• VIDEO

    Mbledhja Bardhi - Rithemelimi me debate, i ndan Berisha! Kundër rezolutës, Gjekmarkaj: Nuk sulmoj SPAK e ndërkombëtarët

    Në mbledhjen e parë pa Berishën të grupit Bardhi-Rithemelimi, ish-kryeministri në arrest shtëpie për aferën “Partizani”, kthehet në pikën që i ndan edhe më shumë. Luan Baçi kërkoi që deputetët të firmosin një rezolutë për të dënuar arrestimin e Berishës, por të tjerë i dolën kundër dukë mëshuar se s’mund të sulmojnë drejtësinë dhe ndërkombëtarët që e kanë shpallur 2 herë non grata.

  • VIDEO

    Zgjedhjet 2025/ Veliaj mbledh kryetarët e PS-së së Tiranës: Familja jonë politike duhet të shtohet edhe më shumë! Synojmë mandatin e katërt

    Qëllimi i Partisë Socialiste është ta çojë vendin përpara, duke vijuar punën për zhvillimin e ekonomisë, të turizmit dhe shpejtimin e integrimit në Bashkimin Europian. Ky ishte mesazhi që Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, kishte për kryetarët e PS në Tiranë, në takimin e zhvilluar në selinë rozë, duke shënuar kështu nisjen e punës për zgjedhjet e vitit 2025

  • VIDEO

    Çelet ‘Shtëpia e Biznesit’ Rama: Fasoneritë në vdekje klinike jo për shkak të ‘euros’! Qeveria s’jep ‘serume’! Të adaptohen

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në çeljen e ‘Shtëpisë së Biznesit’, një urë lidhëse mes sipërmarrjeve dhe qeverisë. Rama tha se kjo strukturë vjen si domosdoshmëri e adresimit të problematikave të biznesit. Kryeministri kritikoi edhe biznesin fason duke thënë se është në vdekje klinike

    • VIDEO

      Situata kritike e fasonerive, Rama: Jo për shkak të ‘euros’, koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës, ka vdekur

      Një tjetër shkak pse situata e industrisë fasone në Shqipëri ndodhet në vdekje klinike jo për faj të qeverisë dhe as në lidhje me euron. 

      “Një temë e dhimbshme. Situata e industrisë fasone në Shqipëri. Kjo ditë do vinte dhe nuk lidhet thjesht me euron. Është gabim. Është qasje komplet e gabuar ta shohësh këtë si një ditë që e solli forcimi i lekut dhe situata e re që kjo ka krijuar me euron. Jo! Kjo ditë do të vinte sepse koha e shfrytëzimit të krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues në treg ka vdekur prej kohësh. E kush e ka kuptuar prej kohësh që ajo kohë ka vdekur, në atë industri ka marrë masat për t’u adaptuar. Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë”.

    • VIDEO

      Basha në festën e PD-së në Lezhë: 2024 vit përcaktues për të rikthyer pushtetin politik tek qytetarët

      3% e shqiptareve kontrollojnë qarkullimin e parasë formale dhe informale dhe ky përqendrim ekonomik është dhe politik i bej qeverie që ka harruar detyrimet e veta kushtetuese, duke i popullit çdo liri

    • VIDEO

      'Federata opozitare’, Mediu kundër Bardhit dhe Bashës: Bashkimi të jetë pa kushte!

      Gazment Bardhi konfirmoi në Report Tv se ka nisur bisedimet mes deputetëve të tij, atyre që mbështesin Berishën por dhe aleatëve, për një koalicion të gjerë opozitar. Por Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv thotë se kjo ka qenë idea e tij dhe për këtë bashkim shtoi se është hedhur një platformë.

    • VIDEO

      Fatmir Mediu zbardh telefonatën me Shkëlzen Berishën ditën e Gërdecit!

      Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në “Studio Live” në Report Tv ka folur për masakrën e Gërdecit dhe gjyqin që po zhvillohet për këtë çështje

    • VIDEO

      Model gjerman për ligjin për komisionet hetimore? Bardhi: Gënjeshtër! Është bërë nga një komuniste si Felaj

      Gazment Bardhi, pas mbledhjes me grupimin e Rithemelimit u pyet në lidhje për projektligjin për komisionet hetimore. Sipas Bardhit është një gënjeshtër se është model gjerman, pasi sipas tij është një ligj i bërë nga një komuniste si Ermonela Felaj.

      ‘Gënjeshtër, se projektligjin për komisionet e kanë marrë në modelin gjerman, nuk ka lidhje fare e ka bërë Ermonela Felaj që është një komuniste. Ka një dispozitë të veçantë që është për detyrimin e mazhorancës. S’kanë asnjë të drejtë të ndryshojnë objektin e kërkesës nëse deputetët nuk janë miratimin. Ky është modeli gjerman.  Ne nuk do të bashkohemi me federatën ruse, por me BE-në. Projektligji për komisionet hetimore i mbyll derën ligjit për komisionet. Pasi është bërë një mënyrë të atij që objekti që do të hetohet të ta diktojë Edi Rama.’- tha Bardhi.

    • VIDEO

      Reforma Zgjedhore, Bardhi: Deputetët e Bashës të mos e japin votën për t’i dhënë fitoren Ramës në tavolinë

      Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat komentoi edhe konferencën e kryedemokratit Lulzim Basha, se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.

      Bardhi tha se ka bindjen se ata deputetë që mbështesin Bashën janë opozitarë dhe se nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës.

      “Unë kam bindjen e plotë që shumica e kolegëve që janë rreshtuar me Bashën janë opozitarë të mirë. Nuk mund të votojnë ligje të Ramës që dëmtojnë opozitën dhe i jep fitoren në tavolinë Ramës. E kemi provuar njëherë në 2020. Ndaj atij ndryshimi të njëanshëm ndaloi me mjete anti-demokratike rotacionin politik në vitin 2021. Një pjesë e atyre kolegëve do duhet të shërbejnë që Basha dhe ndonjë tjetër të mos shpërbejnë si kërpërata e 2024”, tha Bardhi.

    • VIDEO

      Bardhi pas takimit me deputetët e Berishës: Do vijojmë kaosin në Kuvend

      Gazment Bardhi thotë se do të vijojnë kaosin në Kuvend, ndonëse Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Pas mbledhjes me deputetët e Berishës, Bardhi thotë se opozita është në protestë.

      “Patjetër që opozita është në protestë dhe do ta vijojë. Kjo do të ndodhë dhe të hënën. Seanca e të hënës është, vjen kryetarja ju përshëndes dhe vit të mbarë. Kaq është thelbi i seancës. Nëse ka çështje të tjera sigurisht që ne do të diskutojmë lidhur me këto”, tha Bardhi.

      Bardhi po ashtu shtoi se është diskutuar edhe për bashkimin. 

      "Është diskutuar çështja e bashkimit të PD dhe opozitës. Secili koleg ka dhënë mendimin e tij se si është mënyra më e mirë për të forcuar PD do jem para jush", vijoi Bardhi. 

    • VIDEO

      Balla shkon në Fier, paralajmëron 'fshesën' : Na duhen adminstratorë të rinj

      Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në cilësinë e drejtuesit politik të këtij qarku, mblodhi sot Këshillin Koordinativ të Partisë Socialiste të Qarkut Fier. 

    • VIDEO

      'Federatë opozitare' Açka: S’mund të shkojmë me një klub ku SPAK quhet bandë kriminale! Çështja e ‘non gratës’ na ndan

      Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka në një intervistë për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu tha se nuk mund të shkojnë dhe të bëhen bashkë me një klub që quan SPAK-un bandë kriminale. Sipas Açkës, grupimi i tyre është tashmë një federatë, ndërsa paralajmëroi se nëse elektorati gri shikon këtë përçarje nuk do të afrohet për zgjedhjet parlamentare të 2025

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv