-
VIDEO
‘Ligjet’ miratojnë 15 kandidatë për avokatin e popullit, kërkohen 28 firma deputetësh! Votimi i parë dështoi, PS: Duhet emër i paanshëm politikisht
Miratohet lista me 15 kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Lista u dorëzohet të gjithë deputetëve. Kandidati për tu futur në garë zyrtarisht duhet të marrë 28 firma deputetësh. PS insiston për një figurë të paanshme politikisht.
-
VIDEO
Merr detyrën kryebashkiaku i parë, betohet Josif Gorrea në Divjakë: Edukimi dhe bujqësia do jenë prioritet
Josif Gorreja fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit në Divjakë, është kryebashkiaku i parë që mori zyrtarisht detyrën. Në ceremoninë e rastit mungoi Erion Braçe, i cili ishte ai që propozoi kandidaturën e Gorresë.
-
VIDEO
Draft-statuti i Ramës, Abazi: Reagimet e ‘VV’, papjekuri politike! Sadiku: Ndërhyrja e Shqipërisë, domosdoshmëri! Arifi: Kurti të respektojë ndërkombëtarët ose të japë dorëheqjen
Draft-statuti i përgatitur nga Shqipëria është komentuar gjatë këto 2 ditë. Disa janë pro ndërhyrjes të Edi Ramës ndërsa të tjerë e kritikojnë për mungesën e konsultimit me qeverinë Kurti.
-
VIDEO
Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion
Sali Berisha ka sulmuar sërish anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmalin duke thënë duke thënë se ai është kriminel elektoral.
“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral.
Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar”, tha Berisha.
-
VIDEO
Kriza e selisë blu, deputetja e PD-së: Nuk e dua rikthimin e Bashës, Berisha s’ka për të sjellë kurrë fitore
Demokratët duken se janë në bllok përsa i takon një rikthimi të ish kryedemokratit Lulzim Bashan në krye të Partisë Demokratike. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, deputetja e PD-së, Ilda Dhori thotë se bashkimin e PD-së nuk e realizon dot Lulzim Basha.
-
VIDEO
Berisha: Shullazi te 313 ushtroi format më të egra të presionit, i shkoi kat më kat të dënuarve që të votonin Erion Veliajn
“Pesudovotim është bërë në burgjet e Shqipërisë. Në burgun 313 ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të dënuarve, nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi u janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij në shkelje flagrante të rregullores së burgut është lejuar të kalojë nga kati më kat për të bërë fushatë për Erjon Veliajn.
-
VIDEO
Humbja drastike e 14 majit, 'lajthit' Berisha: Janë lejuar të votojnë fëmijë në moshën 10-vjeçare
Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar të ketë të njëjtën retorikë për humbjen drastike të zgjedhjeve të 14 majit. Berisha përpos se nuk e pranon humbjen, së fundmi nxjerr edhe deklarata të çuditshme për të justifikuar humbjen e tij në zgjedhje
-
VIDEO
Noka: Dako dilte blinte vota, por e shiti babloku! Manja: Thuaj Saliut të mos mërzitet se prej moshës së thyer do e njoftoj 10 ditë para
Deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja se kanë shantazhuar qytetarët në zgjedhjet e 14 majit që t’i votojnë. Po ashtu tha se krimet elektorale nuk do të harrohen dhe paralajmëroi Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që të bëjë kujdes nga shitja. Një koment e pati edhe për arrestimin e Vangjush Dakos.
-
VIDEO
Dashnor Sula: Bashës i thashë që PD i duhet fytyrë e re! As ai, as Berisha, as Meta nuk sjellin fitore! Opozita në këtë gjendje të mos futet në zgjedhjet 2025
Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se në takimin që pati me Lulzim Bashës gjatë seancës plenare, i bëri të qartë se PD nuk i duhet një kryetarë për mbijetesë, por një që ti unifikojë dhe ti çojë në fitore. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se në takim me Bashën i kërkoi ofertë dhe fytyre të re në PD.
-
VIDEO
Berisha flet për arrestimin e Dakos, i kthehet Balla: Ti s’ke prapanicë të dalësh para prokurorëve! Ke vrarë duke shpërdoruar detyrën
Sali Berisha ka sulmuar SPAK-un gjatë seancës së sotme plenare duke e quajtur si drejtësi me regji nga Edi Rama, ndërsa është shprehur se si Vangjush Dako duhet të arrestohet edhe Erjon Veliaj. Ndaj tij ka reaguar Taulant Balla, i cili i ka përmendur Berishës disa prej aferave më të mëdha korruptive qindra-miliona dollarëshe për të cilat socialistët e kanë akuzuar vazhdimisht si vrasjet më 21 janar dhe afera e CEZ.
-
VIDEO
Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Alibeaj: S'pati presion! Gështenja: U kërcënuam! Basha: Berisha nuk e drejton partinë, është përjashtuar
Enkelejd Alibeaj flet pas mbledhjes së Kryesisë, e cila hapi zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike. I pyetur nëse do e mbështesë Lulzim Bashën, Alibeaj refuzoi të përgjigjet, por tha se ka të drejtë të kandidojë kush të dëshirojë.
-
VIDEO
U përplas me Berishën, Noka kërkon përjashtimin e Ballës nga seanca: Përdori zhargon vulgu ordiner
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar përjashtimin nga seanca parlamentare të deputetit të PS Taulant Ballës, pas deklaratave që ky i fundit bëri në adresë të Sali Berishës.
Noka i kërkoi kryeparlamentares Lindita Nikolla që të marrë masa për gjuhën e përdorur nga deputeti Balla.
“Ju jeni edhe deputete e Kuvendit, jeni edhe një zonjë, jeni edhe një nënë, tashmë jeni bërë edhe gjyshe, nuk besoj që jeni shurdh. Të paktën kështu kam informacion. Fjala e përdorur nga parafolësi është një zhargon i vulgut ordiner të rrugës, nuk është fjalë që mund të përdoret në këtë kuvend. Ndërhyni dhe merrni masa. Kërkoj të përjashtohet urgjentisht si halabak ordiner parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë këtu në Parlament”, ths Noka.