-
VIDEO
Balla-Berishës: Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) ti hash atë që s’thuhet Partisë Socialiste
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje Drejtësisë së re të hetojë korrupsionin e non-gratës Sali Berisha.
‘Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën. Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet.
Ky është një i vdekur që vijon të ecë në këmbë, flet ky në emër të drejtësisë amerikane, që e ka shpallur me vulë e firmë që është non grata për ta, për çfarë? Për korrupsion të nivelit të lartë e minim të demokracisë. Nuk e di çfarë pret drejtësia jonë. Britania e akuzon me emra, Damir Fazlliç, flet ky për sekretaren, po për privatizimin e OSSH, sot nuk ka njeri as në qeverinë tonë që thotë sa është shitur, se nën dirigjimin e Sali Berishës shteti ka humbur 400 e ca milionë euro. Dosja është në prokurori, cilën nuk e di se ka humbur durimi. Dhe “Gërdeci” mbani mend si raportonte ministri te i biri i Sali Berishës, Aldo Bumçi. Dhe për 21 janarin, ka shpërdoruar detyrën me pasojë vrasjen… dhe tani vjen e flet për Dakon që ka shpërdoruar detyrën për 1 leje ndërtimi, para 12 vjetësh.' - tha Balla.
-
VIDEO
Berisha akuza Veliajt: Gjushi burgoset për një pallat, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një, por dhjetëra pallate kate mbi kate
Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se Gjushi i Tiranës ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate e kalon pa iu futur ferra në këmbë.
-
VIDEO
Kushi: Nuk po i hedhim në rrugë profesorët e Albanologjisë, Akademia e Shkencave, institucion që na bën krenarë
Në replikë me deputeten Ina Zhupa sot në Kuvend. ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se Akademia e Studimeve Albanalogjike institucionalisht dështoi të sillet në rrugë ligjore dhe mohoi se profesorët po hidhen në rrugë.
-
VIDEO
Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Zhupa interpelancë me Ministren e Arsimit: Po e bëni për t’i plotësuar dëshirat Gjinushit! Shkelen liritë akademike
Deputetja Demokrate Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se shkrirja e Studimeve Albanologjike është bërë për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit. Zhupa u shpreh se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike.
-
VIDEO
Situata në PD, Flutura Açka për Report Tv: Bashkimi me një kusht, Berisha nuk mund të jetë pjesë e procesit
Sa i takon bashkimit të PD-së, Açka tha se kanë një kusht të panegociueshëm, që Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi.
-
VIDEO
Berisha akuza Manjës: Nxore sekretin hetimor për arrestimin e Dakos! Ministri: Shumë shpejt do të përballesh me drejtësinë
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manjën janë përplasur në Kuvend e shkak për këtë është bërë arrestimi i ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako nga SPAK. Berisha hodhi akuza ndaj Manjës për të cilin u shpreh se ka dekonspiruar sekretin hetimor për arrestimin e Dakos
-
VIDEO
Takimi me Bashën, Korreshi: Folëm për ofendimet dhe kërcënimet e mbështetësve të tij! Është përgjegjës, por u distancua nga ato sjellje
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka deklaruar se është kundër sjelljes së Bashës në krye të PD-së. Ai është po ashtu kundër rikthimit të Berishës dhe Alibeajt në krye të partisë. I pyetur lidhur me takimin, që zhvilloi së bashku me deputetin Sula e Basha, Korreshi u shpreh se Basha kishe kërkuar ndjesë dhe është distancuar nga dhuna nga militantët e tij ndaj deputetëve. Gjithashtu ai sqaroi pozicionin e tij ku tha se ai është pro PD si në vitin 2021. :
-
VIDEO
Gështenja zbulon prapaskenat e përplasjeve në mbledhjen e Kryesisë: Jemi kërcënuar, nëse s’do ishin gazetarët do ishte fizike
Nëse s’do ishin gazetarët, përplasja mes deputetëve mbrëmjen e 5 qershorit do ishte kthyer në fizike. Kjo ishte deklarata e deputetit të PD-së, Lefter Gështenja i cili bëri me dije se në mbledhjen e Kryesisë është kërcënuar nga disa deputetë.
-
VIDEO
A do e mbështesë Bashën për kreun e PD-së? Alibeaj: Ka të drejtën të kandidojë kushdo
Enkelejd Alibeaj është pyetur nga gazetarët nëse do të mbështesë Lulzim Bashën, nëse ky i fundit do të rikandidojë për kreun e PD-së. Alibeaj tha ka të drejtën të kandidojë kushdo që dëshiron.
-
VIDEO
Draft-propozimi i Shqipërisë për asociacionin, Berisha: Është shkruar në Beograd, ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës
Sali Berisha e ka cilësuar draftin qeverisë shqiptarë për asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës, si një draft të hartuar në Beograd e më pas të rishkruar në Tiranë.
-
VIDEO
Rama: Drafti për asociacionin do të jetë neutral
Kryeministri Edi Rama, bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural.
-
VIDEO
Drafti i propozuar për asociacionin, Rama: S’do bëhet publik, është kontribut ndaç ta marrin, ndaç jo! I hartuar nga ajka e mendimit botëror
Kryeministri Edi Rama u shpreh se drafti i propozuar nga Shqipëria është kontribut nga ana e vendit tonë. Rama shton se nuk do bëhet asnjëherë publik.