PD pushton parlamentin, si vazhdon skenari? (19 tetor 2023)

19 Tetor 2023, 20:43

Grupimi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës e kishte përgatitur që në mbledhjen e përbashkët të dy ditëve më parë planin për përmbysjen e Kuvendit duke thyer karriget e kabinetit qeveritar, e duke bllokuar portat hyrëse kolegëve socialist, me qëllim bllokimin e seancës. Albana Vokshi një prej 23 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pas kaosit të krijuar, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin, u shpreh se qëllimi i planit ishte të mos lejonin zhvillimin e seancës dhe ia dolën.