-
VIDEO
Arrestimi i Dakos, deputeti i PS, Bujar Çela: Ai s'ka qenë ndonjëherë kolegu im, drejtësia mbi të gjitha
Një koment disi më ndryshe e pati deputeti socialist, Bujar Çela tha se Dako nuk ka qenë kolegu i tij.
“Nuk ka qenë ndonjëhërë kolegu im Dako. Se s’kam qenë anëtar kryesie. Drejtësia mbi të gjitha, drejtësi e pavarur.”- tha Bujar Çela.
-
VIDEO
Arrestimi i Vangjush Dakos, deputetët komente ‘në sinkron’ para Kuvendit: Flet Drejtësia, kush gabon paguan
“Drejtësia të bëjë punën.” Dukej si e parapërgatitur por në masë, pavarësisht kaheve politike, deputetë e ministra të pyetur nga gazetarët e komentuan njëlloj arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakon.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Ina Zhupa interpelancë me ministren Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike
Shkrija e Akademisë së Studimeve Albanologjike do të jetë temë diskutimi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës kanë thirrur një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Interpelanca me ministren do të kryhet nga deputetja përgjegjëse për çështjet e arsimit dhe kulturës, Ina Zhupa.
-
VIDEO
29 korrik Basha drejt zgjedhjes në krye të PD-së? (7 qeshor 2023)
Lulzim Basha është parë shumë aktiv në jetën politike, teksa zhvillon takime me të rinjtë në qytete të ndryshme, ndërsa përflitet për një rikthim të mundshëm të tij në garën për kreun e PD-së. Gent Malko, ish-anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se tashmë PD-së i duhet një kryetar që ka autoritetin të mbaj grupin solid
-
VIDEO
Basha drejt zgjedhjes në krye të PD-së? Malko në ‘Repolitix’: Ka një shans pasi s’ka Berishën pas! Analisti Gashi: Nuk sjell asnjë lloj risie
Lulzim Basha është parë shumë aktiv në jetën politike, teksa zhvillon takime me të rinjtë në qytete të ndryshme, ndërsa përflitet për një rikthim të mundshëm të tij në garën për kreun e PD-së. Gent Malko, ish-anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se tashmë PD-së i duhet një kryetar që ka autoritetin të mbaj grupin solid
-
VIDEO
Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! E kam gati platformën
Lulzim Basha ka ironizuar Sali Berishën dhe thirrjet për bashkim nga takimi me të rinj në Elbasan. Sipas tij, demokratët u ndanë nga ‘flamuri i rremë për interesa personale që bëri aleancë me të keqen’. Me këtë i referohet Sali Berishës që futi kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit me logon e Partisë së Lirisë dhe solli një tjetër disfatë për opozitën.
-
VIDEO
Sulmet ndaj deputetëve të PD, Basha: Dënoj tensionet! Berisha: Fyerjet, akte të turpshme
Sulmet e militantëve të tij ndaj deputetëve të PD që braktisën mbledhjen e Kryesisë, Lulzim Basha nuk i dënoi drejtpërdrejtë, por tha se refuzon përpjekjet për tensionim që ushqejnë një politikë të baltës. Pas hapjes së garës për kreun e ri Basha pranoi se ka gati platformën për drejtimin e PD
-
VIDEO
Basha mesazh për Berishën: Demokratët u ndanë se u ngrit flamur i rremë për interesa personale dhe pati aleancë me të keqen! Duam pastrim nga të korruptuarit
Lulzim Basha ka ironizuar Sali Berishën dhe thirrjet për bashkim nga takimi me të rinj në Elbasan. Sipas tij, demokratët u ndanë nga ‘flamuri i rremë për interesa personale që bëri aleancë me të keqen’.
-
VIDEO
Dako, nga akuzat për ‘makineri votash’ te ‘non gratat’! Inxhinieri që u bë një politikan i fortë
Inxhinier ndërtimi, i njohur si makineri votash për socialistët dhe një nga bashkiakët me kontroll të plotë në territorin e tij, në 2019, socialistët nuk e rikandiduan Vangjush Dakon për kryetar bashkie në Durrës. Pak mua pas largimit të tij DASH e shpalli si person i përfshirë në korrupsion madhor dhe sanksionoi ndalimin e tij dhe të familjes nga hyrja në SHBA. Hyri në politikë ne vitin 2007 dhe mandatin e tij të parë si kryetarë i Bashkisë së Durrësit, e nisi me fitoren e zgjdhjeve ndaj kandidatit të maxhorancës Armand Teliti me një diferencë prej vetëm 308 votash.
-
VIDEO
Arrestimi i Vangjush Dakos, deputeti Krashi: Krerët e bashkive të mësojnë nga kjo që po ndodh! Ramaj: SPAK të dalë përtej politikës
Deputeti i PS, Lavdrim Krashi thotë se nga arrestimi i Vangjush Dakos duhet të mësojnë të gjithë krerët e 61 bashkive që dolën nga zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për Report Tv, tha se kryetarët e bashkive janë gardianë të parave të popullit ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që kryebashkiakët bëjnë si njësha.
-
VIDEO
Lufta brenda PD-së, Korreshi ‘shigjeton’ Bashën: Insistimi për të hapur garën për kryetar i orkestruar! Kapllanaj: Të bëhen zgjedhjet sa më shpejt
Korreshi tha se instistimi i kryetarëve të degëve për të të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së është i orkestruar. Duke nënkuptuar lëvizjet e Bashës për rikthimin në PD-së, Korreshi tha se me këtë projeksion do të kthehemi sërish nga e para
-
VIDEO
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK ka pasur sukses në luftën ndaj krimit të organizuar, i njëjti ritëm duhet dhe për arrestimin e zyrtarëve të lartë
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ e komentoi si tepër cilësor hetimin e SPAK ndaj Vangjush Dakos. Ai tha se puna e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar ka pasur sukses deri më tani por shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me të njëjtin ritëm pa u ndikuar nga politika.