-
VIDEO
A do të përjashtohet Ahmetaj nga grupi i PS? Ja si përgjigjet Blendi Klosi
Blendi Klosi i komanduar si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, është pyetur sot në lidhje me vendimin që do të marrë PS për Arben Ahmetajn, i shpallur në kërkim nga policia, për aferën e inceneratorëve. Klosi tha se vendimi për çështjen e Ahmetajt do të merret në shtator.
-
VIDEO
Gjiknuri: S’e kam propozuar unë që të bëhet impianti i djegëseve! Zoto e Mërtiri s'ishin terroristë
Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat para gazetarëve u përgjigje në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen për hetimin e aferës së inceneratorëve.
-
VIDEO
Gjiknuri: Pasuritë e mija janë publike, nuk shqetësohem nëse i heton SPAK
A ka nisur SPAK hetim pasuror ndaj Damian Gjiknurit?
Në një konferencë për median Gjiknuri thotë se nuk ka dijeni por nuk ndihet i shqetësuar. Madje kujton se pasuritë e tij janë kaluar në sitë 3 herë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
-
VIDEO
'E shiti Rama te SPAK?' Gjiknuri: S'ndihem i braktisur nga kreu i PS-së! Në çdo moment që do më thërrasë drejtësia jam i hapur të jap llogari
Damian Gjiknuri tha një konferencë për gazetarët pas shkarkimit si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së se nuk ndihet i braktisur nga Edi Rama. I pyetur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, Gjiknuri tha se ai është i gatshëm që të japë llogari para drejtësisë.
-
VIDEO
Rama mbledh sot dhe nesër ministrat në Tepelenë! Do të bëhet një analizë e qeverisjes
Pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, sot dhe nesër (28-29 Korrik) kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë
-
VIDEO
Gjiknuri i kalon detyrën Klosit si Sekretar i Përgjithshëm: PS edhe kur fiton reflekton që t'i bëjë gjërat më mirë
Dy ditë pasi Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste shkarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të PS-së dhe zgjodhi përkohësisht si sekretar të Komanduar Blendi Klosin, ish numri 2 i partisë tha se këto ndryhsime vijnë në kuadër të një analize që po bëhet pas fitores së zgjedhjeve
-
VIDEO
Nesër mbahen zgjedhjet për kryetar në PD, Koduzi lexon rregullat për anëtarët: S'lejohet fotografimi i votës
Gazment Koduzi, nga komisioni Zgjedhor i PD-së për zgjedhjet e kryetarit në një deklaratë për mediat foli në lidhje me procesin e votimit që pritet të zhvillohet nesër. Koduzi u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të marrin pjesë e të shprehin vullnetin e tyre.
-
VIDEO
Bardhi ‘pengon’ Bashën për t’u bërë kryetar i PD, Këshilli anulon zgjedhjet dhe 'ngrin' Kryesinë! Sefa: Takim imagjinar, po përdoreni nga Berisha
Kur kanë mbetur vetëm 2 ditë nga procesi zgjedhor që pritet të rikthejë Lulzim Bashën në krye të PD në selinë blu përçarja është thelluar. Këshilli Kombëtar i mbledhur nga Gazment Bardhi këtë të enjte online anuloi 29 korrikun, ndërkohë që Indrit Sefa e konsideron vendimmarrje nul dhe në shërbim të Berishës. Të pranishëm online ishin 245 anëtarë.
-
VIDEO
Analiza e Mentor Kikisë për Report Tv: Rama po rinovon partinë të jetë i pastër në zgjedhjet e 2025
Kryesocialisti Edi Rama është duke përgatitur PS-në ta fusë në një fazë të re riorganizimi për ta përgatitur për zgjedhjet e 2025. Kjo është analiza e Mentor Kikisë në një prognozë që bëri për Partinë Socialiste në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
-
VIDEO
“Qesharake, ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD”, Sefa ironizon Bardhin: I urojmë suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend
Nuk ka gjë më qesharake se deklarata e sotme e Gazment Bardhit që ngarkon dhe shkarkon institucionet e PD, përfshirë dhe kryesinë, pasi përfundon një takim imagjinar.
Çdo demokrat ndihet sot i turpëruar për këtë keqpërdorje të radhës që Sali Berisha po i bën deputetëve të PD për interesat e tij personale. Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e demokratëve. Dhe të gjithë ata që i shërbejnë qëllimeve të tij e kanë të shkruar fatin e tyre në 3 dekadat e pluralizmit shqiptar.
I urojmë zotit Bardhi suksese për krijimin e partisë së parë digjitale në vend. Është një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijoje normalisht procesin e reformimit të saj dhe të zgjedhjes së kryetarit në datën 29 korrik. Vetëm kështu mund ti shërbejmë qëllimit të demokratëve në përballjen me regjimin e Edi Rames.
-
VIDEO
Bardhi: Berishës i intereson që Basha të kthehet në krye të PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se Sali Berishës i intereson që Lulzim Basha të kthehet aty ku ka qenë, si kryetar i PD. Kështu tha Bardhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, ndërsa tha se do të depozitojnë në Gjykatë listën e anëtarëve dhe vendimet e marra në mbledhjen e sotme.
-
VIDEO
Bardhi pas mbledhjes së Këshillit: Nga data 6 qershor Kryesia ka marrë vendime antistatutore, kanë falsifikuar vulën
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes online të Këshillit Kombëtar, tha se duke nisu rnga data 6 qershor, vendimet e kryesisë kanë qenë antistatutore. Sipas Bardhit, aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor.