-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.
-
VIDEO
Vangjeli zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Dy vilat janë pikat kyçe e SPAK, s’i justifikon dot! Mbrojta e tij pretendon se njëra i përket një zviceranie
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
-
VIDEO
Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Rama takon Ballën, Gjiknurin dhe Agaçin në vilën qeveritare
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në vilën qeveritare Sekretarin e Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, hapat që priten! Nga ‘tryeza’ e Nikollës te seanca plenare, ç’ndodh me ish-zv.kryeministrin?
Tani që kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj ndodhet në tryezën e Lindita Nikollës procedurat deri në miratim janë të qarta. Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak punën e SPAK por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për hapat në vijim.
-
VIDEO
Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Ngjela për Report TV: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do të kalojë djathtas
“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, mesditën e sotme, pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.
-
VIDEO
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar
Posti i ministrit të Brendshëm mund të konsiderohet pa ‘frikë’ si portofoli më i ‘mallkuar’ në kabinetet qeverisë në Shqipëri. Në vetëm 31 vite demokraci vendi ka pasur më shumë se 25 ministra të Brendshëm. I vetmi që ka bërë thuajse një mandat të plotë në krye të këtij dikasteri ka qenë Sajmir Tahiri, i cili mban edhe rekordin si më jetëgjati
-
VIDEO
Sulmi i Rrajave, të hënën propozimi në Presidencë për emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm! Balla pritet të marrë detyrën e re jo më vonë se 17 ditë
Taulant Balla do të jetë Ministri ri i Brendshëm, detyrë të cilën pritet ta marrë jo më vonë se 17 ditë që nga momenti i mbërritjes së shkresë-propozimit në zyrën e presidentit. Ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë solli një serë ndryshimesh, përfshirë shkrirjen e komisariatit në zonë, dorëheqjen e një deputeti dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
-
VIDEO
Profili i Taulant Ballës, ministrit të ri të Brendshëm! Nga këshilltar i Fatos Nanos tek numri 2 i PS
Taulant Balla do të jetë ministri i ri Brendshëm duke zëvendësuar Bledi Çuçin. Ai vjen në këtë post pas 6 vitesh si kryetar i grupit parlamentar të PS. Emërimi i Ballës u vendos pas lënies së mandatit të deputetit Rrahman Rraja, familjarë të të cilit u përfshinë në ngjarjen e rëndë në Krujë ku dhunuan 2 kushërinjtë Maja.
-
VIDEO
Veliaj inspekton shkollën ‘Xhezmi Delli’: Hap dyert në shtator me kushte më moderne
Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli” hap dyert këtë vit për nxënësit e Njësisë 3. E dëmtuar si shumë shkolla të tjera nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe kjo shkollë është rindërtuar nga e para.
-
VIDEO
Turi i takimeve të kryeministrit Rama me homologët e Ballkanit për proçesin e Berlinit (8 korrik 2023)
Pa Protokoll nga Anduela Ndreu Kryeministri Rama vijon turin e takimeve me homologet e Ballkanit per procesin e Berlinit. Kryeministri Albin Kurti refuzon ta takoje. Cilat ishin arsyet e ketij vendimi? Nenshkruhen ne distance 13 marreveshjet mes qeverive, shkak shtyrja e mbledhjes nga se perbashket te 14 qershorit. A do te vije Kurti ne takimin e 17 korrikut ? Rama sqaron se nuk ka asgje personale me Kurtin dhe bashkepunimi duhet te jete institutocional. “Pa Protokoll” ne Report TV me te ftuarit Lavdrim Krashi, Sylë Ukshini Shpend Gashi Zef Bushati Arber Hitaj
-
VIDEO
Draft statuti për asociacionin, Rama: S’e ka lexuar as Kosova e as Serbia! Ia kam dorëzuar dy ‘kumbarëve’, Macron dhe Scholz
Kryeministri Edi Rama në konferencën me presidentin serb. Aleksandër Vuçiç u pyet për draft asociacionin që ka propozuar për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Rama tha se këtë draft se ka lexuar as Kosova dhe as Serbia, por ia ka dërguar dy kumbarëve të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.
-
VIDEO
Vendi ku darkuan Rama dhe Vuçiç! Ja kush iu bashkua tjetër
Pas konferencës për shtyp, e cila pati edhe tensione, kryeministri Edi Rama ka darkuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.