-
VIDEO
Përplasja me Sinajn në Kuvend, Nallbati: Ta kisha seriozisht e kisha përplasur poshtë tavolinës (7 nëntor 2023)
Deputeti Bledjon Nallbati i cili ishte protagonist në seancën plenare, ku u përplas fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pasi po tentonte që t’i merrte kartën, thotë se reagimet e tyre janë një revoltë kundër mazhorancës, pasi u ka marrë të drejtat
-
VIDEO
Balla: Rritje gati 8% e buxhetit të Ministrisë së Brendshme! Të rikthejmë shkollimin 'bachelor' në Akademinë e Sigurisë! 440 të arrestuar e të proceduar nga 'Tempulli'
Ministri Taulant Balla ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë. Teksa ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2024 dha se është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Ministria e Brendshme
-
VIDEO
Rama: 400 mln euro për rritje pagash në 2024, e çuam buxhetin në 7 miliardë euro
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se buxheti për vitin e ardhshëm ka 400 milionë euro të dedikuara për rritjen e pagave në sektorin publik, ku sipas tij në mes të vitit 2024 rroga mesatare do të jetë 900 euro. Rama tha se PS e ka rritur buxhetin e shtetit në 7 miliardë euro.
-
VIDEO
Projektligji për vetingun, Basha: Mundësi për të pastruar politikën
Kryetari i PD ka komentuar sot projektligjin e propozuar prej tij për vetingun e politikanëve, luftën që SPAK po bën ndaj korrupsionit dhe marrëveshjen për emigrantët.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për refugjatët, PS: Do të kalojë në parlament
Marrëveshja e njoftuar nga kryeministri Rama dhe homologia italiane Meloni për emigrantët, është komentuar për herë të parë nga Partia Socialiste.
-
VIDEO
Rama në Asamblenë e PS: Në 2024 arrijmë 20 milionë turistë
Në Asamblenë e PS në Durrës Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të vitit Shqipëria mund të arrijë shifrën e 10 milionë vizitorëve të huaj.
-
VIDEO
Fëmijës iu thye këmba, protestë te kopshti ‘Stinët’, prindërit: E tmerrshme! Të merren masa të rrepta
Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme pranë ambienteve të kopshtit ‘Stinët’ në Tiranë, pas rastit të denoncuar në media se një edukatore po dhunonte një fëmijë. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia ka shoqëruar edukatoren Majlinda Dehima.
-
VIDEO
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, KE i kërkon Italisë detaje! Meloni: Mund të bëhet model bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe jo anëtare të BE
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me marrëveshjen e firmosur dje mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e 2 qendrave në Shqipëri ku do të strehohen emigrantët e ardhur nga Afrika me qëllim që t’u shqyrtohen kërkesat për azil.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, reagon Basha: E papranueshme, Rama nuk ka mandat për të negociuar diçka të tillë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e 2 qendrave ku do të strehohen emigrantë të paligjshëm të ardhur nga Afrika.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Gazetari Dyrnjaja: Berisha ka frikë të përballet me drejtësinë, duhet të paraqitet në gjykatë si çdo qytetar
Sa i takon aferës së Partizanit ku Berisha refuzon që të paraqitet në Gjykatë për masën ‘detyrim paraqitjeje’, gazetari Dyrnjaja thotë se Berisha do duhej të ishte paraqitur në gjykatë si çdo qytetar tjetër.
-
VIDEO
PS zhvendos mbledhjet online! Protestë e deputetëve të grupit të Berishës
Pr/buxheti i vitit 2024 vijon të diskutohet përmes platformave zoom në komisione parlamentare. Kjo u gjet si zgjidhje nga Partia Socialiste për të evituar skenaret e kaosit që deputetët e Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës nuk heqin dorë.
-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi hyrjen e Komisionit të Sigurisë, Gjylameti përplaset me deputetët, shtyn Isuf Çelajn dhe hap derën
Deputetët e PS janë përplasur me ata të Rithemelimit pasi këta të fundit kishin bllokuar derën e sallës së komisionit për Sigurinë Kombëtare. Siç shihet edhe në videon e siguruar, deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe më pas ka hyrë në sallë.