-
VIDEO
Përfundon dëshminë e saj në SPAK, ish ministrja Denaj: U mora në pyetje si person në dijen
Ish-ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, njëherazi deputete e PS, ka dalë pas rreth 3 orësh nga SPAK, ku u pyet për dosjen e sterilizimit. Në daljen për mediat Denaj tha se u mor në pyetje si person në dijeni. Ajo ka thënë se ka dhënë informacion për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që ka punuar.
-
VIDEO
Berisha: Burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti për ish-gruan dhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetaj
Ish-kryeministri vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka.
-
VIDEO
Berisha tregon nga i erdhi shqetësimin për Ahmetajn: ‘Qytetari dixhital’ më tha se e kanë kërcënuar! Ish-ministri të më shkruajë në telefonin tim
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Basha vjen në pushtet nëse ka mbështetjen e Uashingtonit! Saliu i ka hipur kalit, e mban nga bishti e s’e lëshon
Ngjela thotë se Basha tani duhet të bashkojë PD-në, të thërrasë rreth vetes intelektualët që dikur kanë qenë pjesë e kësaj partie por janë larguar për qejfmbetje ose nuk kanë pranuar optikën e deritanishme të së djathtës shqiptare.
-
VIDEO
Rithemelimi kërkon anulimin e koncesionit të ‘check up’, Albana Vokshi: SPAK t'a sekuestrojë si me inceneratorin e Tiranës
"Partia Demokratike ka denoncuar që në krye të herës koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, check up, si një nga më të korruptuarit, më të dështuarit. Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje. Koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë. Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit. Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostatë" denoncoi sot deputetja Albana Vokshi.
-
VIDEO
Dosja për inceneratorët, Berisha shqetësohet për Arben Ahmetaj: Rama dhe Veliaj e kanë kërcënuar me jetë, drejtësia ta marrë në mbrojtje
Ish-kryeministri Sali Berisha është shqetësuar për Arben Ahmetajt, i cili është në arrati sa i takon çështjes së inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Sipas tij, ata kanë marrë kërcënime prej tre javësh.
-
VIDEO
‘Krimi shtetëror i madh të dy palët të implikuara, Ngjela për Report TV: Janë shumë dosje! Të gjitha përkthehen në anglisht se i do SHBA
Në një intervistë për Report TV Ngjela thotë se me mbështetjen edhe të SHBA-së, SPAK është në rrugë të mbarë për të goditur krimin e korrupsionin.
-
VIDEO
Basha kryetar i PD, Karabina i përgjigjet Korreshit: Procesi legjitim! Nuk kishte mbledhje Këshilli, s’na keni dërguar link për t’u futur në takimin online
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur deputetit Saimir Korreshi, i cili tha për Report Tv se Lulzim Basha nuk është kryetari i PD pasi Këshilli i anuloi zgjedhjet. Në një përgjigje në distancë, sërish përmes ekranit të Report Tv, Karabina i thotë Korreshit se procesi është legjitim dhe gjitha është bërë konform statutit të partisë.
-
VIDEO
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, Zhupa: SPAK të vazhdojë hetimet deri te koka
Deputetja Ina Zhupa ka reaguar sërish për sekuestrimin e kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se SPAK duhet t’i vazhdojë hetimet deri te koka e kësaj afere. Sipas Zhupës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e strukturuar kriminale sa i takon çështjes së inceneratorëve.
-
VIDEO
Basha u zgjodh kryetar i PD, Korreshi për Report Tv: Gjykata s’do e regjistrojë, Këshilli i anuloi zgjedhjet
Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit nuk e njohin procesin e zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike, që risolli për një mandat të katërt Lulzim Bashën. I ftuar në Report Tv, deputeti demokrat Saimir Korreshi thotë se Basha nuk është kryetar i PD, pasi Këshilli Kombëtar i anuloi zgjedhjet.
-
VIDEO
Zjarrvëniet/ Balla takim me kreun e ILD-së, i shpreh shqetësimin për gjyqtarët: Japin vendime të lehta për piromanët dhe ata me armë pa leje
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.
Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metani shqetësime, lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënies.
-
VIDEO
Sekuestrimi i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Veliaj: SPAK i mirëpritur të zbardhë paligjshmëritë! Akuzat e opozitës? Histeri 'non grate'
Sekuestrimi i kompanisë e cila menaxhon landfillin e Tiranës, Integrated Energy B.V SPV”, nuk do të ndikojë në menaxhimin e mbetjeve në kryeqytet. Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë klientë e kompanisë, e cila tashmë do të menaxhohet nga shteti. Report Tv ishte sot në Landfillin e Sharrës ku konstatoi se puna vijon normalisht.