-
VIDEO
Asambleja/ Shkarkohet Sekretariati i PS, ikën Gjiknuri, komandohet Klosi! Emrat e rinj zgjidhen në shtator! Çuçi, kreu i ri i grupit! Rama: Me qeverinë merrem ditët në vijim
Kryesocialisti Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën drejtuese të Partisë Socialiste. Kështu asambleja e PS-së ka zgjedhur Blendi Klosin si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, duke larguar nga ky pozicion Damian Gjiknurin. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së! Sekretarët e tjerë do zëvendësohen në shtator
-
VIDEO
Ndryshimet në PS-së, Berisha hedh akuza: Gjiknuri u flak si Ahmetaj me këshillën që të arratiset
Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet në asamblenë e Partisë Socialiste pasditën e sotme që sollën ndryshime në strukturën e kësaj partie. Sipas Sali Berishës, Gjiknuri u flak sot si Ahmetaj me këshillat që të arratiset
-
VIDEO
Ndryshimet në PS, Rama nuk komenton për gazetarët, ikën duke folur në celular
Kryeministri Edi Rama është larguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.Teksa po largohej, Rama po fliste në celular ndërsa zgjodhi që të mos flasë për gazetarët. Ai shoqërohej nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, të cilit i dha dhe dorën para se të largohej me makinë.
-
VIDEO
Përplasjet në PD, Karabina për Report Tv: Bardhi të reflektojë, po shkel statutin! Baçi: Nuk i kanë as 25 mijë anëtarë, kanë futur në listë familjarët
Mes Partisë Demokratike ka nisur një përplasje për vulën. Anëtarja e Këshillit Kombëtar, Mirela Karabina i bën thirrje sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit që të reflektojë sepse po shkel statutin.
-
VIDEO
Përfundon Asambleja Kombëtare e PS-së, burime: Rama merret me qeverinë nesër dhe pasnesër
Ka zgjatur rreth një orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme në sekretariatin e Partisë.
Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër, thanë burime për Report Tv.
-
VIDEO
U zgjodh kreu i grupit, Bledi Çuçi: Përgjegjësi e madhe
Bledi Çuçi është zgjedhur kreu i grupit të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Çuçi tha për mediat se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.
-
VIDEO
Ikën Gjiknuri, Rama emëron Blendi Klosin sekretar të Përgjithshëm të PS-së! Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit Parlamentar
Kryesocialisti Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kryesinë e Partisë Socialiste. Rama ka emëruar në vend të Damian Gjiknurit, Blendi Klosin si sekretar të Përgjithshëm të PS-së. Ndërkohë Bledi Çuçi është emëruar kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
-
VIDEO
Nis mbledhja e Asambleja Kombëtare të PS! Rama mohon largimin e Ibrahimaj! Ministrja: Nuk jam shkarkuar
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Delina Ibrahimaj ka regauar pas lajmit se është shkarkuar, duke thënë se është thashethem vere dhe se është ende në detyrë. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mohuar largimin e saj.
-
VIDEO
U tha se është shkarkuar si ministre, reagon Ibrahimaj: Thashethemet e verës
Delina Ibrahimaj, emri i së cilës u përfol se është larguar nga detyra si ministre e Ekonomisë dhe Financave, thotë se nuk është shkarkuar nga detyra. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët pak para nisjes së asamblesë kombëtare të PS-së, Ibrahimaj tha se janë thashetheme vere.
‘Jo nuk jam shkarkuar. Është koha e thashethemeve të verës.’- tha Ibrahimaj.
Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Rama, i cili u shpreh ‘Jo, jo’.
-
VIDEO
Kryesia e çoi për hetim, Bardhi nuk tërhiqet: Nesër mbledh online Këshillin! Basha mbështeti kandidatët e Berishës, ta thotë në publik ose do nxjerr SMS-të
Gazment Bardhi nuk lëkundet nga qëndrimi i tij dhe thotë se nesër do të mbledhë Këshillin Kombëtar, ndonëse Kryesia e ka çuar për hetim në Komisionin e Etikës. Bardhi ‘shigjetoi’ Bashën duke thënë se po sillet si Berisha duke përjashtuar ata që i kanë dalë kundër. Ai refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Etikës.
-
VIDEO
Binomi politikë-drejtësi, ka nisur konflikti pa kthim! (26 korrik 2023)
Rreth një vit më parë Bajram Begaj u betua si President i Republikës së Shqipërisë. Gjatë një viti si kryetar i shtetit shqiptar Bajram Begaj i dha një imazh ndryshe presidencës shqiptare. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, duke folur për rolin e tij, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se Begaj ka bërë një baraslargim moral dhe kushtetues nga palët politike e se sot se di askush se për kë voton presidenti
-
VIDEO
Ben Andoni analizon në Report TV: Rama po përgatit një lëvizje të brendshme brenda PS-së për ti dalë para gjërave! Do ketë të tjerë që do merren nga SPAK
Analisti Ben Andoni thotë se Rama po përgatit një lëvizje të brendshme brenda PS-së dhe e bën një paralelizëm me asamblenë e vitit 2018, që u pasua me ndryshime në qeveri