-
VIDEO
Rama në Romë në festivalin e partisë e Melonit: Marrëveshja me Italinë s'është antikushtetuese! S'kemi të bëjmë me Guantanamo
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i ftuar në ‘mistike’ organizuar nga partia e kryeministres së Italisë Giogia Meloni, festë e cila zgjat 4 ditë nga 14 dhjetori në 17 dhjetor. Kryeministri Edi Rama tha se qendra e pritjes nuk është Guantanamo dhe se marrëveshja me Italinë nuk është antikushtetuese.
-
VIDEO
Report Tv zbulon emrat: Gazment Bardhi me 29 deputetë firmosin kërkesë në Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës
Report Tv siguron ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese në tentativën për ta shpëtuar Sali Berishën nga arrestimi nga SPAK. Emrat u mbajtën të fshehtë, por Report Tv i zbulon të 30 deputetët që plotësuan firmat e nevojshme në padi, në mbështetje të Berishës, mes të cilëve dhe Gazmend Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij.
-
VIDEO
23 vjeçarja nga Tirana u gjet e përdhunuar në Pejë, Zëdhënësi i prokurorisë për Report Tv tregon si ra 'pre' e abuzuesve, po verifikohen kamerat
Zëdhënës i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi në një intervistë për emisionin "Sot Live në Shqipëri" Report Tv zbuloi sot se ka persona të tjerë që po hetohen në lidhje me përdhunimin e 23 vjeçares nga Tirana. Detaje si 23 vjeçarja u gjend në Pejë dhe ku ndodhet aktualisht. Ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim të rëndë.
-
VIDEO
Berisha fsheh 28 deputetët që duan ta shpëtojnë nga arresti! Padia në kushtetuese, mbahen sekret firmat e deputetëve
Me firmën e 28 deputetëve u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë që në thelb ka pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit në hetim për aferën “Partizani”. Ajo që mbetet mister është fakti pse Berisha nuk bën publike firmat e deputetëve që duan ta shpëtojnë nga arresti
-
VIDEO
Erl Murati: Do ishte absurde nëse Berisha i lë partinë Argitës, s’ka karrierë politike
Analisti Erl Murati thotë për Report Tv se do ishte absurde nëse Sali Berisha do t’i linte partinë Argita Berishës, vajzës së tij. Murati thotë se do ishte paradoks që ish-kryeministri ta kthente partinë në pjesë të trashëgimisë biologjike. Ndërsa sa i përket Argita Berishës, u shpreh se ajo nuk ka karrierë politike për ta merituar atë vend, aq sa mund të kenë të tjera figura në PD që kanë kontribuuar për vite me radhë.
-
VIDEO
Erl Murati: Berishës do i shtrëngohet masa në ‘arrest shtëpie’! Opozita duhet të ndahet nga ai, nuk është më e ardhmja e PD
Analisti Erl Murati ka komentuar në Report Tv zhvillimet politike dhe situatën lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon arrestimin për aferën ‘Partizani’.
-
VIDEO
Haki Çako del nga SPAK, Report Tv mëson pse u thirr nga Prokuroria e Posaçme
Ka përfunduar dëshmia e Haki Çakos në SPAK.
-
VIDEO
Kaos dhe flakadanë në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastritot Pirolit
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të deputetëve Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli pasi krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë
-
VIDEO
Berisha drejt arrestimit?! Ja çfarë pritet të ndodhë (14 dhjetor 2023)
Mbrëmjen e sotme, të ftuarit në studion e 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv diskutuan mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha në të njëjtën ditë kur Këshilli i Mandateve mblidhet për t'u përgjigjur ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit i cili po hetohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'.
-
VIDEO
100 orët e fundit të Berishës me imunitet deputeti? Spaho: Aksioni ynë me flakadanë do vijojë edhe në Këshillin e Mandateve
Deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se kaosi i Rithemelimit do të vijojë edhe në 18 janar në Këshillin e Mandateve në mbledhjen ku do të vendoset për imunitetin e Berishës, duke nënvizuar se do të ketë edhe flakadanë ashtu si në seancat plenare.
“Patjetër që do vazhdojë aksioni me flakadanë”- tha ai.
Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia në studion e “Frontline”, u shpreh se besonte që përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës dhe më pas edhe në seancën plenare në Kuvend ku do votohej për përfundimin e marrë nga Këshilli.
Ai theksoi se do të kishte një seancë të posaçme në Kuvend për këtë votim, jashtë rendit të ditës.
"Përfaqësuesit e opozitës do marrin pjesë besoj në Këshillin e Mandateve dhe do marrin pjesë në seancën plenare. Sic kam unë informacion, do jetë një seancë e vecantë jo vetëm për rendin e ditës. Nëse do veprohet në përputhje me kushtetutën, do ketë prezencë edhe të deputetëve të opozitës. Pasi kam dëgjuar pjesën që i është bashkangjitur Rithemelimit që një pjesë do marrë pjesë në votim"- tha Qefalia.
-
VIDEO
Protesta në të njëjtën ditë kur merret vendimi për imunitetin e Berishës, Qefalia: Bëhet ndaj SPAK dhe Këshillit të Mandateve! Spaho: Kundër regjimit!
Mbrëmjen e sotme, të ftuarit në studion e 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv u diskutua mbi protestën e thirrur nga Sali Berisha në të njëjtën ditë kur Këshilli i Mandateve mblidhet për t'u përgjigjur ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit i cili po hetohet për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të klubit 'Partizani'.
-
VIDEO
Berisha dhe i biri i shmangen drejtësisë, Vangjeli: ‘S’kemi parë gjë akoma’ (14 dhjetor 2023)
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Kontrast” me Denis Mingën në Report TV, tha se si Berisha dhe i biri nuk kanë asnjë shans përveçse të ulin kokën dhe të përballen me drejtësinë.