​​​​​​​Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Vangjeli: Drejtësia ka një hartë të qartë të lidhjeve të eksponentëve me politikën, policinë dhe median

2 Tetor 2023, 19:48

Një koment e pati edhe analisti Lorenc Vangjeli lidhur me lajmin që dha në Kontrast, e që me vonë u bë tematikë e shumëpërfolur në opinionin publik lidhur me çkodimin e telefonave të shumë personave të lidhur me krimin. Vangjeli tha se këto çkodime i kanë shërbyer drejtësisë për të ndërtuar një hartë të qartë mes lidhjeve që mund të kenë eksponentët e krimit. Gjithashtu, Vangjeli shtoi se nëse këto indicie provohen, atëherë pritet një evolucion i madh.