-
VIDEO
Momenti i mbërritjes së Kryeministrit Edi Rama në LITEXPO, Lituani për Samitin e NATO-s
-
VIDEO
Tabaku thirrje Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK, t’i çojmë deri në fund hetimet për aferën e inceneratorëve
Deputetja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku doli në një deklaratë për mediat pas kërkesës së SPAK që i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Në fjalën e saj, Tabaku i bëri thirrje Ahmetajt që të bashkëpunojë me SPAK që t’i shkohet deri në fund aferës së Inceneratorëve.
-
VIDEO
A do 'tregojë shokët' Ahmetaj dhe Rrajat e Rilindjes (10 korrik 2023)
Plot 400 faqe është dosja për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili është nën akuzë për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Lajmin e ka bërë më dije kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo.
-
VIDEO
Emërimi i Ballës si ministër i Brendshëm, Bardhi në Report Tv: I dyti pas Ramës për lidhjet me krimin e organizuar
Gazment Bardhi pati edhe një koment për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Ai e akuzoi si person me kriminalitet të lartë.
“Pas Ramës, personi i dytë me lidhjet më të konsoliduara me krimin e organizuar është Taulant Balla.”- tha Bardhu
-
VIDEO
Bardhi në Report Tv: Flitet që Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për inceneratorin e Tiranës! Sa herë favorizonte Zoton e Mërtirin, shpërblehej me pasuri të paluajtshme
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bardhi tha në Report Tv se flitet se Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për inceneratorin e Tiranës. Sipas tij, sa herë ministria e Ahmetajt bënte një veprim në favor të Zotos apo Mërtirit, ai fitonte një shpërblim në pasuri të paluajtshme nga këta të fundit. Ai gjithashtu deklaroi se, një tjetër çështje që përfshin drejtpërdrejt Arben Ahmetajn është edhe ajo e Unazës së Madhe.
-
VIDEO
Bardhi në Report Tv: Dosja e SPAK për Ahmetajn 400 faqe, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton! Të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 pyetjet’ Ilir Babaramo ka folur në lidhje me kërkesën e sotme të SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Sipas Bardhit, kërkesa në fjalë përmban një hetim të detajuar për ish-ministrin e Financave dhe vërteton lidhjet e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin
-
VIDEO
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
Kërkesa për mandatin e Arben Ahmetaj, ka rikthyer vëmendjen tek precedentët e mëparshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Si ka ndodhur përballë një kërkese për arrestimin e deputetit.
-
VIDEO
Vera përvëluese, Spak-u, godet shumë lartë! (10 korrik 2023)
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
-
VIDEO
Shkarkimi i Çuçit, Presidenti dekreton emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm! Gogu e Felaj dy emrat e PS-së për në krye të grupit parlamentar
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren.
-
VIDEO
‘Despiunizimi’, PD: Kërkoni mendim nga Komisioni i Venecias! Bardhi ‘zbulon’ letrën e delegacionit të BE-së! Alibeaj: Nismat tuaja shashka politike, kaloni lustracionin
Paketa e despiunizimit që synon nxjerrjen nga politika të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit u diskutua në Komisionin e Ligjeve. Duke zbuluar një letër të delegacionit të BE, Gazment Bardhi kërkoi që për këtë paketë ligjore të merret mendimi i Komisionit të Venecias, ndërsa Enkelejd Alibeaj e quajti shashkë politike dhe kërkoi që të mbështeten nismat e lustracionit të dorëzuara nga opozita
-
VIDEO
Begaj dekreton shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës ministër të Brendshëm
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës ministër të Brendshëm. Taulant Balla u propozua nga Rama pas shkarkimit të Çuçit për dhunën e fisit Rraja për guroren
-
VIDEO
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, Berisha: Të tregojë ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen
Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për të arrestuar ish-ministrin Arben Ahmetaj. Berisha thotë se kreu i aferës është Edi Rama.