-
VIDEO
Një vit president, Rama dhe Vangjeli konsensus për Begajn: Askush nuk e di për ke voton presidenti! Analisti zbulon rolin e presidentit në konfliktin Rama-Kurti
Rreth një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për rolin e tij, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Begaj ka bërë një baraslargim moral dhe kushtetues nga palët politike e se sot se di askush se për kë voton presidenti
-
VIDEO
Rithemelimi: Zjarrin në ladfillin e Vlorës ta hetojë SPAK
Klevis Balliu nga grupi i Rithemelimit kërkoi që SPAK të nisë hetimet për zjarrin e rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë me pretendimin se situata atje lidhet me dosjen e inceneratorëve.
-
VIDEO
Bardhi i përgjigjet Kryesisë: Vulën se mbaj as në xhep as në shtëpi, s’iu ndihmoj dot juve që e keni humbur! Vetë jeni shpallur vulëhumbur
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi i është përgjigjur edhe pretendimeve të Kryesisë. Bardhi shprehet se vula është në zyrën e tij sepse administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
-
VIDEO
Bardhi: S’kam ndryshuar qëndrim në raport me Berishën, kur unë bëja betejë me të, disa u fshehën në shtëpi se kishin frikë
Gazment Bardhi thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon pozicionimit të tij në raport me Sali Berishën. Për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, sekretari i përgjithshëm i PD thotë se ka ndryshuar vetëm strategjinë politike duke bërë betejë me Edi Ramën dhe jo duke luftuar brenda PD. Bardhi thotë se kur ai ka bërë betejë me Sali Berishën, disa zgjodhën të rrinin në shtëpi dhe kishin frikë edhe emrin t’ia përmendnin ish-kryeministrit, madje sipas tij as sot nuk ja zënë emrin me gojë.
-
VIDEO
Bardhi akuza Bashës: Më 14 maj ke mbështetur kandidatët e Berishës, thuaje në publik ose do nxjerr mesazhet
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzim Bashën, i cili po kandidon sërish për kreun e PD. Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin, duke thënë se Basha ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore të 14 majit. Madje, Bardhi tha se nëse Basha nuk e thotë këtë publikisht, ai do të publikojë SMS që kanë patur kandidatët me Bashën.
-
VIDEO
Bardhi: Kryesia me dy standarde, përjashtuan ata që bënë fushatë për Berishën dhe mbajtën ata që mbështetën Veliajn! I neveris
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për metodën që sipas tij zgjedh Kryesia për të bërë pjesë të listave për anëtar. Bardhi thotë se ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës gjatë fushatës së 14 majit, janë nxjerrë nga lista, por ata që mbështetën Erion Veliajn gëzojnë të drejtën të jenë pjesë e listave. Bardhi thotë se këto dy standarde i neverit.
-
VIDEO
U thirr nga Komsioni i Etikës, Bardhi: Unë i jap llogari vetëm Këshillit Kombëtar, anëtarët u ulën në 300 pa asnjë proces statutor
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmnet Bardhi i është përgjigjur në një deklaratë për media kërkesës së Komisionit të Etikës për të qenë i pranishëm në mbledhje pasditen e sotme ku do shqyrtohet ankimi i Kryesisë së PD për anulimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Bardhi tha se sekretari i përgjithshëm i jep llogari vetëm Këshillit Kombëtar dhe thekson se ai do të mblidhet ditën e nesërme online.
-
VIDEO
Bardhi: Basha po kopjon Berishën, s’mbyll dot sytë për njerëz me halle të vjetra që duan të hedhin në erë partinë
Fletërrufe e Byro Politike i ka cilësuar Gazment Bardhi ‘hetimin’ që është ngritur për të në Komisionin e Edukimit nga Flutura Açka. Sekretari i Përgjithshëm thotë se reduktimi i 50 mijë anëtarëve që nuk mendojnë ashtu siç do ish kryedemokrati Basha, është një lëvizje që ne e kemi parë mjaft mirë, 1 vit e gjysmë më parë nga Sali Berisha. Është një hall i Bashës, thotë Bardhi që po e detyron të hedhë në erë partinë demokratike, tashmë të shndërruar në një parti popullore që ka humbur objektivin dhe identitetin si parti me besime euroatlantike. Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar që e ka thirrur nesër, Bardhi thotë se s;është e ndaluar të bësh mbledhje online.
-
VIDEO
PD e çoi për hetim, Bardhi s’tërhiqet: Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar! 'Shpallën armik' sekretarin e partisë se zbatoi statutin
Gazment Bardhi nuk tërhiqet duke thënë se nesër do të mbledhë online Këshillin Kombëtar. Bardhi komentoi vendimin e Kryesisë që e coi për hetim, duke thënë se ishte si një Fletërrufe e Byros Politike që shpalli armik sekretarin e përgjithshëm se zbatoi statutin e partisë.
-
VIDEO
PD çoi Bardhin për ‘hetim’, mblidhet sot Komisioni i Etikës, Açka i kërkon të jetë prezent! Kryesia: Të shfuqizohet vendimi për thirrjen e Këshillit
Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës do të mblidhet ditën e sotme në orën 19:00, për të shqyrtuar kërkesën e Kryesisë së Partisë Demokratike, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Gazment Bardhit për mbledhjen online të Këshillit Kombëtar.
-
VIDEO
PL denoncon: Dhënia me qira e Akuadromit në Tiranë tregon që Veliaj nuk lë hapësirë publike për qytetarët! Po përfaqëson interesin e oligarkëve
Kryetari i grupit të këshilltarëve të PL-së, Endrit Braimllari ka denoncuar sot kryebashkiakun Veliaj për dhënien me qira të kompleksit të pishinave të Tiranës. Sipas tij, qiradhënia e Aquadromit tregon se Veliaj nuk interesohet për qytetarët por për oligarkët, pasi nuk lë hapësira publike
-
VIDEO
Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti në muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë
Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit