-
VIDEO
Gjergj Hani në Report Tv: Disa thonë që jam fasadë, qasje e gabuar, s’kam bërë pakt me Bashën për zgjedhjet! S’më ka mbështetur asnjë demokrat
Kandidati për kryetar të Partisë Demkratike, Gjergj Hani ka ritheksuar disa herë se nuk është një trampolinë e ish kryedemokratit Lulzim Basha që ky i fundit të marrë postin. I ftuar në emisionin Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Hani sqaron se nuk ka bërë pakt me Bashën për të hyrë në zgjedhje, madje ka bindjen për të fituar.
-
VIDEO
Vangjeli ‘çkodon’ letrën e Ramës për Yuri Kim në Kontrast: Bëri bashkë anarkistë e neomarksistë kundër saj! Ringjalli edhe Berishën që dëmtoi opozitën dhe shoqërinë
Letra e pazakontë e kryeministrit Edi Rama për ambasadoren e SHBA-ve, ngjalli mjaft interes në opinionin e ndarë në dysh dhe shumë aludues për figurën e kryediplomates, Yuri Kim. Për analistin e Report Tv, Lorenc Vangjeli i cili e analizoi sot në emisionin Kontrast, misioni i Kim ka dy pamje.
-
VIDEO
Beleri në burg, zgjedhje të reja në Himarë? (27 qershor 2023)
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet ende një temë e nxehtë diskutimi, kjo edhe për shkak se ende është plot aludime sesi do të shkojë “fati i tij”. Në studion e Repoltix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga të shumta ishin opinionet nëse Beleri do duhet të ishte në burg apo jo, por edhe për përgjigjen e ashpër që Greqia rezeveron sa i takon gjykimit të tij.
-
VIDEO
Fredi Beleri në burg, debate në Repoltix, juristi: S’duhet të mbahet në qeli politikisht! Gazetari: Greqia ishte e ashpër vetëm para zgjedhjeve, sot patën vetëm ambasadoreshën
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet ende një temë e nxehtë diskutimi, kjo edhe për shkak se ende është plot aludime sesi do të shkojë “fati i tij”. Në studion e Repoltix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga të shumta ishin opinionet nëse Beleri do duhet të ishte në burg apo jo, por edhe për përgjigjen e ashpër që Greqia rezeveron sa i takon gjykimit të tij.
-
VIDEO
Mandati i Olta Xhaçkës diskutohet te ‘Ligjet’, socialistët kërkojnë që çështja t’ kalojë edhe një herë Këshillit të Mandateve! Bardhi: Po e zvarrisni
Çështja e mandatit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve. Pala socialiste kërkoi këtë të martë rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.
Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t'i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe refuzuan propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.
-
VIDEO
Lirimi i 3 policëve të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes në Report Tv: Serbia të dënohet! Shehu: Rama romancë me Vuçiç si Romeo me Zhuljetën
Zhvillimet e fundit kanë ende kryefjalë teneisonet në veri të Kosovës, edhe pas lirimit të tri policëve të rrëmbyer nga Serbia, ende ka një retorikë të ngrirë mes dy palëve
-
VIDEO
Kriza e PD/ Kadilli në Report Tv: Tabaku e Bardhi dështuan të drejtojnë partinë! Basha e Hani s’janë zgjidhje! Berisha-Meta s’u thonë më asgjë shqiptarëve
Kriza brenda partisë Demokratike jo vetëm që vijon të jetë në vend numëro, por madje është në gjendjen më të keqe të saj. Me këtë frymë e nisi komentin e tij ish deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli në emisionin “Studio Live” me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj
-
VIDEO
‘Ligjet’ miratojnë projekt-ligjin për arbitrazhin! Zv.ministri i Drejtësisë: Ul kostot e biznesit, procese jo të tejzgjatura! Çupi: Mos po largohemi nga arbitrazhi ndërkombëtar?
Bizneset që kanë mosmarrëveshje mes tyre, do të kenë mundësi t’i zgjidhin ato në Gjykatën Kombëtare të Arbitrazhit, duke mënjanuar proceset e zgjatura gjyqësore. Nisma e ligjore e qeverisë u kritikua nga opozita në komisionet parlamentare, por drafti kaloi me votat e mazhorancës për miratim në seancë plenare
-
VIDEO
Safet Gjici në burg, Kukësi drejt zgjedhjeve për kryetar! Botohet në fletoren zyrtare shkarkimi i tij! Vajza në video-skandal ‘kyçet’ në shtëpi: Kujdesem për djalin e nënën e sëmurë
Fredi Beleri u zgjodh kryetar Bashkie në Himarë duke qenë në qeli, ndërsa në Kukës, Safet Gjici, e la bashkinë për tu futur në qeli. Vendimi që qeveria mori më 16 qershor për shkarkimin e Gjicit pas video-skandalit seksual në zyrën e tij, u botua në Fletoren Zyrtare, duke i hapur rrugë shkuarjes drejt zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit.
-
VIDEO
Fredi Beleri në burg, Vangjel Dule nga Himara: Njollë e zezë për demokracinë, ligji është Maliqi i Ramës
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Himara e ka cilësuar si njollë të zezë për dmeokracinë faktin që Fredi Beleri po mbahet në burg.
‘Pa ju dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani kreun e bashkisë së Himarës. Nuk pranuan dërgatën e Ramës. As të lexojnë vendimin e gjykatës së faktit për Vlorën. E kuptoni e shikoni dhe të gjithë bashkëqytetarët le të nxjerrin konkluzionin. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet tek ne. Kjo ishte një njollë e zezë për demokracinë, për shtetin e se drejtës parimet dhe vlerat europiane. I është dhënë vlefshmëri nga gjykata e faktit. Nuk ka asnjë rol këshilli bashkiak. Ishte leximi i vendimit të vlefshmërisë së mandatit. Vërtetë ka ligj, po unë kam ligjin time, është Maliqi i Ramës dhe ne ligjin do ta përballojmë si Maliq. Ne do të vazhdojmë politikisht betejën tonë në të gjitha instancat brenda dha jashtë vendit. Demokracia shteti i së drejtës janë në rrezik dhe po nuk e kuptuam tani nesër do të jetë vonë. Jemi në fazën e pushtimit të sovjetëve. Kontribuoni në ndërgjegjësimin e qytetarëve. Është frymëzim për të gjithë qytetarët e Himarës. Ne do ti shkojmë deri në fund Beleri ka fituar dhe në fund do të triumfoje. Jemi krenar që kontribuojmë për demokracinë.'- tha Vangjeli.
-
VIDEO
Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Berisha thirrje SPAK-ut: Hetoni çdo tender të fituar nga Gjici deri në 100 milionë euro
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar lidhur me arrestimin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici nën akuzën e korrupsionit pasiv. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha bëri thirrje që Prokuroria e Posaçme të hetojë çdo tender të fituar nga kompanitë e Gjici deri në 100 milionë euro duke thënë se ky i fundit ka një bashkëpunim të madh me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
-
VIDEO
Gjergji Hani prezanton platformën për të drejtuar PD, ngrihet për të marrë syzet në mes të konferencës: Mosha bën të sajën!
Gjergj Hani, kandidati i cili sfidon Lulzim Bashën në garën prë kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje të cilat do të mbahen më 29 korrik, në një konferencë për gazetarë prezantoi projektin e tij për drejtimin e së djathtës