-
VIDEO
PD drejt kuvendit të 2 shtatorit, nga ‘pastrim’ i listave të delegatëve te ndryshimet statutore! Cili do jetë ekipi ‘Basha 4’?
PD po përgatit ndryshime statutore për Kuvendin Kombëtar që Lulzim Basha do të mbajë më 2 shtator. Paralel me këtë, njëjtë si Këshilli Kombëtar, lista e delegatëve do të pastrohet nga berishistët.
-
VIDEO
Kulla ‘Mali i Tiranës’ ‘shpërblim’ për Berishën? Veliaj për Report TV: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar ekskluzivisht në Report Tv lidhur me debatin mbi kullën “Mali i Tiranës” duke e quajtur sherr mes dy copave të PD për gjobëvënie. Akuzën se po shpërblehet opozita e Foltores e mohon duke thënë se është e pakuptimtë që familja që ka veshur me të zeza më shumë shqiptarë të shpërblehet nga PS.
-
VIDEO
Veliaj tregon ëndrrën si kryetar bashkie: Të mbaroj Unazën e madhe brenda mandatit! Dua patjetër dy stadiume e të ndërtoj Polin e Drejtësisë
Përgjatë këtij mandati Veliaj thotë se synimi kryesor është përfundimi i projekteve si ai i Unazës së Madhe që do ti japë përfundimisht zgjidhje trafikut.
Dua të mbaroj patjetër fundin e Bulevardit. Granti që kemi marrë nga Katari na e lehtëson punën. Dua patjetër që dy stadium ti mbaroj dhe polin e ri të Drejtësisë. Kemi marrë me shumë vrull projektin final të kopshti botanik. Fiton fakulteti dhe qyteti. Po punojnë me ministrinë e Transportit dhe ARRSh për të përfunduar unazën e madhe. Kjo do të ishte ëndrra ime që brenda këtij mandate të mbarojë. Kjo administratë të lërë shenjë në këtë qytet.
-
VIDEO
Shkëlzen Berisha pas kullës së Tiranës? Veliaj: Mu po më hajnë duart ti mund për herë të dhjetë jo më ti ndihmoj
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka reaguar ekskluzivisht në Report TV lidhur me debatin mbi kullën “Mali i Tiranës” duke e quajtur sherr mes dy copave të PD për gjobëvënie. Akuzën se po shpërblehet opozita e Foltores e mohon duke thënë se është e pakuptimtë që familja që ka veshur me të zeza më shumë shqiptarë të shpërblehet nga PS.
"Të mendosh që kryetari i bashkisë së Tiranës dhe kryeministri i Shqipërisë kanë dalë në fundjavë në punë për të ndihmuar Shkëlzen Berishën është të fyesh inteligjencën. Ajo është familja ndoshta që ka sjellë më shumë turp, vuajte dhe veshur me të zeza më shumë njerëz në Republikën e Shqipërisë. Mu po më hajnë duart ti mund për herë të dhjetë jo më ti ndihmoj. Nëse dikush ka dyshime ti adresojë përpara drejtësisë"
-
VIDEO
Kulla “shperblim” për Berishën? Veliaj: Naivitet, nuk biem në dashuri me dhunuesit e shqiptarëve
Veliaj mohon teoritë e hedhura se kulla 65 katëshe pas teatrit të Operas dhe Baletit është shpërblim për Foltoren e Sali Berishës e veçanërisht të birit Shkëlzenit, që dyshohet se është përfituesi fundor i saj.
Pyetja: Në fakt debate për kullën nuk është se po ngrihet por problem flitet se i është dhënë Shkëlzen Berishës?
Veliaj:(Qesh) Nëse ju mendoni se në këtë zyrë apo në zyrën e kryeministrit realisht mendon njeri familjen më ordinere të republikës së Shqipërisë është naivitet. Ne kemi mundur Saliun, Shkëlzenin, Lulin, kunatin 9 herë mezi presim ti mundim herën e 10-të. Është naivitet të kuptosh si njerëzit që i kanë bërë më shumë keq familjes time, familjes së kryeministrit dhe familjes së madhe të Shqiptarëve te jenë duke u shperblyer nga ne. Eshtë naivitet shumë i madh. Ne në dashuri me dhunuesit nuk biem. Nëse dikush ka problem a dyshime, i cakton prokuroria.
-
VIDEO
Tirana histori suksesi në vijimësi, Veliaj: Dua Lipa, Rita Ora, Mourinho dhe personazhe të njohur po kthehen herë pas here në Tiranë
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e ka konsideruar Tiranë e viteve të fundit, histori suksesi në vijimësi.
Teksa përmendi të gjithë personazhet e njohur ndërkombtarisht që vizitojnë herë pas here Tiranën, Veliaj tha se kjo tregon një sukses të përsëritur.
Sipas tij koncertet që këngëtarë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë zhvillojën, ndeshjet e futbollit dhe aktivitetet që organizohen e bëjnë kryeqytetin gjithnjë e më të populluar nga turistë dhe vizitorë.
-
VIDEO
'Mali i Tiranës' Veliaj: Gjithçka ka qenë transparente! Dy copat e PD-së nuk mund të lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës
Kryetari i bashkisë së Veliajt e quajti të stisur debatin për "Malin e Tiranës". Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente duke hedhur poshtë akuzat e PD-së por dhe të tjerëve të përfshirë në debat
Të thuash që zbuluan diçka në gusht është tërësisht patetike. Ajo që ndodhi është që në korrik rikonfirmohet segment i PD-së në detyrë, që është PD e vulës e nisi sherrin me PD-në e Saliut. Ky është sherr mes dy copave të PD-së.
Ata mendojnë si në kohë të tyre kur çdo gjë bëhej me gjobëvënie dhe e trajtonin si plaçkë qytetin bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vetë vriste, siç bëri me 21 janarin mendon se të gjithë vrasin. Duke qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij dhe gjithçka që ndodhi aty përfshi dhe rastin fatkeq të hedhjes në erë të 26 vetëve mendon se kështu funksionojnë të gjithë. Por nuk është kështu. Ndodhi gjithçka në mënyrë transparente. Është paguar një taksë 4 milionë euro në bashki. Janë po këta njerëz që sot do i shkonin në stadium. -
VIDEO
Ndërtimi i kullës 'Mali i Tiranës', Veliaj: Ka qenë pjesë e planit që në kohën e Ajdin Sejdisë! Shpronësimi kushton 20 mln euro
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një intervistë për Report TV e quan debatin për kullën “Mali i Tiranës” si i stisur dhe nga sherri mes dy copave të PD-së, Ai nënvizon se çdo procedurë është bërë në mënyrë transparente.
“Ka shumë njerëz që thonë pse nuk shpronësohet. Bashkia në fakt ka shpronësuar disa ndërtesa. Ka qenë 2 mln euro shpronësimi i shkollës Kosova, por një terren që është 20 mijë metra katrorë me kosto 1 mijë euro metra katrorë të truallit në ndërtim në qendër të Tiranës, sepse ka qenë për ndërtim që në kohën e famshme të Ajdin Sejdisë ka një kosto prej 20 milionë eurosh.
Është shumë kollaj të bësh lajm e të imitosh Mjaftin në vakt. Është mediokre. Është shumë e vështirë të marrësh vendime për të çmontuar një vendim të mëparshëm
Sot është shumë e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 milionë euro i bie të heqësh të gjitha investimet bashkisë së Tiranës për 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Jo vetëm kaq por nuk do ti qëndronte as testit të gjykatës. Kjo është për të sqaruar se ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Sejdisë mirëmbahej derisa të merrej një vendim tjetër.
Të thuash që zbuluan diçka në gusht është patetike. Në korrik u rikonfirmua PD e Vulës dhe nisi sherri me PD e Saliun, kokat hëngshin.
Ndodhi në mënyrë transparente dhe janë paguar 4 milionë euro taksë në Bashkinë e Tiranë
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës, Veliaj: Kush ka bërë gabime në këtë procedurë të mbajë përgjegjësi
Çfarë do të ndodhë me mbetjet dhe inceneratorin e Tiranës. Veliaj për Report TV thotë se administratori foli qartë. Sot me administratorin shtetëror kemi vendosur raport të ri dhe në momentin që të kuptojnë ritmin e punës do të kemi lehtësira.
“Tirana e plehrave kapicë e zhulit dhe vend i pazot nuk kthehet më.Bashkia e Tiranës ka respektuar vetëm ligjin në këtë proces. Dërgonim kamionët tek trau dhe fusnin në landfill.E gjithë alibia që duhet të mblidhet këshilli bashkiak për tokën bie poshtë pasi shteti e ka pasur gjithmonë në listën e aseteve. I kemi bërë pagesat sic kemi bërë më parë.Kush ka bërë gabime në këtë procedura duhet të mbajë përgjegjësi. Detyra ime është të pastroj qytetin. E kemi bërë pa rritur taksën që është sic ka qenë në kohën e Edit kryebashkiak", tha Veliaj.
-
VIDEO
Gafa e radhës/ Sali Berisha akuzon Veliajn se ka takuar 2 të vdekur para 100 vitesh
Pas gafës së tre muajve më parë, kur ngatërroi Erion Veliajn me këngëtarin flokëgjatë Joe Walsh te grupit The Eagles, Berisha ka lëshuar një tjetër mufke live në konferencë për mediat sot. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.
-
VIDEO
Berisha: Deputetët e Rithemelimit me grup të ri parlamentar në shtator! Bardhi kreu i grupit?! Ish-kryeministri: E vendosin ligjvënësit
Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament. Ai thotë se deputetët që e mbështesin do të kenë grupin e tyre parlamentar ndërsa nuk sqaron nëse pjesë e tij do të jetë edhe grupi “Bardhi”.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament! Me kandidat në zgjedhjet e Kukësit
Sali Berisha paralajmëron ndarjen e deputetëve të Rithemelimit nga grupi zyrtar i PD në parlament.
“PD do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvend në fillim të sesionit, cili do jetë krytar do të varet nga deputetët, por do të ketë grupin e vet” tha Berisha në konferencë për median.