-
VIDEO
QARKU DIBËR/ Klosi nuk humb kohë, nis numërimin
Qarku i Dibrës nuk ka humbur kohë. Ka nisur numërimi edhe në këtë qark. Bashkia e parë është Klosi, e ndërsa në pritet Bulqizë, Klos dhe Mat.
-
VIDEO
QARKU VLORË/ Nis numërimi në Selenicë, numërohen kutitë e para
Ka nisur numërimi në Selenicë, ndërkohë pritet që ky proces të nisë edhe në Sarandë, Finiq, Himarë, Delvinë Konispol.
-
VIDEO
Numërim në KZAZ nr. 38 në Tiranë, ka sherr mes vëzhguesve të PD dhe përfaqësuesve të Berishës! Ndërpritet procesi
Në Tiranë ka nisur procesi i numërimit të votave, ndërkohë që në KZAZ nr. 38 ka pasur një konflikt mes përfaqësuesve të dy palëve në PD. Vëzhgues të Partisë Demokratike që mbrojnë votat për Roland Bejkon kanë kundërshtuar mënyrën e numërimit nga ana e përfaqësuesve të Berisha-Meta në grupet e numërimit. Kjo bëri që të ndërpritej procesi në një moment.
-
VIDEO
QARKU GJIROKASTËR/ Nis numërimi në Memaliaj! Pritet të nis procesi në 6 Bashki të tjera
Ka nisur procesi i numërimit në Memaliaj. Deri tani janë numëruar 1 kuti nga 27 në total, ku në avantazh është kandidati socialist, Gjolek Guci. Ndërkohë, pritet të nisë numërimi në 6 bashki të tjera, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Tepelënë, Këlcyrë, Libohovë.
-
VIDEO
Berisha: Procesi në Kamëz u manipulua, sistemi ka pasur kontrolle të dyfishta ! Gjen fajtorin për humbjen e thellë...te njeriu i Bashës
Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat e ka cilësuar rezultatin në Kamzë të manipulueshëm. Berisha tha se “Bashkë Fitojmë” ka indicie se sistemi është manipuluar.
-
VIDEO
Shumica e kutive të votimit në KZAZ-ve, nis numërimi në disa bashki! Rezultatet e para, PS kryeson në 6 bashki, 'Bashkë Fitojmë' vetëm në Has
Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur numërimi në Memaliaj, Pustec, Tropojë e Has.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 14 majit, 35 incidente në disa qytete gjatë votimeve! Boçi e Noka hynë në disa qendra të votimit në Elbasan! Probleme edhe në Durrës, Kavajë, Dibër, Kamzë, Fier e Korçë
Votimet e 14 majit u shoqëruan me incidente në qytetet kryesore të vendit. Kandidati socialist në Ersekë Erion Isai u sulmua teksa kthehej në banesë para nisjes së votimeve. Në Elbasan procesi u ndërpre si pasojë e hyrjes së Luçiano Boçit dhe Flamur Nokës në qendrat e votimit ndërsa situatë problematike u regjistruan edhe në Durrës, Fier, Kamzë, Korçë dhe Dibër.
-
VIDEO
Ambasadorja Kim vizitë në Vlorë: Nuk duhet të ushtrohet presion mbi asnjë votues! Asnjë s’duhet të kryejë shit-blerje vote! Autoritetet të zbatojnë ligjet
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte për një vizitë në Vlorë, ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të votimit. Para mediave dha mesazhin që nuk duhet të ushtrohet presion ndaj votuesve dhe askush s’duhet të bëjë shit-blerje vote.
-
VIDEO
Alimehmeti: Në disa qendra votimi ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë, duan të pengojnë qytetarët të mos votojnë
Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat tha se ka patur prezencë të punonjësve të bashkisë në disa qendra votimi, që sipas tij kanë vetëm një qëllim që të pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.
-
VIDEO
Incidenti në Maliq, Spaho: Të rinj me kapuça s'më lanë të vëzhgoja më dhunuan! Bëra kallëzim penal, duan të intimidojnë votuesit
Deputeti Edmond Spaho ka bërë me dije se ka bërë kallëzim penal për incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Zvezdë të Maliqit ku pretendon se është goditur nga të rinj me kapuça që mbështesin Gëzim Topciun e kanë dhunuar.
-
VIDEO
Pjesëmarrja e ulët, PS thirrje qytetarëve: Rikthehuni në qendrat e votimit, të gjithë ju që ju pengoi problemi me pajisjet e identifikimit
Për Partinë Socialiste ka një pjesëmarrje të ulët në votime për shkak se shumë qytetarë u kthyen mbrapsht pas problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik.
-
VIDEO
Berisha: Opozita po mbikqyr me sukses të plotë procesin! Qytetarët të dalin në votime
Sali Berisha ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në votime. Ai tha se i garanton qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces e që qytetarët të votojnë si njerëz të lirë.