-
VIDEO
Konferenca me Ramën, Vuçiç: Kosova të largojë policinë dhe kryetarët nga godinat e komunave në veri
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në konferencën me Ramën se janë gati për dialog, duke thënë se kanë zbatuar dy pika nga ato që i ka kërkuar BE, por duam që Kosova të tërheqë policinë nga godinat në veri
-
VIDEO
Takimi me Vuçiç, Rama: Rruga e vetme është plani franko-gjerman, nuk duhet ta nënvlerësojmë përshkallëzimin e tensionit
Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, preku situatën në Kosovë dhe tha se nuk ka asnjë rrugë tjetër veç zbatimit të planit franko-gjerman për të normalizuar situatën mes dy vendeve.
-
VIDEO
Takimi me Ramën, Vuçiç: Folëm për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri, dallimet tona do i mbajmë për vete
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë në konferencën me Ramën, se gjatë takimit kan ëbiseduar edhe për pikëpamjet e ndryshme për situatën në veri të Kosovës. Vuçiç nuk preferoi që të japë më shumë detaje, ndërsa tha se dallimet e Serbisë do i mbajnë për vete. Ndërkohë, ai theksoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, do vazhdojë të punojë për marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
-
VIDEO
Takimi me Ramën, Vuçiç: Do mbajmë sërish takime për Open Ballkan! Në nëntor do kemi panair në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në konferencën me kryeministrin Edi Rama se do të mbajnë sëshpejti takime për Ballkanin e Hapur. Vuçiç tha se në nëntor do të mbahet një panair në Beograd. Ai vlerësoi nismën e Ballkanit të Hapur duke thënë se i ka ndihmuar njerëzit që të jenë më afër njëri-tjetrit.
-
VIDEO
Tensione në Beograd, Vuçiç mbyll para kohe konferencën me Ramën! Presidenti serb heq kufjet dhe niset të ikë
Me tensione është zhvilluar konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Shkak për tensionin është bërë drafti i hartuar nga qeveria shqiptare për asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës. Vuçiç tha se atyre që iu është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët. Rama i ktheu përgjigje duke i thënë se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko – gjerman. Por, Vuçiç hoqi kufjet dhe niset të ikë, ndërsa në fund i jep dorën Ramës dhe mbyllin konferencën.
-
VIDEO
Turi ballkanik, Rama takohet me Vuçiç në Beograd
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë turit të tij ballkanik.
-
VIDEO
Turi Ballkanik/ Rama mbërrin në Serbi, do takohet me Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Tensione në veri, Begaj: Kosova dhe Serbia të dialogojnë, të respektohen marrëveshjet e dakordësuara nga palët
Presidenti Bajram Begaj nga Azerbajxhani ka folur ehde një lidhje me situatën në veri të Kosovës. Begaj tha se dialogu është shumë i rëndësishëm e që vendet ta shohin njëri tjetërin jo përmes mërive të së djeshmes, por sipas mendësive të se ardhmes.
Sipas Begajt, stabiliteti rajonal është shumë i rëndësishëm e se Kosova dhe Serbia janë palë dialoguese për zgjidhjen e çdo mos-marrëveshje dhe të ndërtimit të një fryme të re bashkëpunimi mes njëri tjetrit.
-
VIDEO
Begaj vizitë në Azerbajxhan: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë më mirë se kurrë, sidomos në kuadrin energjetik
Presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh nga Azerbajxhani për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është edhe më e fortë sidomos në kuadrin energjitik.
“Këtë vit shënohen 30 vjet nga marrëdhënia diplomatike e vendeve tona. Kemi mjaft arsye për të qenë krenar, të cilat janë më mirë se kurrë më parë. Vjet Aliyev vizitoi Tiranën dhe më vjen mirë që impakti i asaj vizitë impaktoi menjëherë. Kemi plot arsye për hapat e mëtejshme, dialog të suksesshëm. Risolla në vëmendjen e tij disa nga hapat e suksesshme për afrimin mes dy vendeve. Shqipëria hd Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht në kuadrin energjetik. Përftimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta. Gazsjellësi adriatiko-jonian do të kontribuoje edhe më tej në rajon. Shqipëria është vend transit i gazit dhe ky është realitet tashmë.”- thotë Begaj.
-
VIDEO
Balla: Ballkani i Hapur s’ka përfunduar, nga nismat më të suksesshme
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socailiste, Taulant Balla, theksoi se nisma “Ballkani i Hapur” nuk ka përfunduar. Madje, sipas tij, është nga nismat më të suksesshme, ku aderon Shqipëria.
-
VIDEO
Berisha: Rama dorëzoi kompjuterët e muxhahedinëve në Iran, ky është akti më i lartë i tradhtisë
Jashtë sallës së Kuvendit, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës se ka kryer akt të lartë tradhtie duke i dorëzuar kompjuterët e muxhahedinëve të Manzës në duart e Iranit.
“Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran. Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit. Nëse kjo është e vërtetë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistentë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore.
Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia. Edi Ramaa në këtë mënyrë është bërë një shtojcë e ajatollahëve dhe ky përbën një akt që tejkalon çdo etikë dhe moral. Dënoj me ashpërsi më të madhe këtë akt dhe kërkoj me urgjencë që OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë.
Mos harroni se dorëzimi i këtyre kompjuterëve në Iran do të thotë dorëzimi i mijëra iranianëve që figurojnë në listat e rezistencës, sepse kjo është një rezistencë në Iran dhe mbarë botën. I bëj thirrje OKB-së që të marrë tërësisht në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve. Të konsiderosh shpallje lufte kiber-ataket, do të thotë të rreshtohesh me ajatollahët. Edi Rama është bërë krah i tyre. I ka lejuar vendit një njollë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Balla-Berishës: Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës, jetim që s’i shkon njeri mbrapa, gënjen pa pikë turpi! Do protestë që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë
Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës, të cilit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.