-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Nuk shkoi në SPAK, Berisha: S’ka ardhur njoftim në Kuvend
Pas mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Sali Berisha është pyetur nga mediat se përse refuzon të shkojë në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ që gjykata ka caktuar ndaj tij për aferën ‘Partizani’. Berisha tha se SPAK po shkel Kushtetutën dhe se njoftimi duhet t’i shkojë kuvendit.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Berisha s’u paraqit në SPAK, avokati: Po shkel në mënyrë absurde vendimin e gjykatës, prokuroria mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’
Avokati Arbër Hoxhaj avokati thotë se Berisha po e shkel në mënyrë absurde vendimin e Gjykatës, pasi ndonëse e ka apeluar vendimin duhet të zbatojë masën detyrim paraqitetje për aferën 'Partizani'.
-
VIDEO
'Ik se më vrave krahun', Saimir Korreshi përplaset me Gardën! deputetët e Rithemelimit: O Petro, hajde na hap derën
Situata jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ka degjeneruar deri në përplasje fizike. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.
-
VIDEO
Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të Rithemelimit të futen në Kuvend, Bardhi: Kaq gardistë nuk ja çojnë as bandave, kjo është fytyra e regjimit të Ramës
Garda nuk ka lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit 8 deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar. Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Grada nuk po i lejon të zhvillojnë mbledhjen e Grupit, që sipas tij janë në shkelje të detyrës pasi ata janë përjashtuar vetëm nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisionit.
-
VIDEO
Gazment Bardhi paralajmëron tjetër kallëzim penal për Lindita Nikollën
Deputeti Gazment Bardhi paralajmëroi se do të ketë një tjetër kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit.
“Ky është shpërdorim i pastër detyre që do i bashkangjitet kallëzimit penal për Lindita Nikollën” tha Bardhi jashtë kryesisë.
Ai nuk është lejuar të hyjë në kryesi nga garda pasi është në listën e deputetëve të përjashtuar për shkak të kaosit të krijuar në seancat e kaluara parlamentare.
-
VIDEO
Rakip Suli shkon në SPAK
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në SPAK.
-
VIDEO
Garda mbyll portën, Sali Berisha nga dritarja e kryesisë: Edi Rama ka frikë
Edhe Sali Berisha duket që ka hyrë nga dritarja në kryesi.
“Kurrë në histori deputetët nuk janë ndaluar kurrë. Edi Rama ka frikë. Shikoni ku arrin verbëria e tij. Sipas tij ata që janë përjashtuar nuk mund të marrin pjesë. As Lukashenko nuk ka marrë vendim të tillë. Ne po mbrojmë kushtetutën nganjë bandë kriminale e kryesuar nga Edi Rama. Nuk lejohet kreu I grupit me ardhë në mbledhje. Garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi dhe deputetët opozitarë nuk tërhiqen, ndërsa ti po tregon fytyrën e vërtetë, turp!” tha Berisha.
-
VIDEO
Garda nuk i lejoi të futen nga dera, deputetët e Berishës ‘mësyjnë’ në Kuvend nga dritarja! Bardhi i lë vetëm
Deputetët e Sali Berishës janë futur në ambientet e brendshme të Kuvendit përmes dritareve. Garda nuk i lejoi të futen nga dera pasi janë përjashtuar , por ata nuk iu bindën urdhrit dhe gjetën një mënyrë tjetër për t’iu bashkuar mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Madje kolegët që ishin në Kuvend iu erdhën në ndihme duke iu dhënë një karrige. Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.
-
VIDEO
Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar, Flamur Noka kalon kangjellat, Korreshi nuk ia del
Deputetët e Rithemelit të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi nuk po lejohen të hyjnë në kuvend.
Prandaj Flamur Noka kaloi kangjellat hyn në kryesinë e Kvuendit. Korreshi tentoi por nuk mundi. -
VIDEO
Afera Partizani/ Berisha nuk paraqitet në SPAK: Të njoftojnë Kuvendin, po shkelet Kushtetuta
Sali Berisha nuk është paraqitur në SOAK për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur lidhur me çështjen për aferën e privatizimit të Partizanit. Ndërsa duhej të paraqitej para oficeres në SPAK, ish-kryeministri ka mbledhur kryesinë e Rithemelimit dhe thotë se SPAK duhet të njoftojë Kuvendin dhe më pas të ishin vendosur masat e sigurisë ndaj tij.
-
VIDEO
Komisioni i ekonomisë, deputetët mblidhen me zoom të debatojnë për Pr/buxheti 2024! Koti: Sikur ka shpërthyer lufta! Shalsi: 'Non gratat' ju kanë marrë peng
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online
Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.
Sorina Koti: Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë. “
Eduard Shalsi: “Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini
-
VIDEO
'Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq' Ja çfarë tha Nallbati pasi doli nga SPAK
“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve” kështu u shpreh Bledion Nallbati menjëherë pasi doli nga SPAK ku u thirr për tu marrë në pyetje në lidhje me incidentin në seancën parlamentare me Vullnet Sinën.
“SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë” tha Nallbati