-
VIDEO
Mbledhja e Kryesisë, Berisha shmang vendimin për votëbesimin e tij! Asnjë datë se kur do të ‘respektojë’ statutin
Burime për Report Tv bëjnë me dije se brenda mbledhjes së kryesisë, të thirrur për humbjen e thellë të 14 majit, Sali Berisha ka shmangur edhe vendimin për votë-besimin e tij, duke mos vendosur asnjë datë për thirrjen e organeve të larta të saj duke rrezikuar kështu shkeljen e nenit të statutit që e vendosi me bujë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
-
VIDEO
Urimet e munguara të ndërkombëtarëve për Bashën, 72 orë nga kthimi në krye të PD, asnjë mesazh publik urimi
Kur kanë kaluar rreth 72 orë nga rikthimi në krye të PD, Lulzim Basha nuk kanë marrë asnjë urim nga ndërkombëtarët. Në sy bie mungesa e urimeve publike nga parnerët perëndimorë, apo partitë simotra europiane, në një kohë kur Basha premton ta rikthejë PD në pozitat e bashkëpunimit të ngushtë me faktorin ndërkombëtar.
-
VIDEO
Sekuestrohet kompania e inceneratorit të Tiranës, Meta: Vendim i vonuar, paratë t'u kthehen qytetarëve
-
VIDEO
Berisha mbledh Kryesinë e Rithemelimit: Nisim një analizë të thellë të procesit zgjedhor
Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Rithemelimit. Në fjalën e tij, Berisha tha se do të nisin një analizë të plotë për funksionalitetit të partisë gjatë fushatës elektorale
-
VIDEO
Punimet për Teatrin e ri, shembet ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve, Veliaj: Na liron hyrjen në kantier përmes Unazës së Vogël të Tiranës
Ish-godina e Drejtorisë së Burgjeve është shembur për t’i hapur rrugë punimeve që po kryhen për Teatrin e Ri. Kantieri, në të cilin puna është fokusuar kryesisht gjatë orëve të natës, tashmë ka në dispozicion edhe një rampë, përmes së cilës do të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.
-
VIDEO
U arrestuan për blerje votash në Himarë, dërgohet për gjykim Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij! SPAK: Ofronin 50 euro për votë
SPAK mbyll hetimet në ngarkim të Fredi Belerit për blerje votash dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua për blerje votash 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi. Ata dhanë 40 mijë lekë për 8 vota. Në fund të gjykimit Beleri rrezikon dënimin nga 1 deri në 5 vite burg.
-
VIDEO
Zjarret/ Rama i ashpër: Asnjë tolerancë për zjarrvënësit! Prokurorët e gjykatësit qasje skandaloze, zbatoni ligjin
Kryeministri Rama është treguar i ashpër me prokurorët dhe gjyqtarët sa i takon çështjes së zjarrëvënies. Kreu i qeverisë thotë se mungon ndëshkimi i plotë për të gjithë zjarrëvënësit pasi prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve kanë një qasje skandalozet, ndërsa u kërkon që të zbatojnë ligjin në mënyrë rigoroze.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve e referencës për banesat, PL: Tjetër vjedhje
Vendimin e Qeverisë për të rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë, Partia e Lirisë e ka konsideruar një mënyrë tjetër që qeveria ka gjetur për të vjedhur shqiptarët. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Silva Caka, tha se rritja është bërë arbitrare dhe pa studim të mirëfilltë
-
VIDEO
KE publikon raportin ‘screening’ për Shqipërinë: Arritje në gjyqësor, por duhet luftë ndaj korrupsionit! Kujdes me financimin e partive
Komisioni Evropian ka publikuar raportin për procesin e Screnning me Shqipërinë. Raporti pasqyron funksionimin e institucioneve demokratike, gjyqësorin, të drejtat themelore, kriteret ekonomike, prokurimin publik e kontrollin financiar. KE prek miratimin e ligjit për kanabisin, qëndrimi kundër për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.
-
VIDEO
Verë pa pushime? Pas ‘drejtuesve’ Basha zbret në struktura, në selinë e PD po përgatitet zyra e përkohshme e kryetarit
Në ditën e dytë të marrjes së kreut të PD, Lulzim Basha nisi takimet informale me strukturat për të diskutuar riformatimin e partisë, tashmë të shkëputur krejtësisht nga mbështetësit e Berishës. Ndërkohë që menjëherë ka nisur nga projektimi i ekipit të ri të ngushtë, duke emëruar si zëdhënëse të partisë Mirela Karabinën.
-
VIDEO
Shqipëri - Maqedoni e Veriut 'one stop shop' në Qafë Thanë, Rama: Të shkojmë drejt kontrollit të rastësishëm të makinave
Kryeministri e quajti një shtysë për zhvillimin e vendit ndërsa nxiti dy ministritë e Brendshme të punojnë drejt një kalimi ka kontroll të makinave.
“Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të këtij sezoni dhe në sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, apo më saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara republika e Shqipërisë dhe e Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë qarkullimi”
-
VIDEO
Programi i ri kufitar me Maqedoninë e Veriut, Kovaçevski: BE s’ka kufi, nuk ka pse të ketë as Ballkani! Përfitojnë 11 kompani, marrëdhëniet mes dy vendeve të shkëlqyera
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçesvki ka dhënë një deklaratë teksa sot nis implementimi i programit të ri kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kovaçevski thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, e me heqjen e kësaj pengese, tashmë do të ketë përfitime të mëdha ekonomike për dy vendet.