam mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë! Dardha e ka bishtin mbrapa
Kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp është pyetur se përse nuk e përmend çështjen McGonigal. Ai tha se ka mbajtur qëndrim kur çështja ka dalë ndërsa preferoi që të përgjigjej me një thënie popullore 'dardha e ka bishtin mbrapa'.
"Kam reaguar kur çështja ka dalë për herë të parë pothuajse një vit më parë dhe e kam thënë fare qartë çfarë kam dashur të them se e drejta vonon por nuk harron. Çështja nuk është në gjyq por pritet të jepet vendimi përfundimtar. Dhe prapë meqë na pëlqejnë këto thëniet popullore dardha e ka bishtin mbrapa. S’mund të flas në emër të institucioneve amerikane", tha Basha.
-
VIDEO
'Cic-mice', Basha debat me gazetarin: Unë jam kryetar i PD-së, e thotë Gjykata, KQZ dhe të gjitha institucionet
I vënë përpara parashtrimit se nuk është larguar nga detyra megjithëse dha dorëheqjen më 21 mars 2022, Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se ai është kryetari i PD-së sipas zgjedhjeve të 29 korrikut ‘një anëtar, një votë’. Basha theksoi se KQZ, ndërkombëtarët dhe institucionet e shtetit shqiptar or edhe ndërkombëtarët e njohin atë për kryetar të PD.
Basha: Nuk e kam thënë unë që jam kryetar i PD-së, e thotë KQZ-ja, gjykata, institucionet e shtetit shqiptar dhe institucionet ndërkombëtare ku Partia Demokratike bën pjesë. Unë padiskutim jam kryetar i zgjedhur një anëtar një votë më 29 korrik. Ju lutem pyetje të tjera sepse ato kanë kaluar. Unë sot mendoj që shqiptarëve u vlen e sotmja dhe tutje. Gjykata është e qartë, KQZ-ja është e qartë edhe për zgjedhjet e Kuksit.
Pyetje: Por KQZ-ja u detyroi të autorizonit zotin Alibeaj, por gjithsesi meqënse nuk doni të përgjigjeni…
Basha: Janë cic mice që u interesojnë pak njerëzve.
Pyetje: E keni të vështirë të pranoni që s’keni dhënë dorëheqjen? Kur thoni…
Basha: Thash edhe njëherë, e morët përgjigjen e plotë. Zgjedhjet e 29 korrikut janë të qarta, statusi ligjor i kryetarit të partisë është i qartë. Dëshirat e të tjerëve janë dëshirat e të tjerëve, unë nuk ndaloj askënd që të ketë dëshira dhe ëndrra. Këto janë faktet, këto janë faktet.
-
VIDEO
‘Mirënjohja më ka mbajtur peng të Berishës’, Basha tregon pse zgjodhi të ndahet prej ish-kryeministrit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ka qenë mirënjohja ajo që e mbajti peng ndaj Sali Berishës. Ndërsa thumboi deputetët demokratë të cilët iu bashkuan grupi të Rithemelimit, duke thënë se në asnjë moment nuk kanë pasur interes për Sali Berishën por kanë pasur interesa personale lidhur me renditjen e tyre në listën e kandidatëve për deputetë.
-
VIDEO
Vula e PD në Apel, Basha: Kënaqësi që i jepet fund një pjese të vërdallosjes! Gjykata vërteton në çdo moment se kryetari jam unë
Në konferencën që po mban për mediat, Lulzim Basha u pyet edhe për vendimin e Gjykatës të Lartë për kthimin e çështjes së vulës së PD-së në Gjykatën e Apelit.
"E para vendimi i Gjykatës së Lartë është në përputhej me kërkesën tonë ndaj gjykatës së apelit. Kënaqësi që Gjykata e lartë i dha fund një pjese të vërdallosjes nëpër gjykata. I bëj thirrje apelit që të bëjë gjykim të plotë dhe jo të pjesshëm të çështjes. Edhe Gjykata e Tiranës po e pyetët se kush është kryetar i PD do tu thotë se ai është Lulzim Basha. Nuk e them unë që jam kryetar i Pd e thotë gjykata", tha Basha.