-
VIDEO
Ministri Hasani: Serbia të zhvillojë hetim serioz për bandën kriminale që sulmoi Kosovën
Ministri i Jashtëm Igli Hasani i ka bërë thirrje Serbisë që të zhvillojë një hetim serioz lidhur me grupin kriminal që sulmoi Kosovën më 24 shtator ku mbeti vrarë polici Afrim Bunjaku. Në konferencën pas takimit të ministerialit mes ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, Hasani tha se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar. Njëjtë si Rama, ai thotë se formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare.
-
VIDEO
Ministeriali në Tiranë, Varhelyi: KE do sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian
Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhelyi, thotë se BE do të vijojë mbështetjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Varhelyi u shpreh se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin në Kuvend, PS kërkesë në Komisionin e Etikës: Të merren masa disiplinore
Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës që një ditë më parë penguan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend. Report Tv mëson se deputetët socialistë kanë depozituar kërkesën në Komisionin e Etikës dhe kërkon që të merret masa disiplinore për deputetët opozitarë të cilët penguan votimin e projektligjeve.
-
VIDEO
Samiti i Ministrave të Jashtëm në Tiranë, Hasani pret homologët! I pranishëm edhe Varhelyi
Në Pallatin e Brigadave, ku do të mbahet sot Ministeriali ka mbërritur një pjesë e mirë e delegacioneve të vendeve të Procesit të Berlinit.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani po pret një e nga një krerët e delegacioneve në hyrjen e Pallatit të Brigadave.Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
-
VIDEO
Ministeriali i Ministrave të Jashtëm në Tiranë, Baerbock: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit
Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Në fjalën e saj në pritje të nisjes së samitit me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve, Baerbock tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik proçesin e Berlinit.
-
VIDEO
Ekskluzive në Frontline/Gaz Bardhi zbulon videon që posedon për Bashën dhe zbardh dokumentin juridik (5 tetor 2023)
Emisioni më i ri në Report Tv, ‘Frontline’ u çel me një temë mjaft të nxehtë siç është edhe përçarja e opozitës. Gazment Bardhi nuk u tërhoq nga akuzat që bëri sot në kuvend për Lulzim Bashën madje tha se e mirëpret një përballje me të në Gjykatë. Ai ka publikuar dokumentin me përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit, që e konfirmon si kryetar të grupit parlamentar të PD.
-
VIDEO
A ke menduar të jesh kryetar i PD-së, Bardhi përgjigjet në ‘Frontline’
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi u shpreh sot në Frontline se nuk e synon postin e kreut të PD-së.
-
VIDEO
Basha i tregoi 'derën' e Gjykatës për akuzat e kullës, Bardhi: Kam kaluar shumë nga këto kërcitjet e dhëmbëve të thyera
Paralajmërimin e kreut të Partisë Demokratike se do ta coojë në Gjykatë për akuzat në lidhje me disa kate në një kullë të Tiranës, Gazment Bardhi thotë se e mirëpret.
-
VIDEO
Bardhi lexon vendimin në 'Frontline': Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Nikollës që kreu i grupit të PD jam unë
Gazment Bardhi ka lexuar në emisionin “Frontline” në Report Tv vendimin e drejtorisë juridike të Kuvendit në lidhje me kreun e grupit parlamentar të PD. Bardh thotë se sipas vendimit të drejtorisë juridike është ai kryetari i grupit.
-
VIDEO
Bardhi: Më mbështet shumica, kreu i grupit parlamentar të PD-së jam unë! Lë mandatin dhe socialistëve s'u trokas për këtë fakt
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se më mirë lë mandatin sesa të trokasë në derën e një socialisti dhe të komfortohet me Lindita Nikollën. Bardhi thotë se Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Lindita Nikollës se kreu i grupit të PD-së është Bardhi por e fsheh për të mbajtur në Kuvend Bashën, i cili sipas tij përdoret nga mazhoraca. Bardhi thotë se nuk ka nevojë të jetë kokulur dhe t’ia kërkojë këtë të drejtë të tij vetë Nikollës për aq kohë sa ka 28 deputetë që e mbështesin nga 35.
-
VIDEO
Akuza e Bardhit: Një muaj pasi humbëm zgjedhjet Basha futi dy kate kullë në xhep! Të bëjë transparente transaksionet
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i kërkon Bashës të bëjë transparent transaksionet e blerjes së dy kateve në kullë.
-
VIDEO
Bardhi përplaset me gazetarin: S’shkova të debatoj me Bashën, erdhi i kurdisur për teatër! Ironizon Mërtiri: Po ti re në grackën që thuri Rama me të?
Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me gazetarin Ergys Mërtiri për debatin që ai pati ditën e sotme në Kuvend me Lulzim Bashën.